đ“đšđ© 𝐋𝐚𝐣𝐩𝐱

đ“đšđ© 𝐋𝐚𝐣𝐩𝐱 Lajme

🔮 KongresmenĂ«t amerikanĂ« shkojnĂ« nĂ« KFOR, Komandanti u jep informacione pĂ«r situatĂ«n e sigurisĂ«Komandanti i misionit paq...
24/11/2025

🔮 KongresmenĂ«t amerikanĂ« shkojnĂ« nĂ« KFOR, Komandanti u jep informacione pĂ«r situatĂ«n e sigurisĂ«

Komandanti i misionit paqeruajtĂ«s tĂ« NATO-s nĂ« KosovĂ«, gjeneralmajor Özkan Ulutaß, Ă«shtĂ« takuar sot me njĂ« delegacion tĂ« Kongresit tĂ« SHBA-sĂ«, tĂ« kryesuar nga kongresmeni Michael Turner.

Delegacionit i është bashkuar edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ka njoftuar KFOR-i.

GjatĂ« takimit, gjeneralmajor Ulutaß ka informuar delegacionin amerikan pĂ«r situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ« dhe rajon, si dhe pĂ«r angazhimet aktuale tĂ« KFOR-it.

Ai ka theksuar përkushtimin e pandryshuar të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ulutaß gjithashtu ka vlerĂ«suar lart kontributin e gjatĂ« dhe tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« misionin e KFOR-it dhe nĂ« stabilitetin rajonal.

🔮 Ali Ahmeti pas takimit mĂ« Lladrovcin, HamzĂ«n e Lushtakun: VetĂ«m tĂ« bashkuar arrihen fitoret mĂ« tĂ« mĂ«dhaKryetari i BDI-...
24/11/2025

🔮 Ali Ahmeti pas takimit mĂ« Lladrovcin, HamzĂ«n e Lushtakun: VetĂ«m tĂ« bashkuar arrihen fitoret mĂ« tĂ« mĂ«dha

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza dhe kryetarin e Skënderajt Sami Lushtaku.

Ahmeti, krahas pamjeve të publikuara tha se fitoret e mëdha arrihen vetëm të bashkuar.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto ditë të rëndësishme sjellin jo vetëm përgjegjësi të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithëve që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Kosovës.

Vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha.

🔮 Berat Buzhala: Kurrgjo nuk e tradhton karakterin e vertete te nje pushtetari se sa mimikat dhe ngerdheshja. Keto ishin...
24/11/2025

🔮 Berat Buzhala: Kurrgjo nuk e tradhton karakterin e vertete te nje pushtetari se sa mimikat dhe ngerdheshja. Keto ishin mimikat e Vjoses kur eshte pyet per nje deklarate te Ganimete Musliut.

Reagimi i saj ishte “a njeri qe p***a fole”.

Nenteksti i ketij teksti eshte pothuajse racist, percmues dhe nencmues.

Vjosa eshte prej figurave ma te poshtra politike ne Kosove.

Ajo eshte ne pushtet, ne nje forme ose ne nje tjeter qe nga viti 2007, here keshilltare, here deputete e tash edhe Presidente, mirepo na si popull, diqysh, hala jemi ne borxh te kjo.

E pakenaqur, e frustruar, arrogante. Plot mllef dhe plot privilegje.

🔮 Banorja do tĂ« qĂ«ndrojĂ« njĂ« javĂ« nĂ« versionin italian tĂ« spektaklit
24/11/2025

🔮 Banorja do tĂ« qĂ«ndrojĂ« njĂ« javĂ« nĂ« versionin italian tĂ« spektaklit

👇
24/11/2025

👇

“Jam duke e menduar garĂ«n pĂ«r deputet, mendoj se ligji zgjedhor, njerĂ«zit qĂ« janĂ« nĂ« listĂ« munden me penalizu njĂ«ri-tjetrin”👇

👇
24/11/2025

👇

"UnĂ« e di qĂ« kundĂ«rshtarĂ«t kanĂ« dĂ«shirĂ« me pa pĂ«rçarje edhe mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« PDK, por PDK-ja Ă«shtĂ« nĂ« ditĂ« tĂ« mira"👇

🔮 Investimet jashtĂ« KosovĂ«s rriten pĂ«r 55% – Pse po largohen bizneset?Bizneset kosovare po zgjerojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«...
24/11/2025

🔮 Investimet jashtĂ« KosovĂ«s rriten pĂ«r 55% – Pse po largohen bizneset?

Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e rajonit.

Ky trend reflektohet qartë edhe në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilat tregojnë rritje të ndjeshme të investimeve direkte jashtë vendit.

Sipas BQK-sĂ«, gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, investimet direkte tĂ« kosovarĂ«ve jashtĂ« KosovĂ«s arritĂ«n nĂ« 166.6 milionĂ« euro – njĂ« rritje prej 55% krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, kur shuma ishte 107 milionĂ« euro.

Për krahasim, vlera e këtyre investimeve ishte 59.1 milionë euro në vitin 2020, u rrit në 100.3 milionë euro në vitin 2021 dhe vazhdoi të ngjitej deri në 224.3 milionë euro në vitin 2024.

