Adri Nurellari

Adri Nurellari Political Activist

Following in the footsteps of Baron Munchausen… just waiting for someone to light the fuse and launch me into legend. Th...
23/03/2025

Following in the footsteps of Baron Munchausen… just waiting for someone to light the fuse and launch me into legend. This cannon was once built to defend the city — now it’s launching midlife crises and firing off Albanian humor.

Step aside, Elon Musk — I’m taking the alternative fast track route to space—as live ammunition💣!

Catch me on Google Maps: incoming thunder ⚡️over the Adri-atic, courtesy of 17th-century engineering 🧨 and modern madness, fueled entirely by ego and espresso ☕️

“this is the lesson: never give in, never give in, never, never, never, never-in nothing, great or small, large or petty...
21/03/2025

“this is the lesson: never give in, never give in, never, never, never, never-in nothing, great or small, large or petty — never give in except to convictions of honour and good sense. Never yield to force; never yield to the apparently overwhelming might of the enemy.”—
Winston Churchill
October 29, 1941

Drenica – Kështjella pa Mure! Nuk e kuptoj se ku buroi gjithë ai heroizëm në një krahinë fushore-kodrinore të rrethuar n...
18/03/2025

Drenica – Kështjella pa Mure!

Nuk e kuptoj se ku buroi gjithë ai heroizëm në një krahinë fushore-kodrinore të rrethuar në çdo anë nga forcat armike. Pa male që të jepnin epërsi strategjike e mundësi strehimi, pa kufirin e Shqipërisë afër që të ofronte mundësi për mbështetje si dhe tërheqje taktike e rigrupim. Pa pyje të dendur e lumenj që të shërbejnë si mburoja natyrore, me një terren parajse për manovrimin e tankeve dhe blindave serbe, dhe tejet të vështirë për organizimin e luftës guerile dhe mbrojtjen ndaj një force të motorizuar. Drenica kishte një gjë që i mjaftoi: vendosmërinë për të mos u përkulur kurrë! 🇽🇰🇦🇱

📉 Shqipëria me nivelin më të ulët të grabitjeve në Evropë? Epo, s’është çudi, kur plaçkitjet ordinere bien, është e qart...
13/03/2025

📉 Shqipëria me nivelin më të ulët të grabitjeve në Evropë? Epo, s’është çudi, kur plaçkitjet ordinere bien, është e qartë se hajdutët nuk ndodhen në rrugë, por në zyra!

Ja pse kemi kaq pak zhvatje, hajdutët më të rrezikshëm janë në qeveri, administratë ose biznese të privilegjuara prej politikës, të veshur me kostume të shtrenjta dhe të majmur me tendera e PPP. Ata s’kanë aspak nevojë të të vjedhin portofolin në rrugë apo bizhuteritë në shtëpi, kur fare lehtë mund të ti grabisin taksat me firma dhe vula.

Nga ana tjetër, ata hajdutë që nuk arritën të bëhen oligarkë, u larguan jashtë shtetit. Kur e kupton që vjedhja është një monopol shtetëror, emigracioni duket si “plan B” më i sigurt.

Në një vend ku hajdutët e vërtetë nuk fshihen, por dalin hapur në konferenca për shtyp, si mund të ketë norma të larta grabitjeje? Këtu nuk të rrëmbejnë çantën në rrugë, por të zbrazin llogarinë bankare me një ligj ose një tender të vetëm. 🇦🇱💰

💐Lule në këtë 8 Mars për Marigo Pozion, qëndistaren e flamurit dhe një nga gratë veprimtare patriotike më të njohura. Lu...
08/03/2025

💐Lule në këtë 8 Mars për Marigo Pozion, qëndistaren e flamurit dhe një nga gratë veprimtare patriotike më të njohura. Lule për duart që endën jo vetëm fillin e flamurit, por edhe fillimin e shtet-ndërtimit tonë 🇦🇱.

Dhe bashkë me të, një përkulje plot mirënjohje për të gjitha gratë që kanë mbajtur mbi supe peshën e një kombi, duke qenë zë, shpirt dhe forcë në çdo sfidë, kthesë apo arritje të historisë shqiptare!

Respekt edhe për motrat dhe nënat, heroinat e heshtura të jetës së përditshme, që kurrë nuk marrin vëmendjen që meritojnë, por pa të cilat bota nuk do të ecte dot përpara!

Në këtë përvjetor të qëndresës së Prekazit, kujtojmë një familje që me sakrificën e saj sublime shkroi një nga faqet më ...
05/03/2025

Në këtë përvjetor të qëndresës së Prekazit, kujtojmë një familje që me sakrificën e saj sublime shkroi një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë. Familja Jashari u bë kështjella e pamposhtur e lirisë, frymëzim për çdo shqiptar që beson në lirinë, drejtësinë dhe pavarësinë e kombit tonë!

Në këtë përvjetor, përulemi me nderim të thellë para heroizmit të tyre, duke kujtuar se liria që gëzojmë sot, nuk ishte “e lirë” por u pagua shtrenjtë me gjakun e Familjes Jashari dhe mijëra dëshmorëve të tjerë sindhe me lotët e prindërve dhe fëmijve të tyre të mbetur jetimë.

