Prishtina Online

Prishtina Online Informations de contact, plan et itinéraire, formulaire de contact, heures d'ouverture, services, évaluations, photos, vidéos et annonces de Prishtina Online, Site web d’actualités, 10 Rue Duvivier, Paris.

12/09/2026

Liria ka emër❤️🇽🇰
ExpressAktiv

“Ta paftë hajrin Gjermania, Gjilani s’ta diti vlerën” – infermierja Albulena Hasani largohet e pikëlluar nga vendi i saj...
26/04/2026

“Ta paftë hajrin Gjermania, Gjilani s’ta diti vlerën” – infermierja Albulena Hasani largohet e pikëlluar nga vendi i saj............

Po largohem sot, jo sepse desha, por sepse u detyrova – kështu ka thënë infermierja Albulena Hasani Mshica, e cila u detyrua të largohet nga vendlindja, e cila nuk e vlerësoi punën dhe sakrificën e saj.

“Sakrifica ime nuk mjaftoi për një kontratë të rregullt, nuk mjaftoi për siguri, nuk mjaftoi për të ndërtuar të ardhmen këtu”, ka thënë ajo.

Në komunën që udhêhiqet nga Alban Hyseni dhe QKMF-në që drejtohet nga milirantë të LVV, stafi mjekësor nuk gëzon fare respekt.

Postimi

Pas rreth 12 viteve pune si infermiere në QKMF, po e mbyll një kapitull që ka qenë i mbushur me sakrificë, lodhje, frikë dhe mbi të gjitha – përkushtim pa kushte.

Kam punuar në kohë kur shumëkush kishte frikë, në pandemi kur rrezikohej çdo frymëmarrje, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe familjen dhe fëmijët e mi.

Kam trokitur derë më derë në çdo cep të Gjilanit, nëpër fshatra e rrugë të vështira, shpesh vetëm – duke vozitur vet, duke mbajtur përgjegjësi vet, duke dhënë shërbime aty ku kishte nevojë, pa u ndalur asnjëherë.

Kam qenë aty për nënat, për fëmijët, për të porsalindurit… edhe atëherë kur unë vet sapo isha bërë nënë.

Ndoshta momenti më i rëndë për mua ka qenë kur, vetëm 4 ditë pasi linda, lashë djalin tim në shtëpi dhe dola në punë… sepse dikush kishte nevojë për mua.

Kjo nuk ishte vetëm punë – ishte mision, ishte zemër.

Por në fund… gjithë kjo sakrificë nuk u vlerësua siç duhej.

Nuk mjaftoi për një kontratë të rregullt, nuk mjaftoi për siguri, nuk mjaftoi për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Sot po largohem me zemër të rënduar, duke lënë pas jo vetëm një vend pune, por një pjesë të shpirtit tim.

Po lë dy familje – atë që kam ndërtuar dhe atë që kam shërbyer – për të filluar nga e para në një vend të huaj.

Nuk është e lehtë… por është e vetmja rrugë që më mbeti.

Shpresoj që një ditë, sakrifica jonë të mos harrohet. Dhe që një ditë, askush të mos detyrohet të largohet nga vendi i vet për të gjetur vlerësimin që e meriton, përfundon ajo./Mediafokus

Dhimbja për Liridona Ademin është një plagë që nuk shërohet lehtë. Një grua, një nënë, një bijë – një jetë e prerë padre...
25/04/2026

Dhimbja për Liridona Ademin është një plagë që nuk shërohet lehtë. Një grua, një nënë, një bijë – një jetë e prerë padrejtësisht nga dora e atij që duhej ta mbronte. Historia e saj nuk është thjesht një lajm, por një thirrje e fortë për ndërgjegje, drejtësi dhe njerëzi.

Dje, kur u dha vendimi për burgim të përjetshëm për kriminelin, shumë zemra ndjenë një grimë lehtësimi. Jo sepse drejtësia mund ta kthejë Liridonën, por sepse e vërteta nuk u varros. Sepse krimi nuk mbeti pa përgjigje. Sepse dikush pati guximin të mos heshtë.