ShqipĂ«ria – destinacioni kryesor i investitorĂ«ve kosovarĂ«

NjĂ« nga bizneset qĂ« e ka zhvendosur fokusin jashtĂ« KosovĂ«s, Ă«shtĂ« kompania ndĂ«rtimore “Uni Projekt”, e drejtuar nga Fitim Bacaliu, i cili prej gjashtĂ« vjetĂ«sh operon nĂ« ShqipĂ«ri.

Ai tregon se i ka zvogëluar investimet në Kosovë dhe i ka orientuar ato drejt tregut shqiptar.

Arsyeja kryesore: fitimet më të qëndrueshme.

“NĂ« KosovĂ«, fuqia blerĂ«se ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m, ndĂ«rsa nĂ« ShqipĂ«ri ka shumĂ« blerĂ«s tĂ« gatshĂ«m”, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Bacaliu investon deri në 4 milionë euro në vit në Shqipëri, kryesisht në Shëngjin dhe Lezhë, dhe punëson vetëm staf vendas.

Thotë se ky model u ka dhënë më shumë stabilitet investimeve të tij.

“BlejmĂ« toka, shesim dhe ndĂ«rtojmĂ« objekte tĂ« larta banimi
 VetĂ«m unĂ« jam nga Kosova – inxhinier. TĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t janĂ« nga ShqipĂ«ria”, shpjegon afaristi.

NjĂ« tjetĂ«r rast Ă«shtĂ« edhe kompania prodhuese e kĂ«pucĂ«ve “Solid Shoes” nga Suhareka, e cila prej muajit mars zotĂ«ron 40 pĂ«r qind tĂ« aksioneve tĂ« njĂ« fabrike nĂ« TiranĂ«.

Drejtori menaxhues, Shpejtim Kuçi, thotë se zgjerimi në Shqipëri është bërë për shkak të përvojës më të madhe prodhuese, numrit më të madh të klientëve, si dhe lehtësive për eksport drejt vendeve që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Ai, po ashtu, thekson se transporti detar përmes porteve shqiptare është shumë më i favorshëm për kompanitë që synojnë tregjet ndërkombëtare.

“Ka shtete ku si KosovĂ« hasim barriera, ndĂ«rsa ShqipĂ«ria ka marrĂ«veshje mĂ« tĂ« hershme tregtare”, thotĂ« Kuçi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

“Arsye tjetĂ«r Ă«shtĂ« se ne synojmĂ« edhe tregun amerikan dhe nĂ« ShqipĂ«ri tregtia mund tĂ« organizohet mĂ« lehtĂ« pĂ«r shkak tĂ« transportit detar”, shton ai.

Kompania e tij punëson rreth 600 punëtorë në Shqipëri, 200 në Kosovë dhe 80 në Preshevë.

Sipas Institutit pĂ«r Studime tĂ« Avancuara – GAP nĂ« PrishtinĂ«, vetĂ«m vitin e kaluar kosovarĂ«t investuan mbi 80 milionĂ« euro nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2023 mbi 95 milionĂ« euro.

Në Mal të Zi, ndërkaq, investimet e tilla në vitin 2024 kapën vlerën e 18.2 milionë eurove.

Pse largohen bizneset?

Ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve e shohin si shqetësuese rritjen e investimeve jashtë Kosovës.

Ata paralajmërojnë se ky trend mund të intensifikohet, nëse nuk merren masa urgjente.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë po i shtyjnë bizneset drejt tregjeve të tjera.

“Ne ende funksionojmĂ« me sistem klasik. Mungesa e digjitalizimit ngadalĂ«son proceset. Kjo e komplikon procesin pĂ«r bizneset dhe ato heqin dorĂ«â€, thotĂ« Rafuna pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai rikujton edhe daljen e kompanive të mëdha në tregun e hapur të energjisë, më herët këtë vit.

Kjo ka bërë që çmimi i rrymës për to të shtrenjtohet dhe ato të bëhen më pak konkurruese në treg, krahasuar me vendet e rajonit.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se orientimi i bizneseve drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe shteteve të tjera tregon se jashtë vendit ato gjejnë kushte më të favorshme.

Sipas tij, shqetësuese është sidomos largimi i bizneseve prodhuese.

“PĂ«rveç procedurave burokratike dhe problemeve me energji, imazhi i produkteve qĂ« prodhohen nĂ« KosovĂ«, nuk Ă«shtĂ« ai qĂ« do ta dĂ«shironim, pĂ«r shkak se edhe Kosova, edhe bizneset nuk kanĂ« pasur fuqi financiare pĂ«r tĂ« zhvilluar marketing nĂ« vendet e ndryshme”, shton Mulaj.

ÇfarĂ« humb Kosova?

Largimi i bizneseve nga Kosova ka pasoja të ndjeshme për buxhetin dhe ekonominë.