Prandaj, është detyra jonë që këtë liri të mos e marrim kurrë si të mirëqenë, por ta mbrojmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm me të njëjtin përkushtim dhe sakrificë që treguan ata që na e mundësuan.

Për më tepër në këtë përvjetor, ndihem veçanërisht i gëzuar për brezat e rinj të sotshëm që e këndojnë natyrshëm e krenarë këngën “Mora Fjalë” dhe ndihen të çliruar nga komplekset e prindërve të tyre, të cilët, përballë okupatorit, zgjodhën bashkëpunimin ose arratisjen. Pavarësisht mungesës së lidhjeve familjare, ata krenohen me Epopenë e UÇK-së si arritjen më të madhe të kombit, që jo vetëm solli lirinë, por edhe ripërcaktoi dinjitetin e shqiptarëve në histori.

🇩🇪✨ The Berlin Wall fell, Germany reunited, and the DDR joined the FRG for freedom 🕊️, democracy 🗳️, and economic prospe...
25/02/2025

🇩🇪✨ The Berlin Wall fell, Germany reunited, and the DDR joined the FRG for freedom 🕊️, democracy 🗳️, and economic prosperity 💰—fast forward 35 years, and now they seem to prefer nostalgia, nationalism and conspiracy theories 🛸… plus a government that spies on them ‘for their own good’ 👀.

Looks like East Germany isn’t just ditching the Mercedes-Benz 🚘—they’re demanding the Trabant factory reopen under state control! 🏭🔧

A mund të ndihesh i sigurt me një ministër mbrojtjeje i cili, në njërin prej forumeve më të rëndësishme botërore për sig...
22/02/2025

A mund të ndihesh i sigurt me një ministër mbrojtjeje i cili, në njërin prej forumeve më të rëndësishme botërore për sigurinë – Forumin e Halifax-it – deklaron: “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për prodhim municionesh, ndërsa Franca ende nuk e ka një të tillë”?

https://dominotheory.com/kosovo-defense-minister-kosovo-and-taiwan-could-cooperate-on-defense/

Në fakt, Franca jo vetëm që prodhon pafund armatime dhe municione, por vitet e fundit, sipas SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) është bërë eksportuesja numër dy në botë, duke tejkaluar Rusinë dhe duke mbuluar 11% të tregut botëror të armatimeve.

Kush ka nevojë për SIPRI-n prestigjioz, kur fjalët e “orakullit” tonë vlejnë më shumë se çdo raport i mërzitshëm statistikor?! Ndoshta ministri i Kurtit mendon se “Made in France” ka të bëjë vetëm me parfumet, djathin e verën. Mbase, ngaqë e p***a “zbuluar” mungesën e fabrikave në Francë, do t’i ftojë francezët në një kurs intensiv: “Si të prodhoni fishekë e predha siç duhet – Këshilla nga Kosova”!

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! 🇽🇰✨🇦🇱17 Shkurti simbolizon triumfin e lirisë dhe qëndresës. Kjo është dita për ta festuar m...
17/02/2025

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! 🇽🇰✨🇦🇱

17 Shkurti simbolizon triumfin e lirisë dhe qëndresës. Kjo është dita për ta festuar me krenari, duke nderuar ata që sot në Hagë vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën e Kosovës.

Pavarësia u fitua me sakrificë, prandaj duhet ta ndërtojmë të ardhmen me përkushtim dhe përgjegjësi!

PDK 200,000+ 💙Rezultati më i mirë në një dekadë!Faleminderit!
09/02/2025

PDK 200,000+ 💙

Rezultati më i mirë në një dekadë!

Faleminderit!

Më mirë 4 minuta votim 🗳️, sesa 4 vjet keqardhje dhe pishmanllëk 🤦‍♂️!👉 Po s’votove sot, mos u çudit kur të vendosë për ...
09/02/2025

Më mirë 4 minuta votim 🗳️, sesa 4 vjet keqardhje dhe pishmanllëk 🤦‍♂️!

👉 Po s’votove sot, mos u çudit kur të vendosë për ty dikush që beson se Toka është e sheshtë! 🌍 apo që i zgjedh kandidatët sipas horoskopit! 🔮

Përndryshe, nëse s’del të votosh sot, mos e llogarit më veten ekspert politike dhe ekonomie në Facebook! 📱Kush nuk ka votuar nuk ka të drejtë për t’u ankuar!

Gurët e demokracisë po lëvizin dhe, befas, Prishtina u bë e vogël për të mbajtur detin e njerëzve që besojnë se Kosova m...
08/02/2025

Gurët e demokracisë po lëvizin dhe, befas, Prishtina u bë e vogël për të mbajtur detin e njerëzve që besojnë se Kosova mundet dhe duhet më mirë.

Një valë shprese dhe vendosmërie po përhapet, duke treguar se ndryshimi nuk është vetëm i mundur, por i pashmangshëm.

Address

Corfu

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Adri Nurellari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share