Fakte Press

Fakte Press Fakte Shqiptare është portal Shqiptar, me synimin për të qenë më i shpejtë dhe më origjinal. Është nj Të gjitha Shërbimet janë në dispozicion 7 ditë në javë.

Fakte Press është portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial, gazetarësh të mediave kosovare dhe me prezencë edhe në mediat e huaja. Korrekt Press eshte kompani e specializuar ne fushen e mediave. Produkti kryesor i saj eshte portali https://fakte.press/fa që është ndër portalet me të klikuar në Kosovë. Artikujt shkruhen rreth te

mave dhe ngjarjeve në Kosovë dhe jashtë saj, për aktivitete të ndryshme, intervista, artikuj të kulturës, sportit etj. Kështu që Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin. Korrekt Press eshte nje medium liberal- qe rrespekton mendimin ndryshe. Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na shkruani në adresën tonë të postës elektronike në vijim: Kontakti: Adresa: Rr. ismaninger str.6,Munih 81675, Germany. Website: https://fakte.press/fa

03/09/2026
Dy njerëz që kanë kaluar shumë, tashmë po e shohin një ëndërr të bëhet realitet: një shtëpi ku do të ketë ngrohtësi, sig...
03/09/2026

Dy njerëz që kanë kaluar shumë, tashmë po e shohin një ëndërr të bëhet realitet: një shtëpi ku do të ketë ngrohtësi, siguri dhe një fillim të ri.

Bamirës,Zoti kurrë mos ju humbtë.

🔴 EKSKLUZIVE: Kryeministri Albin Kurti do të udhëtoj në SHBA javën e ardhshme, do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjiths...
02/09/2026

🔴 EKSKLUZIVE: Kryeministri Albin Kurti do të udhëtoj në SHBA javën e ardhshme, do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Boksieri kroat Filip Hrgovic mbrëmë në mënyrë spektakolare mposhti britanikun Moses Itauma, i cili deri para ndeshjes ko...
30/08/2026

Boksieri kroat Filip Hrgovic mbrëmë në mënyrë spektakolare mposhti britanikun Moses Itauma, i cili deri para ndeshjes konsiderohej si njeri ndër boksierët më me përspektivë në kategorinë e rëndë të këtij sporti.

Më pëlqyen shumë disa deklarata të tij para dhe pas meçit:

“Unë nuk jam njeri i meçëm, me kanë i meçëm isha kanë mjek a jurist e jo boksier”

“Po më ushton krytë prej boksave, mezi po flas”

“Mos boni kurfar feste për fitoren tem (në Kroaci) se nuk vi”

Çfarë frajeri! 👏🏻🤣

✍️ Mentor Llugaliu

🔴 Esat Shala me fjalë miradie për hoxhallarët: Hoxhallarët kanë qenë në frontin e luftës! Nuk ia kemi dhënë hakun e duhu...
30/08/2026

🔴 Esat Shala me fjalë miradie për hoxhallarët: Hoxhallarët kanë qenë në frontin e luftës! Nuk ia kemi dhënë hakun e duhur!

Heronjtë po kthehen 🇽🇰UÇK ♥️
30/08/2026

Heronjtë po kthehen 🇽🇰

UÇK ♥️

29/08/2026

Me syzet e duhura, çdo ditë fillon me një pamje të qartë. 👓

👉Gjithçka për sytë e ballit.
​Porosit Online 👉https://optikamoda.com
Cakto Termin: 📞 038 55 30 88

A e hëngrëm “Kalin e Trojës”?Një nga tekstet universitare të kriminalistikës në Serbi është libri “Kriminalistika” i pro...
29/08/2026

A e hëngrëm “Kalin e Trojës”?

Një nga tekstet universitare të kriminalistikës në Serbi është libri “Kriminalistika” i profesorit Branislav Simonović. Në teorinë dhe praktikën e shërbimeve të inteligjencës njihet mirë një parim: bashkëpunëtori nuk shfrytëzohet vetëm për informacionin që siguron. Në momentin kur ekspozohet, arrestohet ose sakrifikohet, ai mund të përdoret edhe për një operacion të fundit—për dezinformim, komprometim politik dhe përçarje të kundërshtarit.

Pikërisht këtu duhet analizuar rasti i Fatmir Shehollit.

A kemi kapur një bashkëpunëtor të Serbisë, apo bashkë me të kemi pranuar edhe “Kalin e Trojës” që na është lënë te dera?

Dosja që u paraqit si material tepër sekret përmbante pretendime aq të gjera, të ekzagjeruara dhe shpesh absurde, saqë kërkon më shumë dyshim sesa entuziazëm. Sipas asaj logjike, nga një person i vetëm varej jeta mediale e Kosovës, ndikimi mbi këngëtarët, ndërtimi i xhamive, orientimi fetar i shoqërisë dhe gati transformimi i Kosovës në “Kandahar”.

