Iliria Bologna

Iliria Bologna Informazioni di contatto, mappa e indicazioni stradali, modulo di contatto, orari di apertura, servizi, valutazioni, foto, video e annunci di Iliria Bologna, Sito Web di notizie e media, Via Tagliapietre 19, Bologna.

Fort te dashtun besimtar t'krishten te giuhes ilire qe banoni n'Dioqezen e Bolonjes. Tuj uru qe ky lajm t'ju gjejn tu pe...
21/02/2026

Fort te dashtun besimtar t'krishten te giuhes ilire qe banoni n'Dioqezen e Bolonjes.
Tuj uru qe ky lajm t'ju gjejn tu perjetu Krezhme t'volitshme, ju lajmerojm me gzim se, siq po bahet tradit fal Zotit n'kohen Pashkore, do t'kena prap Meshen Shejte n'giuhen ton, te Dielen e Larit me daten 29 Mars 2026 pran Shejtores Corpus Domini "Kisha e Shen Katrines" ne Via Tagliapietre, 21 - Bologna. Mesha do t'prihet nga Shkelqesa e Tij, Kardinal Ernest Troshani.
Mas Meshet do t'ket ni fest t'vogel me ushqime t'sjelluna nga besimtart. Do shperdahet si zakonisht uji i bekum nga Kardinali. Mund t'sillni me beku Larin tuj, por do gjeni edhe aty Lari t'bekum. Ata qe kan deshir me lan Mesh, mund t'pregatisin zarfin me njetin dhe lshesen mrenda dhe mund t'ja dorzojn personalisht Kardinalit ne marim.
Paqi Krezhme t'frytshme dhe ni kalim shpirtnor sa ma t'shejt drejt Pashkve.
______________________________________________________________________
(Për mergimtarët që nuk e kuptojnë gjuhën tonë amëtare të mësipërme, po e shkruajmë më poshtë edhe sipas dialektit Gjirokastrit të vitit 1972).
Fort të dashur besimtarë të krishterë të gjuhës shqipe që banoni në Dioqezën e Bolonjës.
Duke uruar që ky lajm t'ju gjejë duke përjetuar Krezhme me përfitim, ju lajmërojmë me gëzim që, siç po bëhet traditë falë Zotit në kohën e Pashkëve, do të kemi përsëri Meshën e Shenjtë në gjuhën tonë, të Dielën e Larit me datën 29 Mars 2026 pranë Shenjëtores Corpus Domini "Kisha e Shën Katerinës" në Via Tagliapietre, 21 - Bologna. Mesha do të udhëhiqet nga Shkëlqësia e Tij, Kardinal Ernest Troshani.
Pas Meshës do të ketë një festë të vogël me ushqime të sjellura nga besimtarët dhe do të mund të merrni si zakonisht ujin e bekuar nga Kardinali. Mund të sillni për të bekuar Larin tuaj, por do të gjeni edhe aty Lari të bekuar. Ata që kanë dëshirë për të porositur Meshë, mund të pregatisin zarfin me qëllimin dhe ofertën brenda dhe mund t'ja dorzojnë personalisht Kardinalit në fund.
Paqi Krezhme të bekuara dhe një kalim shpirtëror sa më të shenjtë drejt Pashkëve

21/02/2026
(ILIRISHT)Festojm Pashket se bashku. Fort t'dashtun bashkatdhetar qe banoni ne Dioqezen e Bolonjes, ne treven Emilia-Rom...
28/03/2025

(ILIRISHT)
Festojm Pashket se bashku.

Fort t'dashtun bashkatdhetar qe banoni ne Dioqezen e Bolonjes, ne treven Emilia-Romagna dhe ma gjan:
Me gzim t'madh ju njoftoj se me daten 21 Prill te vjetit 2025 ne oren 16:00 do t'kremtohet Mesha e Shejt ne Giuhen Ilire, pran Bazilikes "SS. Bartolomeo e Gaetano" ne Bolonja (Kisha njitun me "Dy Kullat").

Udhheq Meshen Shejte: Sh. T. Kardinal ERNEST TROSHANI.

Pas Meshes, festojm bashk simas tradites.
Do shperdahen edhe shishet e vogla me uj t'bekum qe ti mbani n'familjet tuja.
Kush ka deshir me i lan nji Mesh Kardinalit, duhet me sjell nji zarf t'mbullun ku t'keni vendos njetin tuaj dhe oferten e do mund t'ja jepni Dom Ernestit pas Meshes.

Ju uroj Krezhme t'frytshme.
Zoti ju bekoft

ANTON PASHUKU
Akolit ne Dioqezen e Bolonjes
(Me autorizim nga Arqipeshkvi per Celebrimet ne Giuhen ILIRE)

(ILirisht) LAVDI O ZOT PER KET DHURAT T'MADHE. Zemra plot ku fjala nuk e shpreh dot ngazllimin.Mesha n'Gjuhen Shqipe ne ...
09/01/2025

(ILirisht) LAVDI O ZOT PER KET DHURAT T'MADHE.
Zemra plot ku fjala nuk e shpreh dot ngazllimin.
Mesha n'Gjuhen Shqipe ne Baziliken "San Petronio" ne Bologna, e drejtume nga Kardinali Ernest Troshani: nji moment ku hiri i Hyjit, paqja dhe dashnia, ishin pa kufi.

Falenderime t'perzemerta: nga Kardinal Ernesti i dashtun, nji martir i Gjall siç e ka qujt Papa Franqesku, tek Kardinali Zuppi dhe e gjith Kuria Dioqezane e Bolonjes per mbeshtjetjen dhe besimin, tek Rektori i Bazilikes Mons. Grillenzoni, tek ata qe ndihmuan ne Sherbesen Liturgjike, tek protagonistet e muzikes se mrekullueshme dhe i gjith komuniteti ILIR qe banon ne Bologna dhe Emilia Romanja qe sot mbushen nji nga Kishat ma t'medhana ne bot.

Me inkurajimin e Vikarrit te Pergjithshem Dioqezan t'cilin e falenderojm per nxitjen dhe afersin, do vazhdojm me nji pershkallzim t'Meshave ne Gjuhen ton.
Lutja, deshmia dhe gzimi qe morem nga kjo dit, do t'bajn qe t'jemi prap bashk se shpejti per me levdu e me lut Autorin e gjithsis, Burimin e lumnis, Jezu Krishtin Zotin ton.
(Organizatori)

Indirizzo

Via Tagliapietre 19
Bologna
40123

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Iliria Bologna pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

In evidenza

Condividi