Faktet.com

Faktet.com Gazeta Faktet publikon lajme nga të gjitha sferat bazuar në fakte.

📰Behrami: "Dehari" dhe mbështetja nga VV kanë kapur peng Kuvendin!_________Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ar...
21/07/2025

📰Behrami: "Dehari" dhe mbështetja nga VV kanë kapur peng Kuvendin!
_________
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar në emisionin “Pressing” të T7 se Avni Dehari, kryesues i seancës, po operon me dokumente të paligjshme. Behrami shprehet i shqetësuar se kjo situatë krijon precedentë të rrezikshëm për të ardhmen. Ai thekson se Dehari nuk po lejon diskutimet dhe se situata në Kuvend është e tillë që, sipas tij, mund të detyrohen të mbajnë seancat jashtë, duke evokuar imazhet e viteve '90. Sipas Behramit, dokumenti me të cilin operon Dehari nuk është dokument zyrtar i Kuvendit.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Aksion dramatik në Prishtinë: "E reja" denoncon të dashurin për dhunë në banesë!_________Një incident i rëndë i dhunës ...
21/07/2025

📰Aksion dramatik në Prishtinë: "E reja" denoncon të dashurin për dhunë në banesë!
_________
Një incident i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një vajzë ka denoncuar të dashurin e saj për sulm fizik dhe ofendime. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje, ku i dyshuari e ka goditur viktimën tri herë me grusht në kokë dhe e ka fyer me fjalë ofenduese. Prokurori përkatës është informuar dhe ka urdhëruar që rasti të trajtohet si vepër penale “Dhunë në familje”.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Peci deklarohet si bashkëkryetar i Guxo: Të shihet mundësia reale që të shkojmë në zgjedhje_________Ministri në detyrë ...
21/07/2025

📰Peci deklarohet si bashkëkryetar i Guxo: Të shihet mundësia reale që të shkojmë në zgjedhje
_________
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka përmendur zgjedhjet si opsion nëse s’ka vullnet politik për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend.
Ai ka thënë se nëse edhe këtë javë s’ka “reflektim nga partitë politike” duhet të shihen mundësitë për diskutim që të shkohet në zgjedhje.
“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK’së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e kuvendit. Është java që një mundësi ideale që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rigjide. Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë du me besu që do të ketë reflektim nga partitë politike në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet ‘ti thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Qytetari e “stërpikë” Kuvendin me ujë: E kam marrë nga hoxhallarët_________Një qytetar që u prezantua si veteran i UÇK-...
21/07/2025

📰Qytetari e “stërpikë” Kuvendin me ujë: E kam marrë nga hoxhallarët
_________
Një qytetar që u prezantua si veteran i UÇK-së solli dy shalqi dhe një shishe me ujë te Kuvendi, para se të nisë “përpjekja” e 50-të për konstituimin e Kuvendit.
“Ky është bostani i Shqipërisë. Ky është bostani i Greqisë”, tha qytetari. “Ky bostan nuk ka zemër. Albin Kurti ia ka hangër zemrën”.
“Albini na ka rrejtë, ‘e bëjmë bashkimin kombëtar’”, tha ai.
Ujin, ai tha se e mori nga disa hoxhallarë në Shqipëri për ta spërkatur Kuvendin.
“Kam qenë në Shqipëri te hoxhallarët, te Kalaja e te ata, ua kam marrë do ujë. E më ka thënë Kalaja ‘shko stërpike Parlamentin’”, tha ai.
Ai tha se “në qoftë se s’i bën qeky ujë hair, ka me pritë deri në seancën e 100”, do të kërkojë ndihmë në Gjakovë “te sheh Ruxhdia”.
Nëse tentativat shkojnë deri në 150, ai tha se “do të shkojë në Graçanicë te popi” për të kërkuar “ndihmë” për Kurtin.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Muharremi: 50 seanca të dështuara – rekord i budallakisë politike_________Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ...
21/07/2025

📰Muharremi: 50 seanca të dështuara – rekord i budallakisë politike
_________
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar 50 herë dështimin si “rekord të budallakisë”.
Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë kompromisi dhe sjellje që, sipas tij, po e bëjnë procesin parlamentar një spektakël të përsëritur të dështimit.
Muharremaj tha se shumica parlamentare nuk ndërtohet me inate, por me marrëveshje dhe arsye bindëse. Ai paralajmëroi se kjo qasje politike nuk do të kalojë pa ndëshkim nga qytetarët.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër_________Dy punëtorë të ndërtimtarisë kan...
21/07/2025

