Malishevasot

Malishevasot Malishevasot do ju mbajë të informuar për çdo gjë rrethë Komunës së Malishevës dhe mbarë Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit.Pika kufitare në Muçibabë rezulton të jetë me e ...
28/07/2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit.

Pika kufitare në Muçibabë rezulton të jetë me e ngarkuar dhe për të hyrë dhe dalë nga ajo pikë duhet të prisni deri në 60 minuta.

Ndërsa në pikat kufitare të Dheu i Bardhe dhe Jarinje pritjet janë nga 15 deri 20 minuta.

Pikat e tjera kufitare nuk kanë fluks të pritjeve. /Periskopi/

Të hënën në Gjykatën Themelore, Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq u shpallën fajtorë për dhunim seksual të një gruaje gjat...
28/07/2025

Të hënën në Gjykatën Themelore, Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq u shpallën fajtorë për dhunim seksual të një gruaje gjatë 23/25 maj 1999 në Prishtinë.

Krimi i tyre u përball me drejtësinë por jo edhe vetë të akuzuarit pasi vendndodhja e tyre s’dihet.

Gjatë luftës dy ish-policët kishin hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe e kishin dhunuar seksualisht, njëri pas tjetrit.

Vendimi ishte emocionues për mbështetësit e viktimave, por ata presin që dënimet e tilla të vuhen në burg e jo në liri, njofton Klan Kosova.

Ramadan Nishori, i cili i përjetoi të njëjtat situata të abuzimit kishte një kërkesë.

“Prapë ju bëjë thirrje të gjithë të mijetuarve të dhunës që të i lajmërojnë rastet dhe t’i denoncojnë në polici”, u shpreh ai.

Për dhunë seksuale gjatë luftës janë shqiptuar tre dënime që nga paslufta, përfshirë 13 vjet burg për Zoran Vukotiqin dhe 15 për Zhivojin Nesiqin.

Ndëshkimi ndaj Rajkoviqit e Deniqit pritet të ekzekutohet brenda 15 ditësh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim ...
28/07/2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një zgjidhje që siguron udhëheqje të qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës Ambasadës shtoi se, përveç tjerash, ngërçi politik që ka përfshirë vendin po vonon progresin drejt aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të saj.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fortë për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Klankosova.tv.

Ndërkohë, as pas 55 seancave nuk është arritur formimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar çdo veprim të deputetëve, për shkak të moszgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit./Klankosova.tv

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka fillu...
28/07/2025

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.

Akomodimi është bërë një sfidë më vete, mbi 95 për qind e apartamenteve janë të zëna në Booking.com, ndërsa edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.

Të apasionuarit pas muzikës dhe fansat e festivalit kanë vërshuar platformat e rezervimeve për të siguruar vendin e tyre në këtë ngjarje që pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Sunny Hill, themeluar nga Dukagjin Lipa, nuk është më thjesht një festival – është një fenomen kulturor që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe bota.

🩸 Po e ndjen trupin të rëndë? Dhimbjet po të lodhin çdo ditë?Mos i injoro shenjat që trupi po të dërgon. Trupi yt ka nev...
28/07/2025

🩸 Po e ndjen trupin të rëndë? Dhimbjet po të lodhin çdo ditë?
Mos i injoro shenjat që trupi po të dërgon. Trupi yt ka nevojë për pastrim. Ka nevojë për Hixhamë!

✨ HIXHAMA nuk është thjesht një terapi – është çlirim !
Pastron gjakun nga toksinat, përmirëson qarkullimin dhe lehtëson dhimbjet që ke mësuar të durojsh çdo ditë. Mjaft me durimin – është koha të veprosh!

Ordinanca për Fizioterapi
Vlonjat Krasniqi Physio
Cakto terminin tani 📞049646282
Rr. Hamdi Berisha - Malishevë

28/07/2025

Banesa në sh*tje në Malishevë🏗🏢

-KAAG Invest ju sjellë një gamë të gjerë zgjedhjesh të banesave dhe lokaleve në sh*tje, në zona të ndryshme në rrugen "Hamdi Berisha", " Imer Krasniqi", dhe afer shetitores së re në Malishevë!

✅️Komplekset tona do të posedojnë⬇️

🚘Qasje dhe dalje nga rrugët kryesore,
🅿️Parkingje nëntoksore,
🚗Parkingje në hapësirat e jashtme,
🌳Hapësira të gjelbëruara,
🛣️Infrastrukturë moderne,
👮‍♂️Sisteme të integruara për siguri,
🛀Sistemi i ujësjellësit me të gjitha pajisjet më moderne,,
🪟Dritare dhe Roleta Antracit prodhim german Trocal,
🔇• Akustika 100%,
🌡️Ngrohje nën dysheme,
🛝Kënde të lojërave për fëmijë.

