12/08/2026
Një kopsht zoologjik justifikohet vetëm nëse humbjen e lirisë së kafshëve e kompenson me siguri, ushqim, ujë, hapësirë dhe kujdes shëndetësor.
Pamjet e fundit nga Kopshti Zoologjik i Tiranës dhe vlerësimet e përsëritura të vizitorëve ngrenë pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat mbahen kafshët.
Pamjet nuk përcaktojnë një diagnozë veterinare. Por ato kërkojnë kontroll të pavarur, transparencë dhe përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Duhet të publikohen protokollet e furnizimit me ujë dhe ushqim, masat për temperaturat ekstreme, rezultatet e inspektimeve dhe trajtimet veterinare. Nëse kushtet e nevojshme nuk mund të garantohen, kafshët duhet të transferohen në qendra të përshtatshme.
Pas hekurave nuk po testohet natyra e kafshëve. Po testohet njerëzorja jonë.
Lexoni analizën e plotë:
https://manifesti.al/lajm/kopshti-ku-kafsha-me-e-rrezikshme-eshte-vete-njeriu