📰Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër
_________
Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë.
Rasti për Klankosova.tv është konfimuar nga Policia në Gjakovë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimat kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër.Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në emergjencën e qytetit.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë_________Gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës këtë mëngjes është e qe...
21/07/2025

📰Kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
_________
Gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës këtë mëngjes është e qetë dhe pa fluks të madh të pritjeve.
Pritjet më të gjata vijojnë në 10 minuta te Dheu i Bardhë.
Pikat tjera kufitare kanë fluks edhe më të ulët të pritjeve, nga 2 deri në 5 minuta.
Tabela sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar:

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

Naim Ramizi, ish-ushtari 17-vjeçar i UÇPMB-së dhe politologu i kauzave qytetare, i bashkohet listës së Bekë Berishës për...
21/07/2025

Naim Ramizi, ish-ushtari 17-vjeçar i UÇPMB-së dhe politologu i kauzave qytetare, i bashkohet listës së Bekë Berishës për Asamblenë e Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës forcon garën komunale me emrin e Naim Ramizit, një figurë që ndërthur betejat e armëve, protestave dhe debateve publike. Ramizi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në vitin 2001, vetëm 17 vjeç – fakt që e ka mbajtur peng ta vizitojë vendlindjen për më shumë se një dekadë e gjysmë, për shkak të rrezikut të arrestimit nga autoritetet serbe.

Pas luftës, Ramizi u diplomua në Shkenca Politike dhe u shqua si këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë, ku punoi në përfundimin e Kodit të Procedurës Penale dhe reformave të tjera ligjore. Angazhimi i tij institucional u pasua nga një prani energjike në media dhe rrjete sociale, ku diskuton pa dorashka problemet e Prishtinës e Kosovës – nga mungesa e kushteve të punës deri te pastrimi i qytetit dhe transparenca në administratë. Në një intervistë televizive, ai alarmoi se “Kosova ka vende pune, por nuk ka kushte pune”, deklaratë që u përhap gjerësisht në platformat online.

Aktivizmi i Ramizit nuk është vetëm virtual. Në janar 2023 ai tërhoqi vëmendje kombëtare kur deklaroi se lokali i tij në Prishtinë nuk do të shesë më produkte serbe, si protestë morale ndaj politikave të Beogradit – një qëndrim që e përforcoi reputacionin e tij si ish-luftëtar që nuk bën kompromis me parimet.

Me kandidimin e tij për Asamblenë Komunale të Prishtinës nën siglën e AAK-së dhe në krah të Bekë Berishës, Ramizi premton ta kthejë këtë përvojë në veprim konkret për kryeqytetin. Ai thekson se do të jetë “zëri i çdo qytetari që kërkon drejtësi, pastërti dhe dinjitet kombëtar”, duke lidhur kauzat që ka ngritur në rrjete sociale me nismat që planifikon në sallën e Kuvendit komunal.

Bekë Berisha e ka përshkruar Ramizin si “garanci morale e profesionale” për listën e Aleancës, ndërsa përkrahësit e tij thonë se Prishtina po fiton një zë që “nuk është mësuar të heshtë”. Në një fushëbetejë ku vota e kryeqytetit shihet si barometër kombëtar, prania e Naim Ramizit pritet të ndezë kuriozitetin e votuesve që kërkojnë ndërthurjen e idealizmit me eksperiencën politike.

“Plagët e mia janë obligim moral – obligim që Prishtina të bëhet model i shtetit që e deshëm kur ishim adoleshentë me armë në dorë,” ka deklaruar ai në një postim të fundit.

Me këtë profil të pazakontë, Ramizi futet në garë si një kandidat që e ka provuar veten në frontin e luftës, në kabinetet qeveritare dhe në tribunat mediatike. Në tetor, qytetarët e Prishtinës do të vendosin nëse ky zë i dikurshëm i pushkës dhe sot i mediave do të ulet në bankat e Asamblesë Komunale.

