03/07/2024
1.
Fshati Arbanasce është në Serbi. Deri në fund të shekullit XIX, kanë jetuar shqiptarët. Kanë jetuar edhe në shumë fshatra prej kufirit Kosovar-Serb, e deri në Nish.
2.
Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e veta - nga sanxhaku i Nish*t, ka filluar nga vitet 30 të shekullit XlX, dhe ka kulmuar me luftën osmano-ruse të vitit 1877-1878.
Pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, është vazhduar me spastrimin etnik të shqiptarëve të mbetur në ato troje.
Sot janë vetëm toponimet shqipe të atij territori.
3.
Prej fshatit Tullare-rreth 25 km prej kufirit, brenda në Serbi, është familja Tullari që jetojnë në Kosovë.
Edhe një pjesë e familjes Konxheli që jeton në Prishtinë, është nga Konxheli-fshat në Serbi. Ka edhe shumë familje prishtinase dhe jo vetëm, që janë nga këto treva.
4.
Mahalla e Muhaxherëve në Prishtinë, në fillim të shekullit XX ka qenë e populluar kryesisht nga ata që quheshin muhaxherë - ardhacak, shqiptarët e dëbuar nga trevat e veta - Sanxhaku i Nish*t-tani pjesë e territorit serb!
Historia tragjike e shqiptarëve - spastrimi etnik, nga Sanxhaku i Nish*t, kurrë nuk është ndriçuar deri në fund!