Televizioni Tribuna në Greqi

Televizioni Tribuna në Greqi Tribuna is a online media in Albanian Language, based in Athens - Greece

17/12/2025

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin

Me pikëllim të thellë u njoftuam për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtores dhe mikes së Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ...
16/12/2025

Me pikëllim të thellë u njoftuam për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtores dhe mikes së Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, si dhe të Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, një nga shembujt më të mirë të studentëve shqiptarë që kthehen nga diaspora për të kontribuar në atdhe.

Në këtë moment shumë të vështirë për familjet e tyre, Agjencia Kombëtare e Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ta, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Me humbjen e jetës së znj. Elizabeta Katiaj, ne humbëm një figurë të shquar të komunitetit, botës së biznesit shqiptar dhe atij në diasporë, një zonje me vlera, një intelektuale me shumë ide, që ndërtoi ura bashkëpunimi, fuqizoi sipërmarrëset gra dhe kontribuoi në forcimin e lidhjeve ekonomike mes shqiptarëve kudo në botë.
Puna, integriteti dhe shpirtit i saj bashkues do të mbeten të pazëvendësueshme.

Kujtimi i tyre qoftë i përjetshëm!

Lamtumirë Beta dhe Eorda 🙏😢🕊️🕊️

WEB/ Agjencia Kombëtare e Diasporës

11/12/2025
Mirëmëngjes të gjithëve!Mot i keq ka përfshirë gjithë Greqinë dhe shumë zona po përballen me përmbytje.Ju ftojmë të na d...
05/12/2025

Mirëmëngjes të gjithëve!

Mot i keq ka përfshirë gjithë Greqinë dhe shumë zona po përballen me përmbytje.
Ju ftojmë të na dërgoni raportet tuaja nga terreni, foto, video dhe zonën ku ndodheni , që të informojmë sa më shpejt dhe sa më saktë publikun.

Me respekt,
Stafi i Televizionit Tribuna

Kjo foto nuk vjen nga ndonjë vend i varfër i botës së tretë. Nuk është as ndonjë qendër shëndetësore e braktisur në peri...
05/12/2025

Kjo foto nuk vjen nga ndonjë vend i varfër i botës së tretë. Nuk është as ndonjë qendër shëndetësore e braktisur në periferi.

Kjo është pamja e Spitalit Onkologjik të Tiranës në vitin 2025.

Aty ku trajtohen pacientët më të brishtë, më të sëmurë dhe më të lodhur. Aty ku çdo minutë pritjeje është torturë. Aty ku qytetarët duhet të kishin shërbimin më të mirë, sepse luftojnë për jetën.

Por realiteti është ky: një nënë e moshuar, e rrëzuar nga lodhja, e shtrirë mbi disa karrige të mbledhura bashkë, ndërsa punonjëset e spitalit përpiqen t’i matin tensionin në mënyrën më improvizuar të mundshme. Rreth saj, të moshuar të tjerë presin të pafuqishëm, të ulur në karrige të rreshtuara si në një stacion autobusi, jo në një spital.

Asnjë barelë. Asnjë karrocë me rrota. Asnjë ambient ku pacientët që humbin ndjenjat të marrin ndihmën e duhur.

Vetëm karrige plastike dhe improvizim. Vetëm kaos dhe neglizhencë. Vetëm turp për një sistem që ka marrë miliarda në emër të “modernizimit”.

Postimi i gazetarit Osman Stafa e thotë troç: Pacientët torturohen me pritje, derisa trupi nuk mban më. E askush nuk mban përgjegjësi për këtë mjerim të institucionalizuar.

Fotoja flet vetë: një e moshuar e shtrirë në karrige, si një send i harruar, jo si një qenie njerëzore që ka nevojë për kujdes urgjent. Ndërkohë në Onkologjik, ku duhet të ketë pajisje të standardeve të larta, mungojnë gjërat më elementare gjërat që çdo spital normal i ka: një shtrat, një barelë, një karrocë, një vend ku pacientët të ndihen të sigurt.

Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi. Kjo është dështim. Kjo është ç'njerëzim.

Sa kohë do të vazhdojë kështu? Sa pacientë të tjerë duhet të bien përtokë që dikush të reagojë? Sa nënave, baballarëve dhe të moshuarve do t’u nëpërkëmbet dinjiteti në spitale që funksionojnë vetëm në propagandë?

Onkologjiku i vitit 2025 është një akuzë e gjallë për një sistem shëndetësor të braktisur, ku qytetarët rrinë në radhë me orë, derisa bien, dhe trajtohen në karrige plastike sepse shteti nuk ka as një barelë t’u japë.

Turp. Turp institucional. Turp kombëtar.

WEB:

04/12/2025

OPEKA ofron ndihmë ekonomike prej 338 € në muaj për persona me aftësi të kufizuara të rënda. Mësoni kush përfiton, cilat janë kriteret mjekësore, sociale dhe të sigurimit, përjashtimet dhe dokumentet e nevojshme për përfshirje në program.

04/12/2025

Nga 1 janari 2026, përfitimi për të moshuarit e pasiguruar të OPEKA-s rritet në 419 €. Mësoni kush përfiton, kriteret e moshës, qëndrimit, të ardhurave dhe pasurisë, si dhe përjashtimet dhe mënyrën e pagesës së përfitimit.

03/12/2025

Janë publikuar rezultatet e provimeve P.E.G.P. Për 3.399 kandidatë, 1.508 kanë kaluar provimin. Ministria e Brendshme uron të suksesshmit.

03/12/2025

TAXIS 3.0, Taxisnet, kodet e tatimeve, autorizime, sistemi tatimor, e-AADE, regjistri tatimor, digitalizim, qytetarët, bizneset

03/12/2025

Mësoni si të gjeni dhe të njihni stazhet e humbura të sigurimit para vitit 2002 përmes shërbimeve elektronike të e-EFKA. Udhëzues praktik për qytetarët.

02/12/2025

Rreth gjysma e shqiptarëve të rikthyer nuk arrijnë të stabilizohen dhe planifikojnë të largohen sërish, sipas studimeve të Bankës Qendrore të Austrisë dhe të dhënave të INSTAT.

Address

Plateia Omonoias 12
Athens
10431

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Televizioni Tribuna në Greqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Televizioni Tribuna në Greqi:

Share