Nikjarsky Follow 👉 në Instagram

25/09/2026

Ekonomia... sot!

18/08/2026

Pjesa më e fshehtë e varfërisë është se sa shumë kohë të vjedh.
Duke pritur të paguash faturat. Duke krahasuar çmimet e ushqimeve. Duke ndenjur te radha e pensionit.
Të jesh i varfër është një punë e dytë për të cilën askush nuk të paguan.
Dhe nuk mund të japësh as dorëheqjen. Nuk mund të marrësh raport mjekësor. Nuk thua dot: "Kësaj jave jam i sëmurë, kështu që s'mund të jem edhe i varfër."
Njerëzit e pasur nuk bëjnë punë të vogla e të lodhshme. Ata bëjnë "të dielat e kujdesit për veten".
Sepse dikush tjetër i ka bërë të voglat. Ushqimet u kanë ardhur në shtëpi. Shtëpia pastrohet vete — çuditërisht. E gjithë jeta e tyre është në autopilot.
I varfri nuk vendos dot asgjë në pagesë automatike kur llogaria bankare është më keq se Fierza në gusht.
Nuk mund të blesh me shumicë. Të pasurit paguajnë 400 euro një herë. I varfri paguan 120 euro gjashtë herë. I ka ra lapsit. Dhe lapsi asht mistrec.
Pastaj i ikën për 10 sekonda autubusi dhe ja ku avulluan 50 minuta nga jeta e tij.
Sepse ku është kurthi?
Për të ecur përpara duhet kohë. Për të mësuar duhet kohë. Për të ndërtuar diçka duhet kohë.
Del njani me podkast dhe thotë, “të gjithë kemi të njëjtat 24 orë.”
Të varfërit nuk kanë nevojë për këshilla.
Kanë nevojë për 500 euro rimbursim çdo muaj për orët që u vjedh varfëria. Okej?
Sepse nuk mund të pasurohesh me zero minuta në ditë.

13/07/2026

E kishe degjuar kete...?

20/06/2026

E mendon si une?

20/06/2026
20/06/2026

Si e shikoni ju?

20/06/2026

Si e kuptoni ti këtë...

19/06/2026

Një fjalë e urtë thotë: ‘Nëse dëshiron të njohësh një njeri, fol me të për politikën, fenë dhe gratë.’”
Ose, pak më e zgjeruar për të nxjerrë kuptimin:
“Nëse do të kuptosh vërtet karakterin e një njeriu, diskuto me të për politikën, fenë dhe gratë. Pikërisht aty dalin në pah vlerat, paragjykimet, vetëkontrolli dhe niveli i tij i pjekurisë.”
Ideja pas kësaj thënieje mendoj unë është se këto tema prekin bindjet më të thella të njeriut.
Shumë njerëz duken të arsyeshëm derisa hasin një mendim që sfidon identitetin e tyre. Atëherë nuk zbulon thjesht se çfarë mendojnë, por si mendojnë

18/06/2026

Një nga gjërat më të vlefshme që më ka thënë terapisti im ishte:
“Ndalo së supozuari se njerëzit janë të zemëruar me ty. Ndalo së u përpjekuri të lexosh mendjet e të tjerëve. Lëri njerëzit të jenë përgjegjës për veten e tyre. Nëse kanë diçka për të të thënë, do ta thonë. Nëse nuk e thonë, atëherë kjo është përgjegjësia e tyre, jo e jotja.”
Sa shumë energji harxhojmë duke hamendësuar se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Ndërtojmë skenarë në kokën tonë, interpretojmë heshtje, shikime apo mesazhe të vonuara dhe i kthejmë në histori që shpesh nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Nuk është detyra jote të lexosh mendjet e njerëzve. Nuk është detyra jote të mbash peshën e emocioneve të tyre. Dhe nuk është detyra jote të zgjidhësh probleme që askush nuk t’i ka shprehur.
Lëri njerëzit të flasin vetë. Lëri të marrin përgjegjësi për atë që ndiejnë dhe për atë që duan të komunikojnë.
Ky postim nuk është për të gjithë, është për ty që kishe nevojë ta dëgjojë këtë sot.

17/06/2026

Një kardiolog mund të zhbllokojë një arterie koronare për vetëm 45 minuta.
Mrekulli e mjekësisë moderne.
Por e njëjta arterie është ngushtuar për dekada, ndërsa pacienti ka kaluar nga një vizitë 12-minutëshe në tjetrën.
Nuk pati kohë për të folur për ushqimin, për gjumin, për pijen, për lëvizjen.
Ne jemi mjeshtër të shpëtimit.
Por ende të dobët në artin e parandalimit.
Shkëlqejmë kur duhet të shpëtojmë një jetë.
Dështojmë kur duhet të parandalojmë që ajo të rrezikohet.
Nëse banka tërheq 30 euro brenda natës nga llogaria klientët do të ankohen menjëherë.
Nëse tërheq vetëm 3 euro çdo muaj shumica e njerëzve mezi do ta vënë re.
Rrite çmimin e bukës me 30% brenda një jave dhe njerëzit do të zemërohen.
Rrite me 2% çdo disa muaj dhe shpejt bëhet normaliteti i ri.
Shto 20 kilogramë brenda një muaji dhe të gjithë do ta vënë re.
Shto 20 kilogramë përgjatë pesë viteve dhe askush nuk të thotë asgjë.
Prandaj parandalimi është kaq i vështirë. Sepse të duket sikur po lufton me gjëra të padukshme.

Indirizzo

Via Dei Campi 12
Merano
39025

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Nikjarsky pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi

Categoria