12/08/2026
Farka po përfshihet nga flakët, ndërsa zjarri po rrezikon dhe po djeg shtëpitë e pasuritë e banorëve. Familje të tëra po përballen me frikën se mund të humbasin gjithçka kanë ndërtuar me vite.
Në një situatë kaq të rëndë, qytetarët nuk mund të ndihen të braktisur. Ku është shteti? Ku është reagimi dhe ndërhyrja urgjente?
Nuk po digjet vetëm toka, por po rrezikohen shtëpi, prona dhe mundi i shumë familjeve. Farka ka nevojë për ndihmë dhe ndërhyrje të menjëhershme. Banorët nuk mund të përballen të vetëm me një situatë të tillë.
Farka po digjet, shtëpitë dhe pasuritë po rrezikohen, ndërsa shteti duhet të jetë aty tani, jo kur të jetë tepër vonë.