Dhimbja qe nuk mban emer

Dhimbja qe nuk mban emer Kur shpirti flet unë hesht dhe lexoj bashkë me ju....!!!!

13/10/2025

Po do të kthehem o vendi im
Se uji ktu etjen s'ma shuan
Dhe buka s'ma largon urinë
Do vij atje ku më duan
Se dua të dëgjoj mirëmëngjesi
Në mbrëmje natën e mirë
Ky shpirti im s'mund të presi
Të kthehet aty ka dëshirë
E di që nuk do më njohësh
Jam thinjur s'jam më i ri
Ta dish që këtë ngjyrë flokësh
Ma bëri malli për ty
Por zërin se kam ndryshuar
Dhe theksin kur flas Gegënisht
Katër gjuhë tjera mësuar
Kjo gjuha e nënës su vyshk
Do hap krahët të përqafoj
Tkurru veç nji çast të lutem
Në gjirin tim fort të shtrëngoj
Dhe trevat që dikur ti shkëputën .....!!!!!!!

Ardi Gjana
France

10/10/2025

Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur bijtë e tu kishin burrëni
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur mblidheshin burra me nda pleqni
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur vdisnin me nder e trimëni
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur besa ish bes jo tradhëti
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur ti nuk kishe kto kufijë
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur plumbi ish hak e zija zi
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur dhe vajzat burrnesha kishe ti
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur dhe emri jot ishte Arbëri
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur treqind burra mbanin nji ushtri
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur bota mbarë ta kish zili
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur dhe pena të thurte lavdi
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur ishe e madhe Iliri
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur nuk kishe as kishë as xhami
Na ishte nji kohë o Shqipëri
Kur veç zotin kishe përmbi kry !!!!!!......

Ardi Gjana
France

21/09/2025

Plotë ftyra veshur maska
Çdo ditë na shoqërojnë
A ka sot vlerë fjala
T'vërtetën shtrembërojnë
Këndojnë e hedhin valle
Kur marrin pjesë në gzime
Kërcejnë porsi sorkadhe
Nuk bie maskë e tyre
Po dinë dhe në hidhërim
Ta qajnë si krokodili
T'shoqërojnë gjer në varrim
Se vdes gjithmonë i miri
A thua n'gjumë kur flejnë
Do bie maskë e tyre
Vallë dhe aty gënjejnë
N'çdo ëndërr kanë nji llojë ftyre
Nji ditë dhe ata vdesin
Të mirët do ti qajnë
Vallë cilën ftyrë do zgjedhin
Kur zotin t'ken përballë !!!!!

03/09/2025

Në hije të lisit dua të kthehem
Me ferra të mijat let gërvishtem
Ndaj mos më pyet sot si ndjehem
Çdo ditë që shkon unë po ndryshkem
Sdua të flas më gjuhë të huaj
As dua të mburrem se di katër
Ktë gjuhën time do ta ruaj
Sot shqip po flas vetëm në ëndërr......!!!!!!!

07/08/2025

Shumë vajza,djemë,burra e gra
U larguan dhe të lanë.
Në don ta dish çfarë bëjnë ata ,
Edhe në gjumë të thërrasin nanë .
O Shqipëri ti tokë e shejtë ,
E di nji ditë do të gëzosh .
Në gjirin tënd do kthehen krejtë ,
Nuk do të mbetet vendi bosh .
Po, do të vijnë edhe fëmijë,
Të lindur largë në emigrim .
Dhe shkollat tua përsëri ,
Porsi dikur do të gumëzhijnë.
Se në shtëpitë e ngelur bosh,
Do ndizen dritat përsëri .
Vendi do mbushet qosh më qosh,
Do të rilindësh Shqipëri .
Nuk është e largët ajo ditë ,
Ne të dëgjojmë tek rënkon.
Jo s'mund të lëmë ti mbyllësh sytë ,
E dimë shumë mirë çfarë të shëron....!!!!!

19/06/2025

Nous vivons dans un monde ou la haine domine la paix .
La mort nourrie la vie.
L'humain devient cruelle.
La démocratie n'a plus d'allier.

26/05/2025

Hodha ca gurë në lumë
Dhe peshqitë u larguan.......!!!!!!
Hodha ca gurë në llumë
Dhe ujin e trublluan
Hodha ca gurë në detë
Ai nuk u trazua.......!!!!!!!!!!!
Hodha ca gurë në kënetë
U zhdukën duke valëzuar.......!!!!!!!!!

