RTV Zëri-Danimarkë

RTV Zëri-Danimarkë Multimedia e pavarur shqiptare në Danimarkë.

Këshilla jetesore nga Anthony Hopkins:  • Lërini të shkojnë ata që nuk janë gati t’ju duan. • Mos kërkoni dashuri apo vë...
07/07/2025

Këshilla jetesore nga Anthony Hopkins:
• Lërini të shkojnë ata që nuk janë gati t’ju duan.
• Mos kërkoni dashuri apo vëmendje nga ata që nuk tregojnë interes apo përkushtim.
• Mos e harxhoni energjinë me njerëz që nuk ju vlerësojnë ose nuk ju respektojnë.
• Pranoni që nuk jeni për të gjithë – dhe jo të gjithë janë për ju.
• Vlerësoni kohën dhe energjinë tuaj, sepse janë burime të kufizuara.
• Ruani energjinë tuaj nga njerëz, vende dhe aktivitete që nuk ju ushqejnë shpirtërisht.
• Mbroni veten duke vendosur kufij të shëndetshëm dhe duke lejuar pranë vetes vetëm ata që ju kuptojnë dhe ju vlerësojnë.
• Nuk jeni përgjegjës për të ndryshuar apo shpëtuar askënd.
• Mos ekzistoni për të kënaqur të tjerët – jeta juaj është e juaja.
• Kërkoni lidhje autentike me njerëz të shëndetshëm emocionalisht dhe të përkushtuar.
• Distancimi nga njerëzit toksikë do t’ju rikthejë dashurinë, lumturinë dhe vetëvlerësimin.

Në thelb: vlerësoni veten, mbroni energjinë tuaj dhe zgjidhni me kujdes kush e meriton vend në jetën tuaj.

Një grua dënohet me katër vite burg për përkrahje të Shtetit IslamikShtëpiake e ISIS-it i shpëton dëbimit: Ishte e zemër...
30/06/2025

Një grua dënohet me katër vite burg për përkrahje të Shtetit Islamik
Shtëpiake e ISIS-it i shpëton dëbimit: Ishte e zemëruar me Danimarkën
Një grua 36-vjeçare është dënuar për mbështetje të Shtetit Islamik. Ajo ka marrë gjithashtu një paralajmërim për dëbim. Në gjyq, ajo shpjegoi se tashmë është distancuar plotësisht nga Shteti Islamik.

Amal Aarab është dënuar rishtazi për pjesëmarrje në përkrahje të organizatës terroriste Shteti Islamik, duke udhëtuar në kalifatin e ISIS-it në Raqqa të Sirisë në vitin 2014.
Gjatë qëndrimit atje, ajo ishte e martuar me disa anëtarë të ISIS-it dhe për një periudhë shërbeu si shtëpiake e tyre. Përveç kësaj, punoi për një kohë edhe si infermiere në një spital të kontrolluar nga ISIS-i.

Gjykata ka vendosur që kjo vepër penale do t’i kushtojë Amal Aarab katër vite burg dhe një paralajmërim për dëbim. Prokuroria kishte kërkuar dëbimin e saj nga Danimarka, por gjykatësi e vlerësoi faktin se Amal Aarab është kujdestarja kryesore e dy fëmijëve të saj, të cilët janë shtetas danezë dhe jetojnë në Danimarkë.

Rasti është trajtuar si një çështje me pranim fajësie, pasi ajo e ka pranuar tërësisht fajin.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1166501228847565&id=100064630966309

Spektakulare, Helikopteri hedh para nga qielli si dëshira e fundit e një qytetariDetroit, SHBA – Një ngjarje e pazakontë...
30/06/2025

Spektakulare, Helikopteri hedh para nga qielli si dëshira e fundit e një qytetari

Detroit, SHBA – Një ngjarje e pazakontë ndodhi më 27 qershor në East Detroit, ku një helikopter hodhi mijëra dollarë mbi rrugë dhe kalimtarë.

Gjesti ishte dëshira e fundit e një pronari lavazhi lokal, i cili ndërroi jetë pas një beteje me sëmundjen e Alzheimerit. Ai kishte shprehur dëshirën që, në ditën e varrimit të tij, të shpërndante para për komunitetin që e kishte mbështetur gjatë jetës.

Ngjarja u zhvillua rreth orës 13:00, në zonën Gratiot Avenue dhe Conner Street. Kalimtarët dhe shoferët u habitën kur panë paratë që binin nga qielli. Të gjithë nxituan për t’i mbledhur, ndërsa rruga u bllokua për rreth 30 minuta.