Ai ishte vëllai i saj.

Në një botë ku shpesh familja përpiqet të mbulojë turpin, ai zgjodhi të mbrojë të vërtetën. Ai ngriti zërin kur dhimbja ishte më e madhe, kërkoi drejtësi kur heshtja do të ishte më e lehtë. Dhe për këtë, ai nuk është vetëm vëlla – është zë i ndërgjegjes, është simbol i guximit.

Liridona nuk është më fizikisht mes nesh, por emri i saj do të jetojë si kujtesë dhe si thirrje që asnjë grua të mos përjetojë të njëjtin fat. Fëmijët e saj janë amaneti më i shenjtë. Shpresa është që ata të rriten të rrethuar nga dashuria e familjes së saj, të ndiejnë ngrohtësinë që nëna e tyre nuk mundi t’ua japë më, dhe të mos u mungojë kurrë kujdesi dhe përkrahja.

Zoti i forcoftë zemrat e tyre.
Zoti i dhëntë paqe shpirtit të Liridonës.
Dhe drejtësia le të jetë gjithmonë më e fortë se frika dhe heshtja.

Sepse historia e saj nuk duhet të harrohet. Dhimbja jonë nuk është vetëm për Liridonën. Ajo është bërë një plagë e hapur për çdo zemër që beson në drejtësi. Sepse kur një kriminel dënohet, ndjejmë se e vërteta ka fituar një betejë. Por kur një tjetër endet i lirë, dhimbja kthehet dyfish – bëhet padrejtësi që rëndon mbi shpirtin tonë çdo ditë. Dhimbja jonë nuk ka emër të vetëm… por sot ajo thërret fort për Daorsën.

Një vajzë e re, me ëndrra, me buzëqeshje, me një jetë përpara – por që iu mor padrejtësisht nga një dorë kriminale. Dhe ajo që e bën këtë dhimbje edhe më të rëndë është fakti se krimineli ende jeton i lirë… ndërsa familja jeton çdo ditë me plagën që nuk mbyllet kurrë.

Si është e mundur që drejtësia të heshtë, kur një jetë u shua?
Si mund të ketë qetësi, kur zemrat tona digjen nga kjo padrejtësi?

Ne sot nuk flasim vetëm me fjalë, por me shpirt.
Ne nuk qajmë vetëm për Daorsën, por për çdo padrejtësi që vazhdon të marrë frymë mes nesh.

Lusim Zotin me gjithë zemër:
Mos e lër këtë dhimbje pa përgjigje.
Mos e lër këtë plagë të mbetet e hapur përgjithmonë.
Sill drejtësi për Daorsën – sa më shpejt, sa më drejtë.

Sepse ajo meriton më shumë se heshtje.
Meriton më shumë se harresë.
Meriton që emri i saj të bëhet thirrje për drejtësi.

Dhe ne nuk do të ndalemi së kërkuari.
Derisa e vërteta të fitojë.
Derisa drejtësia të vendoset në vend.
Derisa shpirti i Daorsës të gjejë paqe.

Sepse një jetë e pafajshme nuk mund të mbyllet me heshtje.
Ajo jeton në kujtimin tonë… dhe në kërkesën tonë të pandalur për drejtësi.

22/04/2026
14/04/2026
11/04/2026

  Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor më 3 prill 2026. Më 10 prill i njëjti u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës. Megjithëse një ligj të tillë Kosova e ka ...

11/04/2026

  Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një zë të fortë në mbështetje të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohj...

11/04/2026

  Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht tek “Rruga B”. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë autobus urban dhe një veturë. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar. IndeksOnline ka kontaktua...

11/04/2026

  Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe ...

11/04/2026

  Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i mitur, për një plogosje aksidentale të viktimës mashkull kosovar me armë zjarri. Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuest...

Adresse

10 Rue Duvivier
Paris
10010

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Prishtina Online publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Prishtina Online:

Raccourcis

Partager