Kjo nuk tingëllon si analizë serioze operative. Tingëllon si material i ndërtuar për të prodhuar frikë, dyshim dhe konflikt të brendshëm.

Nëse vërtet BIA i harton dokumentet e veta “top secret” në këtë nivel, atëherë Serbia p***a një aparat inteligjence çuditërisht naiv. Por nëse dokumenti është manipuluar, ekzagjeruar ose vendosur qëllimisht pranë një bashkëpunëtori të ekspozuar, atëherë naiviteti është në anën tonë: e kemi marrë karremin dhe kemi filluar ta luftojmë njëri-tjetrin.

Pikërisht këtë duhet ta shmangim.

Kosova nuk bëhet “Kandahar” pse qytetarët e saj ndërtojnë xhami, praktikojnë fenë apo shkojnë në haxh. Edhe sikur i gjithë populli të bëhej më fetar, pozita gjeografike, historia politike, sistemi kushtetues dhe orientimi strategjik i Kosovës mbeten evropiane. Shoqëritë nuk transformohen në Afganistan nga një dosje, nga një predikues apo nga një bashkëpunëtor i dyshuar. Në rastin e tillë ndoshta do të bëhej Turqi, shtet ky në 20 botërore e që Serbia është shërbëtore e tij e edhe e Rusisë- kështu akuzohej nga zonja Merkel. Cmenduri.

Në fund, duhet ruajtur edhe proporcioni.

Nuk është kapur drejtori i një rrjeti të padukshëm që kontrollonte shtetin. Është arrestuar një person që për vite me radhë shfaqej publikisht në televizione, drejtonte emisione, lëvizte lirshëm, rrinte me politikanë dhe darkonte me zyrtarë të lartë. Nëse ka kryer vepër penale, institucionet duhet ta hetojnë, prokuroria duhet ta provojë dhe gjykata duhet të vendosë.

Por qytetarët nuk duhet të shndërrohen në hetues, prokurorë dhe konsumues të çdo materiali që etiketohet si “sekret”.

Ne paguajmë taksa që shteti të na mbrojë nga operacionet armiqësore—jo që çdo dosje e dyshimtë të hidhet në publik dhe të na fusë në luftë me njëri-tjetrin.

Kapja e një bashkëpunëtori mund të jetë fundi i punës së tij. Por për shërbimin që e ka përdorur, mund të jetë edhe akti i fundit i operacionit.

Pyetja është: a e kapëm vetëm bashkëpunëtorin, apo e hëngrëm edhe karremin?

✍️ Naser Rafuna

Dekretimi i tre gjeneralëve, sot, në Presidencën e Republikës së Kosovës, nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, znj. ...
29/08/2026

Dekretimi i tre gjeneralëve, sot, në Presidencën e Republikës së Kosovës, nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, znj. Haxhiu, është lajm i mirë, megjithëse i vonuar.

Forca e Sigurisë së Kosovës, e ndërtuar nga vullneti i fuqishëm i udhëheqësve tanë, me ndihmën e aletëve tanë historik, mbi traditën më të shkëlqyer të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, është krenaria jonë.

Për familjen Lladrovci, Halili të Shtuticës dhe Haliti nga Prellovci, nga zemra e Kosovës, është ditë krenarie dhe nderimi për të kaluarën tonë si dhe përkushtimin e Mehmetit, Arifes e Astritit, që sot morën gradën më të lartë ushtarake, Gjeneral. Kjo është mirënjohje për djepin e UÇK-së, komunën tonë me rreth 1.300 dëshmorë e martirë.

Njëherësh, grada Gjeneral për Mehmetin - bashkëluftëtar i Komandatit legjendar Adem Jashari, është mirënjohje për dhjetëra veteranë të UÇK-së nga familja jonë, për babain e tij, mësuesin dëshmor Jahir Lladrovci, për he**in e he**inën Fehmi e Xhevë Lladrovci si dhe për të gjithë atdhetarët kontribues për çlirimin e Kosovës.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nderim Forcës së Sigurisë së Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Mirë i kemi pasë punet kur:Qeni u kanë me zinxhirë,Gruaja brenda në shpi,Burri me shokë nëpër kafe...Prej që hyni qeni b...
28/08/2026

Mirë i kemi pasë punet kur:
Qeni u kanë me zinxhirë,
Gruaja brenda në shpi,
Burri me shokë nëpër kafe...

Prej që hyni qeni brenda,
Burri u lidhë me zinxhirë në shpi,
Gruaja me shoqe nëpër kafe...

U prishë dyjeja!

- Ilir Prapashrica

Adresse

Munich

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Fakte Press erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen