Kronika.com

Kronika.com Faqja zyrtare në Facebook e portalit informativ Kronika.com Lajmet e fundit nga Kosova, Shqipëria

Ueb-faqja www.kronika.com është portal i pavarur informativ në gjuhën shqipe. I udhëhequr nga një staf profesional, kronika.com arrinë të azhurohet me lajme në çdo kohë nga rubrika e Ekonomisë, Sporti, Magazina, Kultura, Lifestyle, Shëndetësi, Teknologji.

Realizimi i Projektit Kursi Profesional i Rrobaqepësisë po vazhdon.🧵 Kursi ynë profesional i rrobaqepësisë po zhvillohet...
09/09/2025

Realizimi i Projektit Kursi Profesional i Rrobaqepësisë po vazhdon.

🧵 Kursi ynë profesional i rrobaqepësisë po zhvillohet me entuziazëm! Interesimi i madh dhe përkushtimi i kursanteve na motivojnë çdo ditë të kontribuojmë për fuqizimin e grave dhe vajzave të komunitetit tonë.

💼 Trajnimi realizohet në kushte të shkëlqyera, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme profesionale dhe materiale për pjesëmarrëset.

🙏 Një falënderim i veçantë i shkon partnerëve tanë të çmuar:
TİKA,
IHH Nederland
dhe Komunës së Preshevës ،

për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe bashkëpunimin e frytshëm.

➡️ Kursi po ecën me hapa të sigurt drejt aftësimit profesional dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave të angazhuara në këtë program.

Shërbimi për Informim pranë VZHK-së
📍 Preshevë
📅 09.09.2025

Surroi – Osmanit: Komuniteti serb s’ka bllokuar, shumica ka penguar kompletimin e kryesisëPublicisti, Veton Surroi, ka r...
09/09/2025

Surroi – Osmanit: Komuniteti serb s’ka bllokuar, shumica ka penguar kompletimin e kryesisë

Publicisti, Veton Surroi, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga presidentja Osmani rreth krizës së fundit në Kuvend të Kosovës e prodhuar për shkak të pozitës së nënkryetarit të Kuvendit që i përket komunitetit serb. Surroi ka thënë se komuniteti serb ka të drejtë të ketë përfaqësim në Kryesi të Kvuendit me postin e nënkryetarit dhe se kjo është një e drejtë që iu përket, jo që iu jepet.

Surroi ka thënë se komuniteti serb ka bërë propozime për nënkryetar, por shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zgjedhur asnjërin prej tyre, dhe sipas Surroit, kjo nuk nënkupton as bllokadë e as veto për të penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Komuniteti serb nuk ka bllokuar, nuk ka vënë veto e as ka penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Me propozimet e veta i ka dhënë mundësi shumicës që ta bëjë zgjedhjen e tërësisë së Kryesisë së Kuvendit”, ka shkruar ai.

Votimi i shumicës kundër kandidatëve të propozuar, Surroi thotë se ka penguar kompletimin e konstituimit dhe njëkohësisht përmbushjen e kësaj të drejte kushtetuese për komunitetin serb.

“Shumica nuk e ka zgjedhur asnjë kandidat të propozuar nga dy subjektet politike që përfaqësojnë komunitetin serb. Kështu ka penguar kompletimin e Kryesisë së Kuvendit dhe njëkohësisht përmbushjen e një të drejte kushtetuese të komunitetit serb.Kjo e drejtë kushtetuese e komunitetit serb duhet të përmbushet”, ka shkruar Surroi.

Arroganca politike – Si është shfaqur në Preshevë?Ndryshime të shpeshta të koalicioneveSami Salihu dhe LRPDSH kanë ndërr...
09/09/2025

Arroganca politike – Si është shfaqur në Preshevë?

Ndryshime të shpeshta të koalicioneve
Sami Salihu dhe LRPDSH kanë ndërruar aleanca disa herë, duke dalë nga një koalicion për të hyrë në një tjetër sipas interesit momental. Kjo ka krijuar mungesë stabiliteti, gjë që shumë qytetarë e kanë përjetuar si politikë e interesave personale, jo të popullit.

