InaL InaL – Zëri i vërtetë i shqiptarëve. Histori, kulturë, traditë e aktualitet kombëtar në një hapësirë që mban gjallë shpirtin dhe krenarinë shqiptare.

10/10/2025

Bedri Shala ishte një nga komandantët e Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepronte në rajonin e Drenicës të Kosovës. Ai luajti një rol kyç në operacionet e UÇK-së kundër forcave serbe gjatë Luftës së Kosovës. Bedri Shala, Dëshmori i Kombit edhe pse i lindur në Drenicë, ai e dha jetën për Kosovën në betejën e Junikut në vitin 1998.
🇽🇰

09/10/2025

Hamëz Jashari (19 Shkurt 1950 – 7 Mars 1998) ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllau i kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit.
Lindi më 19 Shkurt 1950 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajit, rajoni i Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 Mars 1998 po në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
🇽🇰

09/10/2025

Selman Kadri Hasanaj, i njohur si Selman Kadria (1906 - qershor 1938)[1] ishte heroishqiptar i cili në vitin 1938 në fshatin Cerrcë të Istogut vrau serbin Miliç Kerstiç ndryshe Miliç Kersta i cili atë kohë kishte qenë kryetari i çenikëve serb të Istogut apo ‘’’Vojvoda i Istogut’’’ si dhe komandat i xhandarmërisë serbenë rrethinën e Istogut. Ishte përgjegjës për disa masakra të tmerrshme kundër popullit shqiptar.
🇽🇰

08/10/2025

Sot, më 08.10.2025, shënohet përvjetori i rënies së komandantit të Brigadës 112 të UÇK-së, Abedin Rexha “Sandokani”.🇦🇱
Sandokani” nuk ishte vetëm luftëtar, ai ishte fryma e lirisë, zëri i atdheut që nuk pranoi heshtjen as robërinë.
🇽🇰

08/10/2025

Dëshmori Smajl Bazaj, që dha shumë për Kosovën e ra dëshmorë me 5 mars në Prekaz.
Në momentin kur Bazaj kishte ndërruar jetë, la pas vetes vajzën asokohe një vjeçare, Xhejlane Bazajn.
🇽🇰

07/10/2025

Dëshmori i atdheut Gëzim Hamza-PIKTORI, jeton me veprën madhështore që e shkroi me gjak, sa të ketë jetë në truallin dhe nënqiellin shqiptar.
🇽🇰

07/10/2025

Sakip Mustafë Mulaku është I lindur më 24.04. 1953, në fshatin Gajre të Kaçanikut.
Kur Kosova rënkonte nga këmba e serbit, Sakipi radhitet atje, ku e kanë vendin vetëm trimat e lirisë.
🇽🇰

06/10/2025

Dëshmori i Kombit Rifat Mëziu (1967-998)
Kur atdheu kërkoi lirinë, aty kishte Rifat Mëziun.
🇽🇰

06/10/2025

Dëshmori Islam Neziraj ishte vetëm 17 vjeç.(1981 - 1999)
Nga bankat e shkollës, Islam Neziraj u rreshtua në formacionet e UÇK-së dhe me pushkë në dorë u bë shembull i betimit ushtarak: “Liri a Vdekje!
Shokët e pagëzuan me nofkën “Qershori”
🇽🇰

05/10/2025

🇦🇱145 vite më parë, më 2 qershor 1880, lindi në Manastir, “Nderi i Kombit”, Parashqevi Dhimitër Qiriazi.
Sekretarja e Kongresit të Manastirit autore e abetares së parë shqipe sipas alfabetit të Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër shqiptare autore e një projekti arsimor dhe e vetmja femër në botë, delegate në Konferencën e Paqes në Paris (1919).

Mirënjohje përjetë, Pishtarja e Arsimit Kombëtar Shqiptar! 🇦🇱🌍

05/10/2025

Njomëza Lipaj (1985 - 1999)
Dëshmorja 14 vjeçare e UÇK-së.
Nuk ishin të rralla rastet kur çunat dhe çupat tona ende të mitura, këmbëngulnin të mobilizoheshin në radhët e UÇK-së, duke sfiduar edhe rregullat e rekrutimit të kësaj ushtrie, të cilat përfillnin edhe kriterin e moshës. Njëra prej të tillave çupa, të cilës i bëhet peng që ta vëjë pushkën e lirisë në supe e të marrë epitetin ushtare e UÇK-së ishte edhe dëshmorja e kombit Njomëza Lipaj.
Zëri i gazetarës së nderuar: Sabrie S Haxhiu
🇽🇰

Address

London

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when InaL posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share