Shtëpia Botuese & Libraria TENDA

Shtëpia Botuese & Libraria TENDA Botues i literatures Krishtere Protestante në shqip, anglisht, gjermanisht. Leximi i librave pasuron mendjen. Leximi i librave rreth Zotit pasuron shpirtin.

Disa arritje tona si shtëpi botuese Tenda vetëm gjatë muajit qershor 2026:- katër botime të reja- pjesëmarrje në panairi...
06/07/2026

Disa arritje tona si shtëpi botuese Tenda vetëm gjatë muajit qershor 2026:
- katër botime të reja
- pjesëmarrje në panairin e librit “Prishtina 2026”
- promovim i një libri
- organizim i takimit kulturor “Teki Dërvishi”
- 14 libra në proces përkthimi, redaktimi dhe editimi.

Fjalëmira prej jush bën që të lirohet në ju dhe te ne gëzim e bekim!

U mbajt Takimi Kulturor "Teki Dërvishi" dhe u dhanë tri çmimet vjetore kombëtare, i dyti më radhë që prej themelimit. Ky...
25/06/2026

U mbajt Takimi Kulturor "Teki Dërvishi" dhe u dhanë tri çmimet vjetore kombëtare, i dyti më radhë që prej themelimit.
Ky edicion kulturor u hap me ekspozitën me foto të Tekiut dhe me thënie të zgjedhura, këngë me motive arbëreshe interpretuar nga Shpresa Sefedini - Smith, ndërsa një korezi dorëshkrim nga autori me titull "Bilardo në fund të dimrit" e deklamoi Florian Alidemaj.

Në kuadër të takimt u mbajt tribuna me moton "Tekiu njeri" dhe folën prof. dr.Agim Selimi nga Prishtina, prof.dr. Emin Azemi nga Kumanova dhe Pastor Roland Sula nga Tirana i cili edhe këndoi njërën nga këngët që Tekiu e kishte dashur më së shumti.

Juria në përbërje prej Agim Selimit, Naime Beqiraj dhe Femi Cakolli për këtë vit në emër të Sh.B. Tenda çmimet u ndanë për:
1. Akademik Rexhep Ismajli, për shkenca albanologjike
2. Aktorit dhe poetit Selman Jusufi, për teatër
3. Prof. Emin Azemi, për publicistikë
Takimin e moderoi Pastor Femi Cakolli, editor i Sh.B. Tenda, kurse takimin e mbylli bija e Tekiut Nora.
Takimi i radhës me moton "Me Tekiun mes nesh" do të mbahet vitin tjetër.

Ky manifestim u mbajt në lokalet e bibliotekës së qytetit të Prishtinës "Hivzi Sulejmani" dhe jemi mirënjohës për kontributin e tyre.

Veprat dhe njerëzit nuk mund të ndahen!
Le t'i zëvendojmë fjalët e idhta e të ashpra me fjalëmira duke krijuar rend të vlerave e të nderimit të atyre që kanë kontribuuar për kulturën shqiptare dhe për lirinë e vendit.

Nesër gjatë Takimit Kulturor “Teki Dërvishi” përpos tjerave do të jetë e hapur edhe ekspozita me temë “Tekiu midis nesh”...
24/06/2026

Nesër gjatë Takimit Kulturor “Teki Dërvishi” përpos tjerave do të jetë e hapur edhe ekspozita me temë “Tekiu midis nesh” e cila përbëhet me foto kryesisht portrete por edhe familjare të siguruara nga e bija e tij Nora që shoqërohen me thëniet më emblematike të dramaturgut T. Dërvishi!
Të pranishëm do të jetë edhe një delegacion prej 10 vetave amerikanë, kurse pjesëmarrës do të kemi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Jemi gati për edicionin më të ri të Sh. B. Tenda për Takimet “Teki Dërvishi” i cili do të mbahet pasnesër, e enjte dt. 2...
23/06/2026

Jemi gati për edicionin më të ri të Sh. B. Tenda për Takimet “Teki Dërvishi” i cili do të mbahet pasnesër, e enjte dt. 25 qershor 2026 në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë.

Do të ketë program artistik, panel diskutimi me temën “Tekiu njeri” në përbërje prej z. Agim Selimi nga Prishtina, Emin Azemi nga Shkupi dhe Roland Sula nga Tirana.

Në fund do të ndahen tri çmime nacionale për kulturë, shkenca albanologjike dhe teatër emrave më të dëshmuar në këto fusha.

Ftojmë gjithë miqtë e Tekiut të jenë prezentë!

Një pamje e sotme mbresëlënëse nga stenda jonë!
18/06/2026

Një pamje e sotme mbresëlënëse nga stenda jonë!

Promovimi i librit "Macja e lagjes" Sot në orën 13:30 tek Panairi i Librit, Salla e Kuqe Prishtinë. Ejani e bashkohuni!
18/06/2026

Promovimi i librit "Macja e lagjes" Sot në orën 13:30 tek Panairi i Librit, Salla e Kuqe Prishtinë. Ejani e bashkohuni!

Promovimi i librit të ilustruar për fëmijë (2–6 vjeç) – “Macja e Lagjes”
“Macja e Lagjes” sjell një histori të thjeshtë e të ngrohtë, të cilën shumë prej nesh mund ta kenë përjetuar në një formë apo tjetër. Një mace e lagjes hyn pa ftesë në shtëpitë tona, në kërkim të diçkaje për të ngrënë, duke sjellë situata plot humor dhe kureshtje.
Përveç historisë së këndshme, libri pasurohet me ilustrime që pasqyrojnë jetën e përditshme në Kosovë, duke ruajtur me kujdes detaje dhe tipare karakteristike të shtëpive dhe lagjeve tona. Kjo e bën librin jo vetëm argëtues, por edhe të afërt e familjar për lexuesit e vegjël.
Një libër i veçantë për fëmijët e moshës 2–6 vjeç, që ofron çaste të bukura leximi dhe argëtimi si për ta, ashtu edhe për të rriturit që ua lexojnë historinë.
Ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e librit gjatë Panairit të Librit 2026, në Sallën e Kuqe, data 18 Qershor, ora 13:30

U prezantojmë librin më të ri autorial nga Don Mehmeti me titull “Fija”. Libri flet për katër dëshmi në mënyrë apologjet...
12/06/2026

U prezantojmë librin më të ri autorial nga Don Mehmeti me titull “Fija”. Libri flet për katër dëshmi në mënyrë apologjetike:
- kryqëzimi i Jezusit përballë mohimit kuranor
- teksti kritik biblik
- teksti kritik kuranor
- krishterimi ndër shekuj duke përfshirë antikën, te shqiptarët dhe te vetë autori.
D. Mehmeti i ka konceptuar këto katër përqasje si fije që zgjedhin lëmshin mes krishterimit dhe islamit.
Librin mund ta gjeni te panairi i librit në Prishtinë javën që vjen dhe te libraritë e Tendës.

Botimi më i ri i shtëpisë sonë botuese quhet “Perëndësia e Krishtit përballë islamit: apologjetikë polemike mes Personit...
11/06/2026

Botimi më i ri i shtëpisë sonë botuese quhet “Perëndësia e Krishtit përballë islamit: apologjetikë polemike mes Personit dhe Librit” e autorit Femi Cakolli.
Librin mund ta gjeni te stenda jonë në panairin e librit “Prishtina 2026” i cili hapet të mërkurën që vjen.

Le të bashkohemi rreth Librit dhe autorëve!
10/06/2026

Le të bashkohemi rreth Librit dhe autorëve!

Address

Rr. Shyqri Kushevica Nr. 8
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

044118088

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia Botuese & Libraria TENDA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtëpia Botuese & Libraria TENDA:

Shortcuts

Share