Retorikë përçarëse dhe akuzat e ndërsjella
Në vend të bashkëpunimit afatgjatë për zhvillim lokal, ka pasur luftë politike publike, deklarata të ashpra, akuza ndaj ish-partnerëve, siç ndodhi kur u largua nga APN dhe e akuzoi se “nuk kanë bërë asnjë gozhdë”.

Përvetësimi i pushtetit pa rezultate konkrete
Megjithëse LRPDSH arriti të marrë poste kyçe (kryetar Kuvendi), nuk ka pasur projekte madhore, investime strategjike, apo përmirësime në infrastrukturë. Kjo është parë nga qytetarët si ushtrim arrogant i pushtetit pa përmbajtje.

Ka ndërruar jetë në moshë të re Lavdim Ibrahimi nga fshati Bukuroc, djali i Milaim Ibrahimit me vendbanim në Ferizaj.  V...
09/09/2025

Ka ndërruar jetë në moshë të re Lavdim Ibrahimi nga fshati Bukuroc, djali i Milaim Ibrahimit me vendbanim në Ferizaj.

Varrimi do të bëhet ditën e martë, më 09.09.2025 pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Ngushëllime familjes Ibrahimi !

🇽🇰Kosova se shpejti voton, me 12.Tetorë 2025 zgjedhjet komunale.  👉 Meti Krasniqi, nga koalicioni Ndryshe/UDK, kandidat ...
08/09/2025

🇽🇰Kosova se shpejti voton, me 12.Tetorë 2025 zgjedhjet komunale.

👉 Meti Krasniqi, nga koalicioni Ndryshe/UDK, kandidat për Kryetar të Gjakovës.

Përmes grafiteve  në Bujanoc me emrin e Ratko Mladiqit, paraqitet  urrejtje, provokim, dhe kërcënim ndaj Shqiptarëve  Dë...
07/09/2025

Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko Mladiqit, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënim ndaj Shqiptarëve

Dënojmë fuqishëm këto akte, përmes reagimit publik, me rastin e shfaqjes së grafiteve në qendrën e Bujanocit, me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Sot, në qendrën e Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen shkronja S, së bashku me kryqin, na vazhdim është hasur i shkruar si grafit me emrin dhe mbiemrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Kujtoj, opinionin e gjërë, se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit jan në shtim e sipër, pasi jan shfaqur edhe me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve”.

Radhazi në Shtëpin e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk jan ndalur së shkruari, grafite,pankarta me mbishkrime ku shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe jepe mesazh kërcënimi ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Jo që kan marr hov mbishkrime me pankarta e grafite, dhe jan krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri.
Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënimit, është për të mbjellur frigë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim.

I bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të shtojn prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përveqë pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

Gjithashtu përmesë këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagoj zyrtarisht duke denuar këto akte, kurse Republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Autor është: Refik HASANI Datë, 6 shtator 2025

Në Preshevë është ndarë nga jeta profesori shumëvjeçar i muzikës Mustafë Doda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, d...
05/09/2025

Në Preshevë është ndarë nga jeta profesori shumëvjeçar i muzikës Mustafë Doda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, derisa informacione për ceremoninë mortore do të bëhen publike më vonë.

Preshevapress

Gazetari serb Krstic: Lista Serbe duhet të zhduket nga skena politike e Kosovës
04/09/2025

Gazetari serb Krstic: Lista Serbe duhet të zhduket nga skena politike e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën të premten në mbrëmje në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026...
04/09/2025

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën të premten në mbrëmje në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Publicisti i njohur Ben Blushi, ka kapur në fotografi një moment mahnitës.
03/09/2025

Publicisti i njohur Ben Blushi, ka kapur në fotografi një moment mahnitës.

Adresse

Am Rhein Park 2
Weil Am Rhein
79576

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Kronika.com erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Kronika.com senden:

Teilen