Përveç daljes së kapitalit financiar, Kosova humb edhe nga të hyrat doganore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, tatimi mbi fitimin e korporatave, si dhe tatimet dhe kontributet pensionale, të cilat përfundojnë në shtetet ku kompanitë operojnë.

Për më tepër, këto biznese shpesh kthehen edhe si konkurrentë të drejtpërdrejtë në tregun vendor.

“TĂ« gjitha kĂ«to i ulin tĂ« ardhurat publike qĂ« do tĂ« mund tĂ« pĂ«rdoreshin pĂ«r shĂ«rbime publike, qoftĂ« pĂ«r shĂ«ndetĂ«si, arsim, infrastrukturĂ«â€, thotĂ« Mulaj.

Varësia e Kosovës nga importi, ndërkaq, vazhdon të rritet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar importet kapën vlerën e mbi 6 miliardë eurove, ndërsa eksportet rreth 900 milionë euro.

Edhe këtë vit situata duket e ngjashme: nga janari deri në korrik importet kanë arritur mbi 4 miliardë euro, ndërsa eksportet vetëm 521 milionë euro.

“Krejt paratĂ« e gatshme po i nxjerrim jashtĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e dhimbshme”, thotĂ« Rafuna.

EkspertĂ«t kĂ«rkojnĂ« mbĂ«shtetje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r sektorin privat, veçanĂ«risht pĂ«r industrinĂ« prodhuese, si dhe digjitalizim tĂ« shĂ«rbimeve pĂ«rmes modelit “one stop shop”.

“Nuk kĂ«rkohet ndonjĂ« kosto e lartĂ« pĂ«r t’i realizuar shĂ«rbimet digjitale, kurse bizneset do tĂ« pĂ«rfitonin shumĂ« – qoftĂ« nĂ« shpejtĂ«si tĂ« shĂ«rbimit, qoftĂ« nĂ« zvogĂ«lim tĂ« mundĂ«sisĂ« pĂ«r korrupsion”, thotĂ« Mulaj.

Ministria në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ekziston ndonjë strategji për të frenuar këtë trend të largimit të bizneseve. /REL/

👇
24/11/2025

👇

“NĂ«se nĂ« Drenas krijohen polarizime brenda pĂ«r brenda strukturave tĂ« PDK-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« problem qĂ« mund tĂ« ul numrin e votave nĂ« Drenas"👇

👇
24/11/2025

👇

🔮"NĂ« njĂ« krah me ListĂ«n Serbe", Deklaratat e VV-sĂ« pĂ«r PDK-nĂ«, iu pĂ«rgjigjet Haliti:👇

"Sepse nëse gërmojmë në biografitë e tyre do të gjejmë çështje që më shumë do të gjenden ata në pozitë të vështirë sesa të tjerët"

🔮 AktakuzĂ« kundĂ«r D.N. pĂ«r krime lufte, “si komandant i policisĂ« nĂ« ZhegĂ«r s’kishte parandaluar vrasjen e 29 civilĂ«ve sh...
24/11/2025

🔮 AktakuzĂ« kundĂ«r D.N. pĂ«r krime lufte, “si komandant i policisĂ« nĂ« ZhegĂ«r s’kishte parandaluar vrasjen e 29 civilĂ«ve shqiptarĂ«â€

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r D.N. pĂ«r “Krim lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile”. Ai akuzohet se gjatĂ« periudhĂ«s mars-prill tĂ« vitit 1999, nĂ« cilĂ«sinĂ« e komandantit tĂ« nĂ«nstacionit nĂ« ZhegĂ«r tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, s’ka ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim pĂ«r tĂ« parandaluar plaçkitjet, dĂ«bimin dhe vrasjet e 29 e civilĂ«ve shqiptarĂ«.

Sipas aktakuzës, D.N ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë.

I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e Stacionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.

“D.N edhe pse ishte njoftuar pĂ«rmes njĂ« letre nga tĂ« dĂ«mtuarit nuk kishte ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim pĂ«r tĂ« parandaluar, ndaluar ose pĂ«r ti paraqitur rastet pĂ«r hetim, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes.”

🔮 KQZ ka miratuar sot buxhetin prej 7,771,486.53 euro pĂ«r organizimin e zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhj...
24/11/2025

🔮 KQZ ka miratuar sot buxhetin prej 7,771,486.53 euro pĂ«r organizimin e zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit, dhe ka vendosur kufizimet e shpenzimeve tĂ« fushatĂ«s pĂ«r subjektet politike

🔮 Karteli, me bazĂ« nĂ« VenezuelĂ«, drejtohet sipas SHBA-ve nga NicolĂĄs Maduro dhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« regjimit tĂ«...
24/11/2025

🔮 Karteli, me bazĂ« nĂ« VenezuelĂ«, drejtohet sipas SHBA-ve nga NicolĂĄs Maduro dhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« regjimit tĂ« tij

Adresse

Paris

Site Web

Notifications

Soyez le premier Ă  savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque đ“đšđ© 𝐋𝐚𝐣𝐩𝐱 publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisĂ©e Ă  d'autres fins, et vous pouvez vous dĂ©sabonner Ă  tout moment.

Partager