Megjithë kaosin, dëshmitarët thanë se gjithçka ndodhi në mënyrë paqësore dhe emocionuese. “Nuk pati zënka, ishte diçka vërtet e bukur,” tha një punonjëse lokale.
Pershtati dhe perktheu
Adnan Aliti

It was a unique way one family decided to honor a loved one who recently died. That man was Darrell Thomas, who was remembered as a legendary community memb...

Rritja e investimeve në NATO do të çojë në kolapsin e saj, thotë LavrovRritja “katastrofike” e shpenzimeve të mbrojtjes ...
30/06/2025

Rritja e investimeve në NATO do të çojë në kolapsin e saj, thotë Lavrov
Rritja “katastrofike” e shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e NATO-s do të çojë në kolapsin e saj. Kështu deklaron ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse Tass.
Sipas tij, vendet duhet të udhëhiqen nga arsyeja dhe logjika.
Kjo deklaratë vjen pasi aleatët e NATO-s javën e kaluar ranë dakord që të gjitha 32 vendet anëtare të arrijnë nivelin prej 5 për qind të PBB-së për investime në mbrojtje deri në vitin 2035.
Vetëm një ditë pas vendimit, Lavrov tha se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nuk do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në sigurinë e Rusisë.
Përshtati dhe përktheu:
Adnan Aliti
Marë nga
https://nyheder.tv2.dk/live/2024-09-08-seneste-nyt-om-krigen-i-ukraine-70b1d6cc-0720-404e-9878-45546e1999e7/rusland-planlaegger-at-reducere-militaere-udgifter?entry=14a3cbdf-5897-4754-8ef4-d107c419bb5a

Interneti falas në pushime përfshin disa rreziqe“Free wifi” tingëllon mirë, por përdorimi i këtij lloj interneti përfshi...
29/06/2025

Interneti falas në pushime përfshin disa rreziqe
“Free wifi” tingëllon mirë, por përdorimi i këtij lloj interneti përfshin disa rreziqe.
Më shumë se gjysma e danezëve përdorin rrjete të hapura wifi në kafene dhe hotele gjatë pushimeve. Por kjo nuk është pa rrezik dhe mund të dalë me kosto të lartë.
Kështu shkruan Shoqata e Inxhinierëve IDA, bazuar në një sondazh të kryer nga Norstat.

E lehtë për hakerët
Rrjetet e hapura wifi mund të kërkojnë informacione nga përdoruesit dhe mund të bien në duart e mashtruesve.
Hakerët mund të krijojnë me lehtësi një rrjet publik që paraqitet si rrjeti i një hoteli apo kafeneje, dhe në këtë mënyrë të marrin të dhënat e njerëzve, si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.
– Ajo që duket si një shërbim falas mund të përfundojë si një përvojë e kushtueshme, thotë eksperti i sigurisë IT nga Shoqata e Inxhinierëve, Jørn Guldberg, në një njoftim për shtyp.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm
Jørn Guldberg këshillon që gjithmonë të çaktivizoni wifi në të gjitha pajisjet kur jeni me pushime.
Ai gjithashtu rekomandon që para nisjes për pushime të përditësoni programet dhe të kontrolloni nëse programet e sigurisë janë të instaluara.
– Nuk ka asgjë të keqe që njerëzit duan të jenë online gjatë pushimeve. Por edhe në gjendjen më relaksuese të pushimeve, si fëmijët ashtu edhe të rriturit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse “wifi falas” nuk është gjithmonë ashtu siç duket, thotë ai.

Përdorni të dhënat nga abonimi
Sondazhi i Norstat u krye me përgjigjet e 1996 danezëve.
Prej tyre, 55 për qind thanë se gjithmonë ose shpesh përdorin rrjete të hapura, 7 për qind nuk i përdorin kurrë rrjetet falas gjatë pushimeve, dhe 12 për qind thanë se i përdorin rrallë.

Sipas ekspertit të IT-së nga Shoqata e Inxhinierëve, është më mirë të përdorni të dhënat e përfshira në abonimin tuaj dhe të shkarkoni lojëra e filma që në shtëpi.