📰Klitschko për Usykun: Ishte masterklas, tregoi shpirtin tonë të pathyeshëm!_________Wladimir Klitschko, ish-kampioni i ...
20/07/2025

📰Klitschko për Usykun: Ishte masterklas, tregoi shpirtin tonë të pathyeshëm!
_________
Wladimir Klitschko, ish-kampioni i botës në boks ka komentuar fitoren e Oleksandr Usykut mbrëmë ndaj Daniel Dubois.
Klitschko përmes rrjeteve sociale ka thur lavde për bashkëvendasin e tij, i cili vazhdon të mbetet kampion i botës i pathyeshëm.
“Kampion. Je një ikonë e vërtetë e ringut të boksit. Ishte një mastërklas mbi qendrueshmërinë, duke nxjerrë në pah shpirtin tonë të pathyeshëm, që kapërcejmë forcën përmes vendosmërisë dhe vullnetit të pastër”, ka shkruar Klitschko në rrjetet sociale
Kujtojmë që Oleksandr Usyk e mposhti Duboisin me nokaut në raundin e pestë. Kjo ishte fitorja e dytë e ukrainasit ndaj boksierit britanik./Indeksonline/

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Kurti e kandidon Ali Dulën për kryetar të Rahovecit, ish-zyrtarin e PDK-së e AAK-së_________Lëvizja Vetëvendosje sot e ...
20/07/2025

📰Kurti e kandidon Ali Dulën për kryetar të Rahovecit, ish-zyrtarin e PDK-së e AAK-së
_________
Lëvizja Vetëvendosje sot e zyrtarizoi si kandidat për kryetar të komunës të Rahovecit, Ali Dulën.
Kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me profesorin Dula synojnë fitoren në Rahovec, shkruan Reporteri.net.
“Me profesor Ali Dulën synojmë fitoren në Rahovec në zgjedhjet e 12 tetorit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Kurti.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha_________Njohësi i politikave në B...
20/07/2025

📰Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha
_________
Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.
Në një përgjigje për klankosova.tv, ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.
”Kosova është mirë për tani”, thotë ai.
”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”.
Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.
”Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.
”FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, u shpreh ai për klankosova.tv.
Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

📰Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët komunal dhe KosovaMed të pafajshëm, raportohet për lidhje me një nga k...
20/07/2025

📰Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët komunal dhe KosovaMed të pafajshëm, raportohet për lidhje me një nga konkurruesit në tender
_________
Një aktvendim i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga organizata joqeveritare AVONET kundër 4 zyrtarëve komunalë në Gjilan, 3 zyrtarëve komunal të Skenderajit, Klinës, Junikut dhe përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik “KosovaMed Healthcare”, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe pa prova ligjore.
Në aktvendimin e datës 11.07.2025, Departamenti për Krime të Rënda konstaton se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm që personat e kallëzuar të kenë kryer ndonjë vepër penale. Hetimet katërmujore nuk zbuluan asnjë shkelje, përkundrazi, u vërtetua se procesi i tenderimit ishte ligjor dhe transparent.
“Provat e dorëzuara nga AVONET nuk kanë vlerë dëshmuese. Referencat e dorëzuara ishin të lëshuara nga personat përgjegjës dhe nuk janë fiktive,” thuhet në vendimin e prokurorisë.
Në shënjestër të kallëzimit ishin zyrtarë nga komunat eGjilanit, Klinës, Junikut dhe Skenderajt, si dhe përfaqësuesi iKosovaMed Healthcare SH.P.K., që mori pjesë në tenderin “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale”.
Deklarata e AVONET i publikuar më12 maj 2025, ku kjo organizatë shpërndau publikisht “hulumtimin” e saj me akuza të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve dhe kompanisë KosovaMed, pa ndonjë vendim institucional apo provë ligjore:
🔗Hulumtimi i AVONET – Facebook, 12 maj 2025

Redaksia eIndeksonlineka zbuluar se Kenan Gashi, drejtues i AVONET,shfaqet publikisht në rrjetet sociale në afërsi me Don Viktor Sopin, Drejtor i Përgjithshëm iCaritas Kosova– organizatë që, sipasprocesverbalit zyrtar të datës 08.07.2024, ka qenëpjesëmarrëse direkte në të njëjtin tenderku konkurronte edhe KosovaMed.

Në këtë procedurë kanë konkurruar vetëm:

Kjo lidhje publike e drejtuesit të AVONET me njërin nga operatorët ekonomikë që garonin në tenderin përkatësngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe përpjekje për të diskredituar konkurrencën përmes kallëzimeve të rreme.
Vendimi i Prokurorisë: (ShKARKO)

/Ju lutem pëlqeni faqën dhe qëndroni të informuar!

Adresse

Waldkraiburg

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Faktet.com erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Faktet.com senden:

Teilen