Radio Dukagjini - Videos

Radio Dukagjini - Videos Jepi jetë biznesit tënd,
reklamo në Radio Dukagjini
+383 43 777 022 Filluam si radio lokale, me drejtor Agim Lluka dhe kryeredaktor Feim
Kurhasani.

Radio Dukagjini është radiostacion privat, komercial, i cili transmeton
programin në rrjetin tokësor dhe internet 24 orë.
Çdo gjë filloi në vitin 1999. Programi i parë eksperimental që përmbante vetëm muzikë dhe sigla filloi me frekuencen 106.3, me datën 16 shtator 1999. Ndërkohë vetëm javë më vonë, 3 tetor, filloi transmetimi i parë me skemë programore të rregullt, transmetuar nga ora 08:00 e mën

gjesit deri në orën 01:00 pas mesnate që përmbante kryesisht programe muzikore, programe foljore dhe kontaktuese. Në këto fillimit e arta e plot entuziazëm pjesë e Radio Dukagjinit ishin një
numër i vogël i të punësuarve por që puna e tyre kurorëzoi sukseset e
njëpasnjëshme. Në vitin 2001 Radio Dukagjini nga një radio lokale kalon në një radio
kombëtare e cila vetëm pas një viti në sondazhin e parë të zhvilluar nga
agjensioni amerikan Irex për media është shpallur radio më e degjuar në
Kosovë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Pikerisht nga viti 2001 Radio Dukagjini krijon dhe transmeton nga dy
studio, në Prishtinë dhe Pejë. Programi i Radio Dukagjinit është i organizuar në këto sektore:
- Redaksia e programeve informative
- Redaksia e programeve zbavitëse
- Redaksia e programeve muzikore
- Detapartamenti i sh*tjes dhe administrata
- Produksioni

Me një audiencë në mbarë botën, falë zhvillimit të teknologjisë, me një
gërshëtim të përvojës së të punësuarve të parë dhe me të rinjëve të fundit, me programe për të gjithë. Me një paanshmëri dhe objektivitet. Jo vetëm kaq. Me një sukses të palëkundur kemi punuar dhe arritur që dëgjuesi të jetë pjesë aktive e Radio Dukagjinit, duke besuar në ne, me vlerësimet, kritikat, sugjerimet dhe propozimet e tyre. E gjitha kjo dëgjohet dhe përjetohet me dashuri përveç në frekuencat si në hartë gjithashtu edhe në të gjitha rrjetet sociale. Dhe kur Radio Dukagjini shënon çerek shekulli punë, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin tuaj dëgjues të dashur dhe të gjithë ju
bashkëpunëtorë. Tashmë në këtë institucion po krijohet brezi i tretë dhe vlenë të përmendet që udhëhiqet nga një grua, Edita Doli-Muhaxhiri. Prandaj gjëra të mëdha ndodhin atëherë kur bashkëveprojmë!

14/11/2025

“Inspiruese, në daljen e parë në Evropë fitoi medalje për Kosovën ne bodybuilding” / Ela Deda, bodybuilding

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, ka vendosur të rikthehet në Kosovë pas një dekade jetese në Kanada, vend...
14/11/2025

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, ka vendosur të rikthehet në Kosovë pas një dekade jetese në Kanada, vendim që e ka konfirmuar në një intervistë, duke theksuar se rikthimi është ndikuar nga përkrahja e bashkëshortit dhe dëshira për të qenë më afër fansave, ndërsa ka pranuar se periudha e parë pas vendimit ka qenë sfiduese për familjen, veçanërisht për fëmijët; ky rikthim shihet si një hap i rëndësishëm për jetën e saj personale dhe për ringjalljen e karrierës muzikore në skenën vendore.

Enver Hoxhaj, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se zgjed...
14/11/2025

Enver Hoxhaj, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se zgjedhja e liderit të ri të partisë është një çështje thellësisht politike dhe jo teknike, duke theksuar rëndësinë e garës së brendshme dhe mundësinë që në këtë proces të përfshihen edhe figura të paprovuara; ai ka shprehur përkushtimin për të kontribuar në tejkalimin e ngërçit politik dhe për të ndërtuar një dialog të hapur brenda partisë, duke theksuar se secili kandidat duhet të caktojë vetë misionin e tij dhe të synojë përmbushjen e një qëllimi të caktuar politik në të ardhmen e PDK-së.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 18:40 në magjistralen P...
14/11/2025

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Zajm të Klinës, ku janë përfshirë tri vetura; të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaktarin e aksidentit.

14/11/2025

"Nuk duhet t'ja dalësh me patjetër, të paktën jo sot"

Pas refuzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me parregullsitë e pretenduara në ...
14/11/2025

Pas refuzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Supreme, duke e cilësuar vendimin e PZAP-it si të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e zhvillimeve zgjedhore në këtë komunë; sipas PDK-së, janë paraqitur prova që dëshmojnë cenimin e procesit dhe mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve, ndërsa partia ka theksuar se do të vazhdojë me hapat ligjorë për të mbrojtur votën e lirë, të drejtë dhe të pastër.

14/11/2025

“Punojmë punë krahu dhe luajmë futsal, e kemi një kuti ku secili futbollist i komunitetit ashkali kontribuon aq sa ka” / Kajdar Haziri & Mensur Durmishi, FK Rinia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
14/11/2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkonte përsëritjen e procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, duke vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për të urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të organizojë rivotim në këtë komunë.

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Grand Prix të Zag...
14/11/2025

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Grand Prix të Zagrebit, ku në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë mposhti bindshëm hungarezen Reka Pupp me “Ippon” pas vetëm 2 minuta e 26 sekondash, duke e çuar bilancin e saj ndaj saj në dhjetë fitore e një humbje; kjo është medalja e tetë e artë në Grand Prix për xhudisten kosovare, e cila këtë vit ka fituar medalje në të gjitha garat e mëdha ku ka marrë pjesë, përfshirë të bronztën në Grand Slam të Parisit, të argjendtën në Grand Prix të Austrisë dhe në Kampionatin Botëror në Budapest, si dhe të artën në Evropianin për seniorë në Podgoricë, ndërsa më 28 nëntor synon tjetër triumf në Grand Slam të Abu Dhabit.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, pas konf...
14/11/2025

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, pas konferencës së saj për media, duke i cilësuar si “skandaloze” akuzat e saj ndaj Prokurorisë për ndjekje politike, duke theksuar se Hajdari nuk ka as peshë politike e as kontribut për t’u ndjekur politikisht, ndërsa aktakuza ndaj saj lidhet me keqpërdorimin e milionave euro nga rezervat shtetërore, duke e akuzuar për abuzim me detyrën dhe për instrumentalizim nga kryeministri Albin Kurti.

14/11/2025

Trągjedia në Bruklin: Kosovari Burim Havolli, vritęt teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje
New York – Raporton Beqir Sina, gazetar i ALBTVUSA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, që ta zhbllokojë bu...
14/11/2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, që ta zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit.

Ndërsa Murati paralajmëroi padi për shpifje ndaj Ramës, për këto deklarata.

E tashmë Rama i është përgjigjur edhe për këtë. I thotë se do shihen në Prokurori.

Address

71 Shelton Street
London
WC2H 9JQ

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Dukagjini - Videos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Dukagjini - Videos:

Share