-KAAG Invest për të lehtësuar blerjet tuaja, ofrojmë oferta atraktive dhe mundësi të ndryshme të pagesave edhe përmes bankës BKT.

✅️Norma të interesit dhe norma efektive të favorshme
✅️Kohëzgjatja e kredisë deri 180 muaj
✅️Banesat, Penthouset, Lokalet e blera mund të lihen Hipotekë.

📌Për informacione më të hollësishme ju mirëpresim në zyret tona në Rrugën "Hamdi Berisha" dhe në Rrugën "Imer Krasniqi"-Malishevë

📱Na kontaktoni në telefon:
+383 (0) 44 254081 & +383 (0) 48 300454

✅️

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit, duke e quajtur këtë situatë pengesë për aspirata...
28/07/2025

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit, duke e quajtur këtë situatë pengesë për aspiratat e vendit dhe rrezik për integritetin institucional. Ambasada u bëri thirrje liderëve politikë që të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të Kuvendit, duke theksuar se zgjidhja nuk duhet kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, por nga vetë liderët. SHBA-ja shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me Qeverinë e ardhshme për stabilitet dhe zhvillim.

Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin ...
28/07/2025

Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin e Ujmanit.

Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar nga dita e djeshme për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Operacioni për gjetjen e tij po vazhdon ende, njofton Klankosova.tv.

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, dhanë detaje rreth kërkimeve që po zhvillohen për Klankosova.tv.

“Ende nuk kemi asnjë gjurmë. Thellësia në Liqen është e madhe. Kërkimet janë duke vazhduar.Aktualisht po kemi vështirësi në mbushjen e bocave të oksigjenit. Posa ti mbushim ato, do ta vazhdojmë zhytjen”, deklaruan nga kjo shoqatë për Klankosova.tv.

Decor Dielli Events Dekorime fantastike Numri kontaktues+383 44 229 589
28/07/2025

Decor Dielli Events
Dekorime fantastike
Numri kontaktues+383 44 229 589

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore më 7 gusht në ora 17:00 në Pri...
28/07/2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore më 7 gusht në ora 17:00 në Prishtinë, në përkrahje të ish-luftëtarëve që mbahen në paraburgim në Hagë. Kryetari Hysni Gucati deklaroi se protesta do të mbahet kundër Dhomave të Specializuara për shkak të shkeljeve të të drejtave të të burgosurve. Edhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve tha se aktakuzat janë të padrejta dhe protesta është e domosdoshme për të mbrojtur luftën e UÇK-së.

Dogana e Kosovës, e ka parandaluar një rast të kontrabandës me pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro.Rasti u zbulua ...
28/07/2025

Dogana e Kosovës, e ka parandaluar një rast të kontrabandës me pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro.

Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një ngarkese të paraqitur si mall personal në pikën doganore në Bërnjak.

Sipas njoftimit të Doganës, personi i dyshuar shtetas që vinte nga Gjermania, kishte deklaruar fillimisht se po importonte pajisje kuzhine, dollapa dhe ormana si pjesë e gjësendeve të tij personale.

Por, gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë në Mitrovicë kanë zbuluar se në fakt bëhej fjalë për pajisje profesionale dentare, në vlerë prej 72 mijë e 461 euro e 23 centë, për të cilat personi nuk posedonte as licencë për import dhe as dokumentacion të rregullt.

“Pas zbulimit të këtij tentimi të kontrabandës, hetuesit doganorë kanë nisur menjëherë veprimet hetimore në koordinim me Prokurorinë derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa procedurat ligjore janë në vijim”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe mbrojtjen e tregut dhe sigurisë së qytetarëve.

Sot shënohet një vit nga momenti historik kur Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e saj të dytë olimpike.Më 28 kor...
28/07/2025

Sot shënohet një vit nga momenti historik kur Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e saj të dytë olimpike.

Më 28 korrik 2024, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, xhudistja kosovare rrëmbeu medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg, duke konfirmuar edhe një herë vendin e saj mes më të mirave në botë.

Megjithëse e argjendtë, për shumëkënd në Kosovë kjo medalje shkëlqeu si ari, për shkak të luftës, përkushtimit dhe krenarisë që Krasniqi e shfaqi gjatë gjithë garës.

Lajmin për përvjetorin e kësaj arritjeje e ka rikujtuar Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë theksuar se e argjendta e saj në Paris 2024 shkëlqente si ari.

Indirizzo

Marina Di Catanzaro

Telefono

+3294786892

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Malishevasot pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'azienda

Invia un messaggio a Malishevasot:

Condividi