Radio Dukagjini

Radio Dukagjini Jepi jetë biznesit tënd,
reklamo në Radio Dukagjini
+383 43 777 022 Filluam si radio lokale, me drejtor Agim Lluka dhe kryeredaktor Feim
Kurhasani.

Radio Dukagjini është radiostacion privat, komercial, i cili transmeton
programin në rrjetin tokësor dhe internet 24 orë.
Çdo gjë filloi në vitin 1999. Programi i parë eksperimental që përmbante vetëm muzikë dhe sigla filloi me frekuencen 106.3, me datën 16 shtator 1999. Ndërkohë vetëm javë më vonë, 3 tetor, filloi transmetimi i parë me skemë programore të rregullt, transmetuar nga ora 08:00 e mën

gjesit deri në orën 01:00 pas mesnate që përmbante kryesisht programe muzikore, programe foljore dhe kontaktuese. Në këto fillimit e arta e plot entuziazëm pjesë e Radio Dukagjinit ishin një
numër i vogël i të punësuarve por që puna e tyre kurorëzoi sukseset e
njëpasnjëshme. Në vitin 2001 Radio Dukagjini nga një radio lokale kalon në një radio
kombëtare e cila vetëm pas një viti në sondazhin e parë të zhvilluar nga
agjensioni amerikan Irex për media është shpallur radio më e degjuar në
Kosovë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Pikerisht nga viti 2001 Radio Dukagjini krijon dhe transmeton nga dy
studio, në Prishtinë dhe Pejë. Programi i Radio Dukagjinit është i organizuar në këto sektore:
- Redaksia e programeve informative
- Redaksia e programeve zbavitëse
- Redaksia e programeve muzikore
- Detapartamenti i sh*tjes dhe administrata
- Produksioni

Me një audiencë në mbarë botën, falë zhvillimit të teknologjisë, me një
gërshëtim të përvojës së të punësuarve të parë dhe me të rinjëve të fundit, me programe për të gjithë. Me një paanshmëri dhe objektivitet. Jo vetëm kaq. Me një sukses të palëkundur kemi punuar dhe arritur që dëgjuesi të jetë pjesë aktive e Radio Dukagjinit, duke besuar në ne, me vlerësimet, kritikat, sugjerimet dhe propozimet e tyre. E gjitha kjo dëgjohet dhe përjetohet me dashuri përveç në frekuencat si në hartë gjithashtu edhe në të gjitha rrjetet sociale. Dhe kur Radio Dukagjini shënon çerek shekulli punë, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin tuaj dëgjues të dashur dhe të gjithë ju
bashkëpunëtorë. Tashmë në këtë institucion po krijohet brezi i tretë dhe vlenë të përmendet që udhëhiqet nga një grua, Edita Doli-Muhaxhiri. Prandaj gjëra të mëdha ndodhin atëherë kur bashkëveprojmë!

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të garojë në koalicion me Guxo, Altern...
05/12/2025

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të garojë në koalicion me Guxo, Alternativa dhe PDSHK, duke e cilësuar këtë bashkim si një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje transparente e me integritet. Sipas njoftimit, ky koalicion hap një vizion të ri politik dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes, ndërsa theksohet se të katër subjektet kanë dhënë ndër vite kontribut në mbrojtjen e interesit publik, avancimin e barazisë qytetare dhe ruajtjen e karakterit republikan të shtetit, duke sjellë vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik.

Kosova për herë të parë është bërë pjesë e shortit për Kupën e Botës 2026, i hedhur sot në Uashington, ku në rast se arr...
05/12/2025

Kosova për herë të parë është bërë pjesë e shortit për Kupën e Botës 2026, i hedhur sot në Uashington, ku në rast se arrin të sigurojë kualifikimin përmes ndeshjeve të ‘play-off’-it, do të përballet në Grupin D me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguain dhe Australinë. Botërori i ardhshëm, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të ketë rekord pjesëmarrjeje me 48 skuadra, ndërsa Kosova do të synojë kalimin historik duke nisur me ndeshjen ndaj Sllovakisë në Bratisllavë dhe, në rast fitoreje, finalen e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Turqisë ose Rumanisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin diskutoi për...
05/12/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin diskutoi për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit, marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, si dhe urgjencën e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së, duke ritheksuar përkushtimin për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Francës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për m...
05/12/2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe, duke miratuar ankesën e këtij subjekti politik dhe duke e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, pas pranimit të rekomandimit të Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar të KQZ-së.

Policia moldaviane ka kryer rreth 50 bastisje në vende të ndryshme të vendit, duke zbuluar prova se një grup i organizua...
05/12/2025

Policia moldaviane ka kryer rreth 50 bastisje në vende të ndryshme të vendit, duke zbuluar prova se një grup i organizuar – i trajnuar më parë në një kamp në Serbi – po planifikonte të shkaktonte trazira dhe protesta të dhunshme me synim destabilizimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar pasaporta biometrike, karta bankare të lëshuara nga institucione financiare ruse, radio, dylbi dhe municione të ndryshme, në një rast që lidhet me arrestimin e dy personave në Serbi për organizimin e trajnimeve taktike për qytetarë moldavë e rumunë, të cilat autoritetet në Kishinjev i kanë cilësuar si pjesë e një plani të shërbimeve sekrete ruse për destabilizimin e Moldavisë gjatë zgjedhjeve, akuza që Moska i ka mohuar.

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditu...
05/12/2025

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur e para në trajnimin ndërkombëtar ushtarak të mbajtur për dy muaj në Abu Dhabi, në Shkollën Ushtarake për Femra “Khawla Military School”.

Ky trajnim prestigjioz, i organizuar nën patronazhin e Lartmadhërisë së Saj Sheikha Fatima bint Mubarak, e njohur si “Nëna e Kombit” në Emiratet e Bashkuara Arabe, mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme dhe u përmbyll me një ceremoni solemne ku morën pjesë zyrtarë të lartë të Emirateve, ambasadorë, diplomatë dhe përfaqësues ushtarakë ndërkombëtarë.

Kosova u përfaqësua nga tre oficere të FSK-së, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e grave ushtarake kosovare, ndërsa Bajraktari u vlerësua si më e mira e këtij trajnimi, duke ngritur lart emrin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën e fillimit të procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të ...
05/12/2025

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën e fillimit të procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar 24 shkurtin 2016, për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.

Address

71 Shelton Street
London
WC2H9JQ

Telephone

+38345901000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Dukagjini posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Dukagjini:

Share