22/05/2025

Shqiptarët dhe Shqipëria,
Janë fruti zotit .
Ato janë trashëgimia,
Që nga krijimi, në ditët e sotit .
Kush lindi e para ?
Ne apo toka !
Jo nuk janë të ndara,
Qysh kur u krijua bota.
Shqiptarët nuk erdhën në Shqipëri.
Kur bota u krijua ato ishin aty !
Dhe gjaku që në vena rrjedh,
Burimin nga kjo tokë e merr !
Perandorë e pushtues u munduan ,
Të ndanin Shqiptarët nga toka .
Por kombin tonë dot se shuan ,
Ata mbajnë lidhje të forta !
Kjo tokë është ushqyer me gjakë ,
Në beteja e luftëra pa numrim.
Ne kemi së bashku nji fat ,
Nuk shuhen Shqiptarët pa Shqipërinë!
Dhe sikur nji i vetëm të mbetet ,
Mbi tokën tënde Shqipëri !
Ai pa u shumuar s'do ngelet ,
Prapë zoti do të bëjë mrekulli !!!!!!!!.....

13/05/2025

Miredita lexuesit e mi të dashur.
Është nji indinjim i thellë i imi kur shoh që Shqiptarët etiketohen si dele apo gomere nga bashkë kombesit e tyre si rezultat i zgjedhjeve.
Për mua pjesa më e madhe e Shqiptarëve janë njerëz inteligjent pra 58% e atyre që nuk votuan Ndërsa 20% janë të punësuarit në shtet të cilët nuk kishin si të mos votonin pushtetin. Na ngelen 22%votues të cilët shpresojnë të shkretët akoma sepse Kanë nevojë për shpresë në gjendjen ku ndodhen.
Shqiptarët janë nji komb inteligjent ata që i etiktojnë si dele apo gomarë janë llumi jonë.

Me rrespekt
Ardian gjana

19/04/2025

Do doja ti ndihmoja njerëzit
E sëmurë
Me ilaqin që shkenca se gjeti
Kurrë
Do doja ti ndihmoja njerëzit
Në nevojë
Letrat e bardha në para ti ktheja
Me bojë
Do doja ti ndihmoja njerëzit që
Kanë frikë
T'ju qëndroja pranë gjithmonë
Natë e ditë
Do doja ti ndihmoja njerëzit
E vetmuar
Ti dëgjoja me vëmendje çdo ditë
Pa pushuar
Do doja ti ndihmoja njerëzit
Pa besim
Atëherë ku kurani apo bibla s'ja
Arrin
Do doja ti ndihmoja njerëzit
E pa shpresë
Dritën në fund të tunelit
Ta ndezë
Do doja ti ndihmoja njerëzit
E verbër
T'ju përshkruaja pranverën
E gjelbër
Do doja ti ndihmoja njerëzit
E pa fat
Ti mbështesja gjithmonë
Në disfatë
Do doja ti ndihmoja njerëzit
Në luftë
Pushtuesit ti zbusja zemrën
E ngurtë
Do doja t'ju dhuroja pa fund
Dashuri
Dhe atyre që urrejtjen mbajnë
Në gji !!!!!!!!.......

13/04/2025

Dije mirë unë egzistoj
Çdo ditë ashtu si ti
Kërkon nga unë të votoj
Kto katër vjet kanë histori
Ato tregojnë atë harresë
Në sytë e tu jam i përçmuar
Kur unë punoja për mbijetesë
Ti në kolltuk i rehatuar
Sot vjen këtu të më premtosh
Të njëjtat gjëra përsëri
Jam i sigurtë do të harrosh
S'mund t'më mashtrosh porsi fëmi
Se kanë kaluar tre dekada
Fëmi të isha sot jam rritur
Dhe atë shpresë që dikur e pata
Jo më në fund s'kam për ta sh*tur
Nga vendi im më ke larguar
Ja pra ku jam në arrati
Sot vjen dhe ktu për t'më mashtruar
Kur sot kam vlerë më shumë se ti
Unë sot i kam dy pashaporta
Por vendëlindja nuk ndryshon
Dhe pse e huaja më e forta
Do jem Shqiptar për gjithmon!!!!....

06/04/2025

Gjejë kurajon Shqipëri
Shtriji këmbët se ka vend
Hapi krahët përsëri
Kosovën e Çamërinë aty e nxen
Përqafoji o vendi im
Shtrëngoji në gjirin tënd
Se vend ka për Plavën e Gucin
Shkupin dhe Tetovën e nxen
Shtriji këmbët Shqipëri
Shtrati yt ka vend më shumë
Mu si nëna me fëmijë
Gji më gji të fleni gjumë
Dhe kur dielli të lindë
Lart në malet e Sharrit
Me ujë Valbone t'lani sytë
Dhe ti thani në fllad të Korabit
Më pas shtroju të hanë bukë
Se kshtu nëna bën për fëminë
Nji kafshat dua dhe unë
Shtroje sofrën në Janinë
Atë shtrat të gëdhendur bukur
Bash me shpatë të Kastriotit
S'ka kuptim të rrish e strukur
Hapi krahët n'ditë të sotit
Aty duam të vijmë dhe ne
Ne të mjerët gurbetqarë
Bëj pak vend i shtrejti Atdhe
Se në mbarë botën ke Shqipëtarë !!!!!!.....

Adresse

Pas

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Dhimbja qe nuk mban emer publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Dhimbja qe nuk mban emer:

Partager