RTV Zëri-Danimarkë

RTV Zëri-Danimarkë Multimedia e pavarur shqiptare në Danimarkë.

12/06/2026

🟥 ZËRI NEWS | SPORT
⚽️🇩🇰 LEUTRIM ÇALLAKU NËNSHKRUAN KONTRATË PROFESIONALE ME FC NORDSJÆLLAND DERI NË VITIN 2029

FC Nordsjælland, klub që garon në Superligën daneze, ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës profesionale me futbollistin e ri shqiptar Leutrim Çallaku, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2029.

🇽🇰 Me prejardhje nga Kaçaniku i Kosovës, Leutrimi është pjesë e FC Nordsjælland që nga viti 2024 dhe gjatë kësaj periudhe ka treguar zhvillim të vazhdueshëm në një nga akademitë më të njohura të futbollit në Danimarkë.

📈 Kontrata e re afatgjatë është dëshmi e besimit të madh që klubi ka në cilësitë dhe potencialin e mesfushorit 16-vjeçar, i cili pritet të vazhdojë me ekipin U19 dhe të afrohet gradualisht me ekipin e parë të FC Nordsjælland.

🗣️ “Është vërtet e rëndësishme për mua që kam nënshkruar kontratë me FC Nordsjælland. Kam qenë në klub për disa vite dhe që nga dita e parë jam ndjerë në duar të sigurta. Besoj se ky është vendi i duhur për zhvillimin tim dhe mezi pres të shoh se çfarë më sjell e ardhmja”, ka deklaruar Çallaku.

📸 Në fotografinë e publikuar nga klubi, në anën e djathtë shihet edhe Bajram Fetai, ish-futbollist i FC Nordsjælland dhe i klubit skocez Rangers, i cili sot është pjesë e strukturave drejtuese të klubit danez.

⚽🇽🇰🇩🇰

06/06/2026

🗳️🇽🇰 FILLON PROCESI I VOTIMIT NË KONSULLATËN E KOSOVËS NË DANIMARKË

Konsulli i Republikës së Kosovës në Danimarkë, Valdrin Grainca, ka njoftuar fillimin e procesit të votimit në Misionin Konsullor të Kosovës në Kopenhagë.

📍 Përmes një njoftimi zyrtar, Konsullata bëri të ditur se të gjithë bashkatdhetarët e regjistruar janë të mirëpritur të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike përmes votës.

🗳️ Procesi i votimit ka nisur në ambientet e Konsullatës, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve të regjistruar.

“Mirëpresim bashkatdhetarët e regjistruar që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike përmes votës. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.

🇽🇰 Votimi i diasporës konsiderohet një element i rëndësishëm i procesit demokratik dhe i përfshirjes së mërgatës në vendimmarrjen e Kosovës.

04/06/2026

🇩🇰❤️ APEL PËR NDIHMË PAS HEMORRAGJISË CEREBRALE NË DANIMARKË

Një familje shqiptare ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve pasi nëna e tyre 59-vjeçare pësoi hemorragji cerebrale gjatë një vizite turistike në Danimarkë.

Sipas familjarëve, gruaja iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru dhe aktualisht vazhdon trajtimin në një spital danez, ku gjendja e saj mbetet serioze. Familja ka bërë apel për ndihmë financiare, duke theksuar se shpenzimet e trajtimit dhe rehabilitimit mund të jenë shumë të larta.

Megjithatë, vlen të theksohet se sistemi shëndetësor danez funksionon mbi parimin se shpëtimi i jetës është prioritet absolut. Në raste urgjente si ataku në tru, hemorragjia cerebrale, aksidentet e rënda trafiku apo situata të tjera ku jeta është në rrezik, pacientët trajtohen menjëherë në spital, pavarësisht statusit të sigurimit shëndetësor ose mundësive për mbulimin e shpenzimeve.

Për këtë arsye, shumë qytetarë në Danimarkë kanë ngritur pikëpyetje nëse shuma e përmendur nga familja lidhet me trajtimin urgjent mjekësor apo me shpenzime të tjera të mundshme, si rehabilitimi afatgjatë, kujdesi pas spitalor ose transportimi i pacientes drejt vendit të origjinës.

Ekspertët këshillojnë që çdo person që udhëton jashtë vendit të ketë siguracion udhëtimi, pasi ai mbulon një pjesë të konsiderueshme të kostove që mund të lindin në raste fatkeqësish apo problemesh shëndetësore.

Në rast se familja përballet me shpenzime shtesë, veçanërisht për transportimin mjekësor drejt vendit të origjinës, ndihma mund të kërkohet edhe nga shoqatat shqiptare në Danimarkë, të cilat në të kaluarën kanë treguar solidaritet dhe humanizëm në raste të ngjashme.

Ndërkohë, mendimet dhe lutjet e shumë bashkatdhetarëve mbeten me 59-vjeçaren dhe familjen e saj, me shpresën për një shërim sa më të shpejtë

#

02/06/2026
02/06/2026

🇩🇰🇳🇴 Mashtruesja daneze u zbulua nga një krem çokollate në Norvegji

Një grua daneze 58-vjeçare, Cristina Matras, po përballet me akuza të rënda në Norvegji për mashtrim miliona eurosh dhe privim lirie ndaj një gruaje të moshuar norvegjeze.

Rasti ka marrë vëmendje të madhe mediatike pasi policia arriti ta identifikojë falë një detaji të pazakontë – blerjes së gjashtë kavanozëve të kremit “Nøtte”, një produkt i ngjashëm me Nutellën.

Sipas mediave norvegjeze, viktima 76-vjeçare kishte kujtuar se gruaja që e kishte vizituar ishte jashtëzakonisht e apasionuar pas këtij produkti. Hetuesit më pas kontrolluan supermarketet në zonën e Molde-s dhe zbuluan një blerje të pazakontë të gjashtë kavanozëve “Nøtte” në të njëjtën periudhë.

Dyqani kishte pamje nga kamerat e sigurisë dhe të dhëna të kartës bankare, të cilat çuan direkt tek Cristina Matras.

Ajo akuzohet se është paraqitur si police e Interpolit dhe ka bindur viktimën se llogaritë e saj bankare ishin hakuar. Përmes manipulimit, viktima transferoi miliona krona dhe madje udhëtoi me të në Turqi, ku u shty të blinte edhe një apartament.

Në gjykatë, Matras pranoi se kishte qenë në Norvegji dhe se kishte blerë kremrat “Nøtte”, duke deklaruar me ironi:

“Jam shumë e dhënë pas Nøtte, besoj se të gjithë e kanë kuptuar këtë.”

Megjithatë, ajo vazhdon të mohojë akuzat për mashtrim dhe pretendon se edhe vetë ishte viktimë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar.

Cristina Matras është dënuar më herët në Danimarkë me katër vjet e gjysmë burg për mashtrime të ngjashme ndaj viktimave daneze, ndërsa procesi gjyqësor në Norvegji vazhdon.

ZËRI NEWS – Zëri i së vërtetës

Adresse

Copenhagen
1758

Internet side

Underretninger

Vær den første til at vide, og lad os sende dig en email, når RTV Zëri-Danimarkë sender nyheder og tilbud. Din e-mail-adresse vil ikke blive brugt til andre formål, og du kan til enhver tid afmelde dig.

Kontakt Virksomheden

Send en besked til RTV Zëri-Danimarkë:

Genveje

Del