05/08/2026
Ankesë për ndërprerjen e furnizimit
me ujë në Kala të Ulqinit
Drejtuar institucioneve përgjegjëse,
Ne, banorët dhe bizneset në Kala të Ulqinit, shprehim pakënaqësinë tonë të thellë për ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me ujë, veçanërisht gjatë kulmit të sezonit turistik.
Është e papranueshme që në periudhën kur qyteti pret numrin më të madh të vizitorëve, banorët dhe bizneset të mbeten pa ujë. Kjo situatë po shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme, dëmton aktivitetet turistike dhe bizneset lokale, si dhe krijon një imazh negativ për Kala të Ulqinit dhe gjithë qytetin.
Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë, si dhe të informojnë publikun në mënyrë transparente për arsyet e ndërprerjeve dhe afatet e zgjidhjes së këtij problemi.
Presim reagim dhe veprime konkrete sa më parë, sepse furnizimi me ujë është një e drejtë dhe një shërbim jetik për qytetarët dhe vizitorët.
Me respekt,
Banorët dhe bizneset e Kalasë së Ulqinit