TV Teuta

Call Directions Website Contact the business

TV Teuta TV Teuta from Montenegro - TV Teuta is the first television station in Montenegro to broadcast 80% i

Cungu, 1997. Këtu filloi gjithçka.Një fotografi e vjetër, por pas saj fshihet një histori e madhe.Në këtë fotografi ësht...
18/09/2026

Cungu, 1997. Këtu filloi gjithçka.

Një fotografi e vjetër, por pas saj fshihet një histori e madhe.

Në këtë fotografi është dyqani i parë i Cungut në Ulqin, vendi ku nisi një rrugëtim që vazhdon edhe sot.

Gjithçka nisi me vetëm 4 punëtorë, me shumë punë, përkushtim dhe besim në një vizion.

Sot, pas gati tri dekadash, Cungu numëron mbi 350 punëtorë dhe 13 dyqane të formatit të madh. Nga Ulqini, ku u hodhën hapat e parë, deri te një rrjet që sot është pjesë e përditshmërisë së shumë familjeve.

Shumëçka ka ndryshuar gjatë këtyre viteve, por disa gjëra kanë mbetur të njëjta: përkushtimi ndaj punës, dashuria për atë që bëjnë dhe respekti ndaj klientëve.

Është bukur të shohësh se si një fillim i vogël mund të shndërrohet në një histori kaq të madhe.

Gati tri dekada janë tashmë pjesë e kësaj historie. Por duket se kapitulli më interesant ende nuk është shkruar.

18/09/2026

Ulqini sërish pa ujë: qytetarët dhe ekonomia prej vitesh presin një zgjidhje të përhershme

Ulqini sot ka mbetur sërish pa ujë, duke vazhduar kështu problemi shumëvjeçar i ndërprerjeve të shpeshta të furnizimit me ujë, të cilat u shkaktojnë qytetarëve dhe ekonomisë vështirësi dhe dëme serioze.

Sipas informacioneve që kemi marrë nga SH.P.K. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Ulqin, shkaku i ndërprerjes së sotme është një defekt në largpërçues, ndërsa përgjegjësinë për situatën e krijuar ia atribuojnë Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Malit të Zi – CEDIS.

Nga ana tjetër, nga CEDIS-i jozyrtarisht bëjnë të ditur se largpërçuesi në fjalë është mjet themelor i Ujësjellësit të Ulqinit. Kjo e hap përsëri çështjen se kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e tij dhe për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike të objekteve nga të cilat varet furnizimi i qytetit me ujë.

Derisa përgjegjësia bartet nga një ndërmarrje te tjetra, pasojat i vuajnë qytetarët dhe bizneset e Ulqinit. Veçanërisht të prekura janë hotelet, objektet hotelierike dhe kapacitetet e tjera turistike, duke pasur parasysh se edhe gjatë kësaj periudhe në qytet qëndron një numër i konsiderueshëm turistësh.

Ndërprerjet e shpeshta të ujit nuk janë një problem i ri. Situata të ngjashme përsëriten prej vitesh, por publiku ende nuk ka informacion të qartë se çfarë është ndërmarrë deri tani, kush është përgjegjës për largpërçuesin dhe kur mund të pritet zgjidhja përfundimtare e këtij problemi.

Qytetarët dhe bizneset me të drejtë presin që ndërmarrjet kompetente t’i japin fund bartjes së ndërsjellë të përgjegjësisë dhe, në bashkëpunim, të gjejnë një zgjidhje teknike dhe organizative që do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë.

Nga SH.P.K. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Ulqin dhe CEDIS-i presim përgjigje zyrtare për pyetjet në vijim:

* Kush është pronari, përkatësisht shfrytëzuesi i largpërçuesit në të cilin ka ndodhur defekti?
* Kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e tij?
* Kur do të mënjanohet defekti

Lajmërim - Obavještenje
18/09/2026

Lajmërim - Obavještenje

16/09/2026

Eksalon situata: Protestuesit revoltohen tek ndërtesa e EULEX në Prishtinë

16/09/2026

Hashim ti ku je, krejt KOSOVËN këtu e ke" 🇦🇱🇽🇰

16/09/2026

"Poshtë tradhëtarët", protestuesit nisen drejt zyreve të Eulexit

16/09/2026

Ditë e rëndë për Kosovën, qytetarët të mërzitur pas vendi

16/09/2026

Vellai i Thaçit largohet nga Gjykata, i mllefosur me vendimin

16/09/2026

Kundërshtime për dënimin. " Jo në emrin e popullit "

16/09/2026

Familjarët e Jakup Krasniqit dalin me lot në sy nga Gjykata

Address

Ulcinj
85360

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Teuta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TV Teuta:

Share