Foleza Official

Foleza Official Foleza,

24/07/2025

"Ji i zënë me veten. Askush nuk ta ka garantuar se do të dalësh i fituar që këtej. Madje asgjë. Mos u gënje duke u mbështetur te veprat, a se fale namaz, e dhe zekat, dhe agjërove, a bëre një vepër të mirë, kujtove se meritove Xhenetin dhe tani erdhi koha të mbështetesh pas kolltukut e të merresh me gjendjen e të tjerëve a të botës? Merru me nefsin tënd. Mbaj gjuhën. Shto sinqeritetin. Punët e botës janë në kaderin e Zotit. Jo vetëm të njerëzve, por edhe të gjetheve, të grimcave, të atomeve, të rërës që merr era, të pikës së shiut që hedh reja, të krahut të mushkonjës që të pickoi mbrëmë, të kafes që pive qëparë e kështu...çdo gjë është në kontrollin, mbikqyrjen, planin dhe zbatimin e urdhrit të Tij. Ji i përulur përpara Zotit, vetëm mëshira e Tij do të na shpëtojë. Nefsi është i zorshëm që të edukohet. Prej nefsit u ankua Profeti Jusuf. Veç po më mëshiroi Zoti tha, përndryshe, s'e nxjerr dot në të pastër. Madje edhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s., tha se as ai nuk shpëtonte pa mëshirën e Zotit. As ti mos e justifiko nefsin.
Ji me Zotin. Çdokush ka sprovën e vet. Nesër, mbase je ti në të njëjtën gjendje si ai që paragjykove. Shejtani e mbajti veten "më të mirë se ai, se Ademi a.s. pra, se tjetri...". Kujdes me mendimin "jam më i mirë"... madje kujdes me mendimin "jam mirë..." Mos u mjafto, nuk dihet se si do jetë përfundimi ynë, ndofta, krahas veprave që bëmë, do na shpëtojë ajo që nuk bëmë, që mbajtën gjuhën, mendimin dhe zemrën në kohë sprove e fitneje, që falëm kur patëm të drejtë, që u tërhoqëm nga një debat i kotë a i plotë qoftë, që nuk thyem kur na thyen, që buzëqeshëm pakëz kur qe për t'u vërenjtur fytyra, që nuk rrudhëm turinjtë, duke mos përhapur dhe më urretje, më shumë nga ç'kanë përhapur njerëzit e nefseve firaunikë të kohës...ndaj lutemi siç më i miri i profetëve e më i miri i njerëzve, e i gjithë krijesave, Muhamed Mustafaja a.s.: "O Zot na e bëj të mirë përfundimin e të gjitha çështjeve tona! E na bëj të dalim nga dynjaja me shehadet e iman!"

Address

Trana, Albania
Kosti

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Foleza Official posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Foleza Official:

Share