15/04/2025
Kur isha fëmijë, isha shumë i zemëruar me babain tim.
Një ditë, u kthye në shtëpi më herët se zakonisht dhe më tha:
– E çfarë bën, s’më përshëndet?
Nuk je i lumtur që më sheh përsëri?
– Jo, jam i zemëruar me ty.
– E pse?
– Më gënjen gjithmonë.
– Gënjeshtra?
– Po, kur të kërkova të vije të më shihje në ndeshje, ma premtove dhe nuk erdhe.
Premtove se do vije ditën e ditëlindjes sime dhe nuk erdhe.
Premtove që do shkonim në det me xhaxhallarët, por asgjë, ti erdhe ditën tjetër.
Dhe shumë të tjera… Je një gënjeshtar.
Më mori në prehër dhe më tha:
– Duhet ta dish se sa herë që kam premtuar, kam dashur t’i mbaj fjalët, por ishte faji i punës sime që nuk munda.
Një shofer kamioni e di kur del, por kurrë nuk e di kur kthehet.
– Atëherë ndrysho punë, që të jesh gjithmonë në shtëpi si baballarët e shokëve të mi.
– Por unë vetëm këtë di të bëj, dhe t’i kërkosh një shoferi kamioni të zbresë nga kamioni, është si t’i kërkosh një shqiponje të mos fluturojë.
Pastaj shtoi:
– Puna ime është shumë e rëndësishme. Duhet ta dish se ti i ke biskotat që do, frutat, dhe gjithçka të nevojshme falë nesh, shoferëve të kamionëve.
Më tregoi sa e vështirë dhe kërkuese ishte puna e tij. Më foli për aventurat në rrugë, natën, ditën, në të ftohtë e në të nxehtë, për rrezikun kur i shpërtheu goma dhe shumë të tjera.
Që nga ajo ditë, babai im m’u duk ndryshe. Në sytë e mi, u shfaq si një hero, një njeri i veçantë.
Dhe ia fala të gjitha gënjeshtrat.
Një mëngjes telefonoi nënën dhe i tha:
– Për drekë jam në shtëpi, thuaji Arnaldit se i kam blerë gjithçka për shkollë.
Ishte 19 shtator, të nesërmen hapej shkolla.
E pritëm, gjithçka ishte gati në tryezë.
Pritëm edhe më gjatë…
Në shtëpi mbërritën vetëm një qese plastike me orën e tij të artë dhe fletoret e mia, të njollosura me gjak.
Ajo ishte gënjeshtra e tij e fundit.
Tani jam rritur dhe jam bërë shofer kamioni.
Përshkoj të njëjtat rrugë që përshkonte ai.
Mirupafshim baba!🥺