Faqja Zyrtare "Eko Fazan" Официјална Страница “ЕКО Фазан”

Faqja Zyrtare "Eko Fazan"
Официјална Страница “ЕКО
Фазан” Eko Fazan

28/12/2025

Sonte vërtet jemi shumë krenarë si shoqatë, sepse Çmimi “Votra”, në disa kategori, u nda për tre anëtarë të shoqatës “Eko Fazan”: Arlind Abazi, Sulejman Fejza dhe Betim Çodari. Shoqata u uron shumë suksese edhe në vazhdim dhe edhe më shumë arritje në të ardhmen. Me punën dhe përkushtimin e këtyre anëtarëve, shoqata jonë shkon gjithnjë e më lart.

27/12/2025
20/12/2025

Faqja Zyrtare "Eko Fazan"
Официјална Страница “ЕКО
Фазан”— aty ku kafshët kanë komoditetin. 🌿🦌

16/12/2025

Respekt për antarët të diciplinuar të Faqja Zyrtare "Eko Fazan"
Официјална Страница “ЕКО
Фазан”

15/12/2025

Këta gjahtarë, edhe në orën 22:00 të natës, marrin rrugën për të çuar ushqim për kafshët e egra.
Në heshtjen e natës, larg syve të të tjerëve, ata tregojnë se gjuetia nuk është vetëm armë, por mbi të gjitha përgjegjësi, kujdes dhe dashuri për natyrën. 🌙🌲🦌 Respekt Ademi me shokët

13/12/2025
“Puna e palodhur e aktivistit tonë të shoqatës është shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj natyrës. Ai nuk lodhet d...
12/12/2025

“Puna e palodhur e aktivistit tonë të shoqatës është shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj natyrës. Ai nuk lodhet duke dhënë kontribut, duke ndihmuar dhe duke qenë gjithmonë i gatshëm aty ku ka nevojë. Mirënjohje për angazhimin, seriozitetin dhe vullnetin që e jep çdo ditë për të mirën e shoqatës.”
Respekt Isaku

Ju lumtë djemaKjo është shembull i vërtetë se çfarë do të thotë ta duash habitatin dhe natyrën — jo vetëm të mendosh për...
12/12/2025

Ju lumtë djema

Kjo është shembull i vërtetë se çfarë do të thotë ta duash habitatin dhe natyrën — jo vetëm të mendosh për gjueti, por para së gjithash për kujdesin ndaj faunës.
Veprimet tuaja flasin më shumë se fjalët. Respekt!
Selmani Alen Lena Asim Bajrami

03/12/2025

Cërvica ❤️

Takim zyrtar me drejtorin e Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë.Diskutuam çështje të rëndësishme që lidhen me menax...
01/12/2025

Takim zyrtar me drejtorin e Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë.
Diskutuam çështje të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e tereneve pyjore dhe zhvillimin e veprimtarive të gjuetisë.
Takimi ishte i frytshëm, me bashkëpunim të hapur dhe produktiv, duke u dakorduar për hapa konkretë që do të përmirësojnë funksionimin dhe koordinimin mes palëve.
Falënderojmë drejtorin për gatishmërinë dhe mirëkuptimin në adresimin e kërkesave tona.

26/11/2025

❤️KAMERA E FSHEHTË❤️
Çfarë emocionesh!
I thirrëm me idenë sikur kishte një problem urgjent. Ata erdhën menjëherë, pa menduar dy herë — sepse kështu reagojnë njerëzit e sinqertë dhe besnikë.
Ndërsa ata mendonin se po vinin për të zgjidhur një hall, ne po i vëzhgonim me kamerë të fshehtë, vetëm që të shihnim reagimin e tyre të pastër.

Dhe pastaj ua treguam të vërtetën.
Nuk kishte problem… kishte vlerësim.
E gjithë thirrja ishte një mënyrë që t’u tregonim sa shumë vlejnë këta tre aktivistë, sa të gatshëm janë për shoqatën, dhe sa shumë jemi mirënjohës për ta.

Ata e dëshmuan edhe një herë kush janë: njerëz që vijnë kur i thërret zemra, jo interesi.
Dhe për këtë, i çmojmë pa masë.

Mirënjohje për tre aktivistët tanë të përkushtuarSot, në një ambient të thjeshtë por plot vlera, shoqata jonë nderoi tre...
25/11/2025

Mirënjohje për tre aktivistët tanë të përkushtuar

Sot, në një ambient të thjeshtë por plot vlera, shoqata jonë nderoi tre aktivistë që me vite të tëra kanë dhënë zemrën dhe kohën e tyre për komunitetin e gjuetarëve. Fotot e sotme flasin vetë — buzëqeshjet e tyre, thjeshtësia dhe krenaria në sytë e secilit tregojnë më shumë se çdo fjalë.

Ismet Tafa, Nexhbudin Dervishi dhe Lazam Isakoski nuk janë thjesht anëtarë të shoqatës. Ata janë shembull i përkushtimit, i punës së palodhur dhe i dashurisë që kanë për natyrën, komunitetin dhe shoqërinë tonë. Me kontributin e tyre të vazhdueshëm, ata e kanë ndërtuar dhe forcuar Eko Fazanin që ne sot e njohim.

Kjo mirënjohje nuk është vetëm një pllakë në mur — është një vlerësim i pastër, i merituar dhe i vonuar për njerëz që gjithmonë kanë qenë aty, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni.
Respekti ynë për ju është i pakushtëzuar dhe i përjetshëm.

Adresse

Hauptßtrase, 140
Würselen
52146

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Faqja Zyrtare "Eko Fazan" Официјална Страница “ЕКО Фазан” erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen