
18/02/2025
Qëndrueshmëria në kërkimfalje
Istigfari, në fjalë të thjeshta, është tërheqja e robit të Zotit prej egos, epsh*t, nefsit dhe ndienjave të errëta, duke u përgjunjur drejt Krijuesit me modesti, me varfëri ndaj Tij dhe me pendesë, duke thënë: “O Zoti im! Unë jam i pafuqishëm, Ti je i Fuqishëm dhe i Mëshirshëm! Unë jam shërbëtori Yt i përulur që kam nevojë për mëshirën dhe faljen Tënde. Më trego butësinë dhe mëshirën tënde nëpërmjet Bujarisë Sate.” Këtë lutje duhet të jetë në gjendje që ta thotë dhe jo ta lërë vetëm me fjalë, por ta përforcojë me vepra të mira, duke përndritur kështu botën e tij të jashtme e njëkohësisht edhe atë të brendshme, pa u ndalur dhe pa u lodhur në rrugën e pastrimit.
Është për shkak të konsideratave të larta në raportet me Krijuesin ajo që i ka bërë disa prej evlijave të Zotit shpeshherë të luten kështu: “Zoti ynë! Ndërsa ne nuk kishim nevojë as për ekzistencë, as për këtë apo atë gjë, Ti na ke dhënë si bekime edhe gjërat që nuk na duheshin. Tani na duhet robëria e sinqertë. Ne kemi nevojë për Ty dhe mëshirën Tënde. Ne as që ekzistonim, nuk mund të kishim menduar kurrë të ekzistonim, nuk e kishim menduar kurrë të ishim njerëz, s’ishte kjo gjë në mundësitë tona. Këto gjëra nuk ishin ato që na duheshin. Mirëpo Ti u tregove mjaft Bujar për të na i dhënë të gjitha. Megjithatë, tani e tutje ne kemi aq shumë nevojë për Ty që të mund të qëndrojmë në këmbët tona; Ne kemi aq shumë nevojë për Ty që të mos pengohemi e të mos biem… Ne kemi nevojë për Ty aq shumë që të mund të qëndrojmë në rrugën e Xhenetit; Ne kemi aq shumë nevojë për Ty, që të mos ngërthehemi nga dobësitë tona dhe të ecim drejt kënaqësisë Tënde. O Zot, që na jep gjëra që nuk na u deshën! Të kërkojmë atë që na nevojitet…”
👇
Për më tepër, shkrimin e plotë mund ta lexoni në websajtin e Dritës Islame ⬇️
https://dritaislame.al/qendrueshmeria-ne-istigfar-kerkimfalje/