Irani gjunjëzohet pas sulmit amerikan: Lajm i mirë për UkrainënSulmi izraelito-amerikan ndaj Iranit i shkon për shtat lu...
28/06/2025

Irani gjunjëzohet pas sulmit amerikan: Lajm i mirë për Ukrainën

Sulmi izraelito-amerikan ndaj Iranit i shkon për shtat luftës së Ukrainës kundër ëndrrës së presidentit rus, Vladimir Putin, për dominim rus.

Irani dhe Rusia kanë një të ashtuquajtur “partneritet strategjik”.

Ky partneritet nënkupton që Irani furnizon Rusinë, ndër të tjera, me dronë dhe teknologji dronësh, ashtu siç ka furnizuar edhe me raketa balistike, të cilat Rusia i përdor për të terrorizuar popullsinë civile ukrainase.
Janë veçanërisht dronët iranianë Shahed që janë jetikë për përpjekjet ushtarake ruse.

Por me shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme, Irani tani duhet të mendojë më shumë për përdorimin e armëve për mbrojtjen e vet.

Këtë e shkruan ndër të tjerë Mark Temnycky, bashkëpunëtor në Atlantic Council, në medien Real Clear Defence:

“Konflikti i fundit e vë në rrezik bashkëpunimin midis Rusisë dhe Iranit. Irani do të duhet të forcojë kapacitetet e tij mbrojtëse për t’u mbrojtur nga sulmet izraelite. Kjo do të thotë që Irani do të kufizojë operacionet dhe sh*tjen e armëve ndaj Rusisë”, shkruan ai, dhe shton:
“Me fjalë të tjera, do të shohim një ulje të numrit të dronëve Shahed që dërgohen nga Irani në Rusi.”

Mark Temnycky ka gjithashtu një të kaluar në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e konkludon, në një përditësim të situatës në Ukrainë më 19 qershor 2025, se lufta në Lindjen e Mesme do të kufizojë dërgesat e armëve nga Irani në Rusi.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP) ka përshkruar ndër të tjera se si këta dronë janë të domosdoshëm për taktikën ruse për të goditur objektiva civile në Ukrainë.

Rusët i dërgojnë dronët Shahed drejt Ukrainës në lartësi të mëdha, jashtë rrezes së mbrojtjes ajrore ukrainase, dhe i lëshojnë në tufë.

Dronët përdoren për të stresuar mbrojtjen ajrore ukrainase dhe për t’i hapur rrugën raketave lundruese.
Sipas AP, kjo taktikë ka dhënë rezultat.

Në nëntor 2024, 6% e dronëve godisnin objektiva të dukshme, por në qershor kjo shifër ishte rritur në 16%.

Gjuetarët e dronëve ukrainas kanë zbuluar gjithashtu dronë rusë veçanërisht efektivë, të pajisur me kamera të avancuara, kompjuterë me inteligjencë artificiale dhe lidhje radio që u lejon kontrollin nga distanca – madje edhe nga territori rus.

Besimi është se teknologjia brenda këtyre dronëve është e prodhuar në Iran.

Ende nuk është e qartë se në çfarë mase sulmet izraelite ndaj Iranit kanë ndikuar në prodhimin iranian të dronëve.
Megjithatë, Rusia ka siguruar një minimum prodhimi të dronëve Shahed – të urryer në Ukrainë për zhurmën e tyre që i ngjan asaj të motorëve të vogël.

Rusia ka tashmë një prodhim të vetin të dronëve Shahed në Moskë.

Dronerne bruges til at stresse det ukrainske luftforsvar og bane vejen for krydsermissiler

Sa ironike…Ndërsa hijenat hyjnë lirshëm në “torishtë”, e kthehen në vendin e krimit dhe gjenocidit, shqiptarët e mjerë z...
28/06/2025

Sa ironike…
Ndërsa hijenat hyjnë lirshëm në “torishtë”, e kthehen në vendin e krimit dhe gjenocidit, shqiptarët e mjerë zihen të papërgatitur – duke mallkuar në rrjetet sociale Amerikën, çlirimtarët e tyre nga këto të njëjtat hijena.

Këta “luftëtarë të rrjeteve”, që shkruajnë shqip, e shajnë Amerikën sepse – sipas tyre – ka sulmuar Iranin. Iranin që haptas furnizon Rusinë dhe Serbinë me armë. Armë që nesër Serbia mund t’i përdorë kundër nesh.

U shkoj jeta duke u marrë me “çështje madhore” të botës, duke bërë tifo për armiqtë e miqve tanë.
E shohin tehun e gjilpërës në Lindjen e Mesme – por nuk ngriten të bllokojnë hyrjen e hijenave që kanë hyrë në shtëpinë e tyre, duke bërtitur “Kosova është Serbi”.
Çfarë nënçmimi. Çfarë poshtërimi – në zemër të Kosovës.

Serbët, që do të marrin pjesë në festën e Vidovdanit, janë penguar të futen brenda rrethojave pranë monumentit të Gazimestanit me flamujt serbë.

B‑2 Spirit 🇺🇸– Fantazma qiellore që ndryshoi luftën moderneNë qiellin e lartë, aty ku sytë e njeriut dhe radarët më të s...
28/06/2025

B‑2 Spirit 🇺🇸– Fantazma qiellore që ndryshoi luftën moderne

Në qiellin e lartë, aty ku sytë e njeriut dhe radarët më të sofistikuar nuk arrijnë të kapin dot, fluturon heshturazi një nga mjetet më të fuqishme të luftës moderne: B‑2 Spirit – bombarduesi strategjik amerikan, i njohur ndryshe si “fantazma e padukshme”.

Çfarë është B‑2 Spirit?

B‑2 është një bombardues strategjik me dy pilotë, i projektuar nga kompania amerikane Northrop Grumman. Me formën unike të “krahut fluturues” dhe teknologjinë “stealth”, ky avion është thuajse i padukshëm për radarët, kamerat infra të kuqe dhe sistemet e zbulimit elektronik.

Ai është futur në përdorim nga Forcat Ajrore të SHBA-së që në vitin 1997 dhe ka pasur rol kyç në misione ushtarake që nga Lufta e Kosovës, Irak, Afganistan e deri te goditjet e fundit strategjike në Lindjen e Mesme.

Pse është kaq i frikshëm?
• I padukshëm për radarë: Dizajni special dhe materialet absorbuese të radarit e bëjnë B‑2 një nga mjetet më të vështira për t’u zbuluar.
• Kapacitet i lartë shkatërrimi: Mund të mbajë deri në 18 ton armë, përfshirë bomba bërthamore dhe bomba bunker-buster, të afta për të shkatërruar objektiva të fortifikuara në thellësi të tokës.
• Rreze veprimi globale: Me karburim ajror, B‑2 mund të fluturojë pa ndalesë për më shumë se 40 orë, duke goditur objektiva në çdo cep të globit.

Operacionet më të njohura

Në vitin 2025, B‑2 u përdor në një mision të koduar “Midnight Hammer”, ku 7 avionë të tillë u ngritën nga SHBA dhe shkatërruan tri objekte bërthamore në Iran. Misioni zgjati mbi 37 orë dhe asnjë avion nuk u dallua nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore – një dëshmi e teknologjisë së frikshme që ky avion përfaqëson.

Sa ekzistojnë?

Aktualisht, SHBA zotëron 19 njësi aktive të B‑2 Spirit. Çmimi i vetëm një avioni të tillë është rreth 2 miliardë dollarë, duke e bërë atë një nga avionët më të shtrenjtë dhe më të avancuar ndonjëherë të ndërtuar.

E ardhmja: B‑21 Raider

B‑2 do të zëvendësohet gradualisht nga një model edhe më i avancuar – B‑21 Raider – por deri atëherë, B‑2 mbetet shtylla e fuqisë ajrore strategjike të SHBA-së, i gatshëm të fluturojë natën, në heshtje, drejt objektivave më të rëndësishëm ushtarakë në botë.

Miliarderi dhe kryepeshkopi akuzohen për përgatitje të një grushti shteti me lidhje të mundshme me RusinëAutoritetet arm...
27/06/2025

Miliarderi dhe kryepeshkopi akuzohen për përgatitje të një grushti shteti me lidhje të mundshme me Rusinë

Autoritetet armene thonë se kanë parandaluar një grusht shteti të afërt, i planifikuar nga një rrjet kriminal, oligarkik dhe fetar me lidhje të mundshme me Rusinë. Sipas Komitetit Kombëtar të Hetimeve të Armenisë, qëllimi ishte shkaktimi i “kaosit të pakontrollueshëm” në vend dhe rrëzimi i qeverisë përmes metodave të dhunshme dhe jokushtetuese.

Plani përfshinte krijimin e 200 deri në 250 grupe sulmuese, me nga deri në 25 persona secili, shumica ish-ushtarë dhe ish-policë me trajnim ushtarak. Eksplozivë do të vendoseshin në tunelet e kryeqytetit Jerevan dhe në rrugë të ndryshme, ndërsa aksidente të simuluara do të bllokonin arteriet kryesore të trafikut. Sistemet e semaforëve, transporti publik dhe rrjeti energjetik dhe ai i internetit do të vihej jashtë funksionit. Ndërkohë, goditje me armë zjarri dhe mijëra bomba zjarri do të përhapnin panik te qytetarët.

Sipas autoriteteve, policia ka arrestuar 14 persona të përfshirë, mes tyre edhe kryepeshkopi i Kishës Apostolike Armene, Bagrat Galstanjan. Ai kishte formuar lëvizjen opozitare “Lufta e Shenjtë”, e cila kishte organizuar protesta të shumta për rrëzimin e qeverisë. Po ashtu përmendet se patriarku Karekin II kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pasjinjan, me të cilin kishte qenë në konflikt që nga disfata ushtarake e Armenisë ndaj Azerbajxhanit në vitin 2020, e cila çoi në dorëzimin e territoreve në Nagorno-Karabak.

Dokumentet zyrtare të publikuara nga autoritetet armene përmendin edhe një miliarder ruso-armen si një nga organizatorët kryesorë të komplotit, si dhe ish-presidentin armen të rrëzuar në 2018. Po ashtu, dy degë armene të kompanive shtetërore ruse, Gazprom dhe hekurudhat ruse, akuzohen për mbështetje të planit. Megjithatë, autenticiteti i dokumentit nuk është konfirmuar nga burime të pavarura, edhe pse shumë politikanë dhe media armene kanë filluar të aludojnë se Rusia mund të qëndrojë pas komplotit.

Sipas BBC-së, ka pasur prej kohësh frikë në radhët e qeverisë armene për një ndërhyrje të mbështetur nga Moska.
– “Partia në pushtet ka shqetësime serioze se Rusia përpiqet të nxisë procese destabilizuese në vend. Ata i shohin këto rreziqe vazhdimisht,” tha politologu armen Tigran Grigorjan.

Marrëdhëniet mes Armenisë dhe Rusisë janë ftohur ndjeshëm nën udhëheqjen e Nikol Pasjinjanit, duke çuar në çarje të thella midis dy ish-republikave sovjetike.

https://nyheder.tv2.dk/udland/2025-06-26-milliardaer-og-aerkebiskop-anklages-for-at-forberede-kup-med-mulige-traade-til-rusland

Nesër ora 19:00 te ish Radio Tetova, në objektivin e Ixhet Lutfiut:1) Ekspozitë me titull:Shqiptarët në Literaturën Dane...
23/07/2024

Nesër ora 19:00 te ish Radio Tetova, në objektivin e Ixhet Lutfiut:

1) Ekspozitë me titull:
Shqiptarët në Literaturën Daneze

2) Ligjeratë: Roli i Shqiptarëve të Danimarkës

3) Si dhe shfaqja e filmit dokumentar:
Rrënjët Shqiptare, Dheu Danez

21/06/2024

Tifozët serbë kanë detyruar një afrikan të zbresë nga treni dje në Gjermani, d**e pështynë dhe sulmuar ate. Mirëpo afrikani ballafaqohet me të dy deri sa serbet ikin në tren.
Racistët dhe shovenistët më të mëdhej në botë janë ankuar në UEFA për britmat e tifozëve shqiptar dhe kroat. Këta fashist, si Rusët duheshte të eliminohen nga cdo garë sportive në botë.

https://rtvzeri.com/presidentja-e-kosoves-vjosa-osmani-vizitoi-danimarken/
14/05/2024

https://rtvzeri.com/presidentja-e-kosoves-vjosa-osmani-vizitoi-danimarken/

Kopenhagë,14.05.2024 Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës (Takim me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministren e Danimarkës, si dhe pjesëmarrjen në Samitin e Demokracisë,mbajtur në Kopenhagë), Presidentja e R. së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani Sadriu, gjeti kohë edhe ...

Adresse

København K

Internet side

Underretninger

Vær den første til at vide, og lad os sende dig en email, når RTV Zëri-Danimarkë sender nyheder og tilbud. Din e-mail-adresse vil ikke blive brugt til andre formål, og du kan til enhver tid afmelde dig.

Kontakt Virksomheden

Send en besked til RTV Zëri-Danimarkë:

Del