Malësia.ME

Malësia.ME Portal Inforamtiv

Qeveria do të vazhdojë aksionin “Çmimet e Kufizuara”, dhe vendimi për këtë do të miratohet në mbledhjen e parë të Qeveri...
26/10/2025

Qeveria do të vazhdojë aksionin “Çmimet e Kufizuara”, dhe vendimi për këtë do të miratohet në mbledhjen e parë të Qeverisë në nëntor, tha për Portalin ETV zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.

https://malesia.me/kryesore/1667/

Jurgen Uldedaj ka fituar ndeshjen ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në version...
25/10/2025

Jurgen Uldedaj ka fituar ndeshjen ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO.

Suksesi i arritur në “O₂ Arena” në Londër përbën një moment historik për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull të tillë botëror në boksin profesionist.

Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar deri në fund, por shqiptari tregoi qetësi, teknikë dhe përgatitje të lartë fizike, duke dominuar me raunde dhe fituar me meritë.

Sot është emëruar në detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kulturore Informative “Malësia” në Tuz znj. Besa Nikaj.
22/10/2025

Sot është emëruar në detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kulturore Informative “Malësia” në Tuz znj. Besa Nikaj.

Administrata e Burimeve Njerëzore organizoi panelin me temën “Dija si kompetencë kyçe në rrugën e integrimeve evropiane”...
21/10/2025

Administrata e Burimeve Njerëzore organizoi panelin me temën “Dija si kompetencë kyçe në rrugën e integrimeve evropiane”.

Drejtori Agron M. Camaj, në pjesën hyrëse, theksoi se kjo temë ka rëndësi thelbësore jo vetëm për sistemin tonë të administratës publike, por edhe për tërë shoqërinë.
“Integrimet evropiane nuk janë vetëm proces politik dhe teknik — ato janë para së gjithash një proces mësimi,” theksoi Camaj. Një proces i tillë kërkon institucione që mësojnë, nëpunës e nëpunëse që përmirësohen vazhdimisht, si dhe një sistem që menaxhohet në mënyrë strategjike.⤵️

https://malesia.me/kryesore/camaj-me-dje-dhe-profesionalizem-ecojme-administraten-drejt/

Qendërmbrojtësi i majtë dhe premtues Arben Nikprelaj, vetëm 20 vjeç, me gjatësi 195 cm, po përgatitet për një hap të mad...
17/10/2025

Qendërmbrojtësi i majtë dhe premtues Arben Nikprelaj, vetëm 20 vjeç, me gjatësi 195 cm, po përgatitet për një hap të madh në karrierën e tij. Pas dy vitesh të suksesshme me FC Prishtinën, ku u shpall kampion i Superligës U21, ai aktualisht është pjesë e KF Deçiq. ⤵️

https://malesia.me/kryesore/nikprelaj-drejt-transferimit-ne-portugali/

Punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Tuzit po vazhdojnë me intensitet.Ka nisur asfaltimi i rrugës që ...
17/10/2025

Punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Tuzit po vazhdojnë me intensitet.

Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh Hotin me Grudën – një projekt me rëndësi të veçantë për banorët e këtyre zonave, i cili do të lehtësojë lëvizjen, do të përmirësojë infrastrukturën lokale dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit rural.⤵️

https://malesia.me/kryesore/ka-nisur-asfaltimi-i-rruges-qe-lidh-hotin-me-gruden/

IPP “Nënë Tereza” në Tuz festoi 3-vjetorin e themelimit me një ceremoni të ngrohtë, ku morën pjesë përfaqësues të komunë...
17/10/2025

IPP “Nënë Tereza” në Tuz festoi 3-vjetorin e themelimit me një ceremoni të ngrohtë, ku morën pjesë përfaqësues të komunës, drejtorë shkollash, prindër dhe media. Drejtori i institucionit, Msc. David Junçaj, theksoi arritjet e këtyre viteve, rritjen e numrit të fëmijëve dhe suksesin e projekteve si “Eko-Shkolla”, “Zhvillimi i qëndrueshëm i institucionit” dhe “Familjet e kujdesshme”.⤵️

https://malesia.me/kryesore/ipp-nene-tereza-shenon-pervjetorin-e-trete-plot-dashuri-dhe-perkushtim-per-femijet/

Nga Komuna e Tuzit kanë njoftuar se në Bllokun Lokal të Dinoshës kanë nisur punimet për rregullimin e këndit të lojërave...
16/10/2025

Nga Komuna e Tuzit kanë njoftuar se në Bllokun Lokal të Dinoshës kanë nisur punimet për rregullimin e këndit të lojërave dhe stadiumit, projekt ky që do të krijojë hapësira moderne për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë komunitetin lokal.

Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Tuzit për të përmirësuar infrastrukturën publike dhe për të sjellë zhvillim, mirëqenie dhe gjallëri në çdo vendbanim.

https://malesia.me/kryesore/ne-dinoshe-nisin-punimet-per-kendin-e-lojerave-dhe-stadiumin/

Sipas hulumtimit të opinionit publik të realizuar nga CEDEM nga 25 shtatori deri më 6 tetor, Forumi Shqiptar vazhdon të ...
16/10/2025

Sipas hulumtimit të opinionit publik të realizuar nga CEDEM nga 25 shtatori deri më 6 tetor, Forumi Shqiptar vazhdon të jetë subjekti më i fuqishëm politik shqiptar në Mal të Zi, me 1,8% mbështetje në nivel nacional.

Në të njëjtën hulumtim, UDSH ka 0,8% të përkrahjes, ndërsa FORCA renditet me 0,7%. Rezultatet tregojnë se Forumi Shqiptar ruan një pozicion të qëndrueshëm dhe bindshëm dominues midis partive shqiptare, duke konfirmuar rolin e tij si zëri kryesor politik i komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

https://malesia.me/kryesore/cedem-forumi-shqiptar-subjekti-me-i-fuqishem-shqiptar/

Address

Tuzi

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Malësia.ME posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share