𝗥𝗔𝗗𝗜𝗢 𝗟𝗢𝗡𝗗𝗥𝗔 𝗟𝗜𝗩𝗘

𝗥𝗔𝗗𝗜𝗢 𝗟𝗢𝗡𝗗𝗥𝗔 𝗟𝗜𝗩𝗘 🔴Live ne 𝗥𝗔𝗗𝗜𝗢 𝗟𝗢𝗡𝗗𝗥𝗔
🔴🅽🅰 🆂🅷🅿🅴🆁🅽🅳?

DEGJENERIM NE BIG BROTHER KOSOVA
24/11/2025

DEGJENERIM NE BIG BROTHER KOSOVA

Check out Palnikaj’s video.

11/11/2025
Agron Llakaj me lot ne sy per gruan e tij qe i mungon.Kliko dhe shikoje videon…
10/11/2025

Agron Llakaj me lot ne sy per gruan e tij qe i mungon.
Kliko dhe shikoje videon…

Check out Besnik Palnikaj’s video.

JURGEN ULDEDAJ, SHQIPTARI QË NGJITET DREJT MAJËS SË BOKSIT BOTËRORMë 25 tetor 2025, në arenën e madhe O2 në Londër, do t...
17/10/2025

JURGEN ULDEDAJ, SHQIPTARI QË NGJITET DREJT MAJËS SË BOKSIT BOTËROR

Më 25 tetor 2025, në arenën e madhe O2 në Londër, do të zhvillohet një përballje që ngre lart emrin e Shqipërisë dhe krenarinë e mbarë shqiptarëve.
Boksieri me origjinë nga Kastrati, ai, do të ndeshet me Rolly Lambert Fogoum për titullin botëror vakant të peshës “cruiserweight” në versionin IBO.
Jurgeni, 28 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Gjermani, është një prej sportistëve më të përkushtuar që ka nxjerrë diaspora shqiptare. Ai ka zhvilluar 21 ndeshje profesionale, prej të cilave ka fituar 20, ndërsa e vetmja humbje u kthye në një mësim që e bëri më të fortë dhe më të vendosur.

Pas një rruge të gjatë e të vështirë, Uldedaj u rikthye fuqishëm me fitore ndaj emrave të njohur si Steven Ward, Damir Beljo, Edin Puhalo dhe së fundmi Gerardo Mellado. Në vitin 2021 ai u shpall kampion bote për të rinj në versionin WBC, duke dëshmuar se djemtë shqiptarë nuk dorëzohen lehtë.
Tani, në Londër, ai do të kërkojë fitoren më të madhe të karrierës së tij, kurorën botërore IBO, nën organizimin e promovuesit të njohur Frank Warren.
Nëse triumfon, Uldedaj jo vetëm do të hyjë në historinë e boksit botëror, por do ta bëjë flamurin kuqezi të valojë me më shumë krenari në arenën ndërkombëtare.

Eshtë i pari shqiptar që arrin kaq lart në botën e boksit profesionist, ndoshta edhe në të gjithë Ballkanin, për peshat e rënda.
Kjo e bën edhe më të rëndësishme këtë sfidë botërore, ku një djalë me zemër shqiptari synon të prekë majën e sportit më të ashpër e më fisnik.
Në çdo grusht të tij ndjehet forca e malësorit, dinjiteti i shqiptarit që nuk përkulet para asnjë sfide.
Dhe më 25 tetor, në zemër të Londrës, Jurgen Uldedaj do të luftojë për nderin e kombit dhe për çdo shqiptar që e do këtë tokë me shpirt.

Jo vetëm kastratasit, por të gjithë shqiptarët ftohen të mbështesin Jurgenin në këtë betejë të madhe për titullin botëror.
Më 25 tetor, le të bëhemi bashkë si një zemër, një flamur dhe një zë.
Të gjithë pas Jurgenit, shqiptarit që po ngjitet drejt majës së botës me grushtin dhe zemrën e tij.

Besnik Nikoll Palnikaj

🩷 Tetor – Muaji Roz i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit 🩷Tetor është muaji që na kujton rëndësinë e parandalimit dhe...
01/10/2025

🩷 Tetor – Muaji Roz i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit 🩷

Tetor është muaji që na kujton rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Ky muaj simbolizohet me ngjyrën roz, ngjyrë e cila mbart shpresë, forcë dhe unitet për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.

🔹 Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta tek gratë, por kur zbulohet herët, mundësitë e shërimit rriten ndjeshëm.
Prandaj kujdesi për shëndetin fillon me hapa të vegjël: 🌸 Një kontroll i vogël sot, mund të shpëtojë jetë nesër.
Le të mbështesim njëra-tjetrën, të përhapim ndërgjegjësim dhe të mos harrojmë se parandalimi është arma më e fortë kundër kancerit të gjirit.

Ngushellime Familjes Kelmendi për tragjedin që ju ndodhi sot.Zoti e meshirofte vllaun e Gjestit!
26/09/2025

Ngushellime Familjes Kelmendi për tragjedin që ju ndodhi sot.
Zoti e meshirofte vllaun e Gjestit!

Address

London

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when 𝗥𝗔𝗗𝗜𝗢 𝗟𝗢𝗡𝗗𝗥𝗔 𝗟𝗜𝗩𝗘 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to 𝗥𝗔𝗗𝗜𝗢 𝗟𝗢𝗡𝗗𝗥𝗔 𝗟𝗜𝗩𝗘:

Share

Category