Radio Metropol

Radio Metropol Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet ta ndryshojë veten e tij!

Muriqi premtoi, Muriqi realizoi – Vedati e dërgon Fenerbahçen në Champions pas 18 vitesh Vedat Muriqi e mbajti fjalën. S...
27/08/2026

Muriqi premtoi, Muriqi realizoi – Vedati e dërgon Fenerbahçen në Champions pas 18 vitesh

Vedat Muriqi e mbajti fjalën. Sulmuesi kosovar shënoi në Francë, ndërsa Fenerbahçe triumfoi 2-1 ndaj Lyonit, duke siguruar një kualifikim historik.

Por kjo fitore ka një peshë edhe më të madhe: Fenerbahçe rikthehet në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh pritje! 🏆

E festa pas ndeshjes ishte edhe më e veçantë, me Muriqin që ra në sexhde për t’iu falënderuar Zotit për këtë moment të madh. 🤲

26/08/2026

Lufta fetare e Serbisë në Kosovë!

Sot qenkan publikuar disa informacione se në telefonin e Fatmir Shehollit i cili është i akuzuar për spiunazh për BIA-n serbe, janë gjetur fotografi “ Top sekret” se Serbia qenka interesuar për ndërtimin e xhamive në Kosovë!

Ajo çka është e dëshmuar me fakte dhe argumente, është se Serbia gjithmonë ka zhvilluar luftëra fetare në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë.
Luftërat fetare në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, Serbia i ka nisur në shekujt e kaluar XIX dhe XX. pas rënies së Perandorisë Osmane.
Me qindra masakra serbo- malazeze janë zhvilluar në territoret shqiptare.
Në krye të shumë masakrave është edhe ajo e Lugut të Baranit, masakër kjo e udhëhequr nga Savë Batarja, ku duke i pre me sopata e sharra për së gjalli muslimanët shqiptarë, kanë tentuar ti konvertojnë ata në ortodoks.
Por ata burra muslimanë shqiptarë nuk pranuan dhe fenë nuk e ndërruan.

Por masakrat dhe luftërat kundër muslimanëve dhe Islamit nuk kanë përfunduar me masakrën e Lugut të Baranit.
Këto masakra dhe luftëra të Serbisë ndaj muslimanëve dhe Islamit në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë vazhduan, edhe gjatë kohës së çetnikëve serb në krye me Drazha Mihajloviqin, pastaj Rankoviqin dhe shumë të tjerëve, dhe kulmuan në kohën e Slobodan Millosheviqit.

Ajo çka e dallon luftën fetare në Bosnjë Hercegovine dhe në Kosovë është “emri”.

Përderisa boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë u vetëidentifikuan hapur si musliman dhe deklaruan se Serbia po i lufton muslimanët, udhëheqësit politik dhe udhëheqësit e UÇK-së në Kosovë nuk pranuan të identifikohen si muslimanë, por vetëm si shqiptarë dhe se luftën e tyre e identifikuan si luftë kombëtare.

Kështu që pavarësisht se çka deklaruan apo çka deklarojnë udhëheqësit e Kosovës, kjo nuk e ndryshon luftën e Serbisë në Kosovë.
Lufta e Serbisë në Kosovë ka qenë dhe është luftë fetare.
Serbia kurrë nuk ka ndërtuar xhamia në Kosovë, por përkundrazi ka djegur.
Mbi 200 xhami dhe objekte tjera Islame janë djegur vetëm në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999 nga Serbia.
Në Beograd nga 200 xhami sa kanë qenë prej kohës së Perandorisë Osmane, vetëm 1 xhami është e hapur.
Në Nish, nga 36 xhami sa kanë qenë nga Koha e P.O, asnjë xhami nuk është aktualisht.

Serbia ka qenë dhe mbetet ndër vendet që më së shumti ka vra muslimanë në Evropë, ka djegur më së shumti xhami në Evropë, pra ka zhvilkuar luftëra fetare me bekimin e Kishës Ortodokse.

Gëzim Kelmendi

Mes flakëve në malin e Kitkës, zjarrfikësit shpëtojnë një viç të vogël.
24/08/2026

Mes flakëve në malin e Kitkës, zjarrfikësit shpëtojnë një viç të vogël.

23/08/2026
23/08/2026
Në momentet e saj të fundit, Umm Surour Abu Salah i mbajti fëmijët e saj pranë ndërsa forcat izraelite hapën zjarr mbi f...
22/08/2026

Në momentet e saj të fundit, Umm Surour Abu Salah i mbajti fëmijët e saj pranë ndërsa forcat izraelite hapën zjarr mbi familjen e saj ndërsa ata po ktheheshin në një strehë pranë Spitalit Indonezian në Gazën veriore.

Ajo sapo kishte varrosur nipin e saj, i cili u vra nga një snajper, vetëm për t'u përballur vetë me të shtëna gjatë rrugës së kthimit.

Adresse

Doberanerßtrase 2
Oldenburg In Holstein

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Radio Metropol erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie