28/05/2026
Sot zemrat tona janë të mbushura me pikëllim për humbjen e dëgjueses sonë të dashur, Fahries, e cila ishte një mike e afërt e Radio Mërgimit dhe pjesë e pandashme e emisioneve tona. Bashkë me bashkëshortin e saj Rexhepin, ata ishin dëgjues të rregullt që me fjalët, humorin dhe praninë e tyre na argëtonin dhe na jepnin motiv në çdo emision.
Ndarja e saj nga jeta ka lënë një dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe tek të gjithë ne që e njohëm përmes valëve të radios. Ajo la pas fëmijët e saj të vegjël, të cilëve u mungon tani ngrohtësia dhe dashuria e nënës së tyre.
Në këto momente të rënda, lutemi me zemër që i Madhi Zot, me mëshirën e Tij, ta forcojë dhe ta shërojë Rexhepin, i cili ndodhet i shtrirë në spital duke luftuar me sëmundjen e kancerit. Për hir të fëmijëve të tyre, lusim Zotin t’i japë forcë, shpresë dhe shërim.
Familjes së Fahries i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.
I qoftë i lehtë dheu dhe Zoti e mëshiroftë Fahrien.
(Me datë 29.05.2026 e premte në mbrëmje nga ora 20h00 deri 21h00 Emisioni "Ngushëllime nga dëgjuesit për familjen Zogaj-Sallahaj)