
06/08/2025
Bujar Osmani nga Dyqanxhiku: Kur e japim dorën, i qëndrojmë fjalës – pa kalkulime, pa hile
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, vazhdon takimet e tij me qytetarët, duke dëshmuar një qasje të përulët dhe të sinqertë ndaj komunitetit që synon ta udhëheqë.
Në një postim të fundit, Osmani ndau emocionet nga një vizitë në lagjen Dyqanxhik, ku së bashku me dr. Seadin dhe Sinanin ishte mysafir në konakun e familjes Ali, një shtëpi ku – siç theksoi ai – mikpritja takohet me përgjegjësinë.
“Të ftohesh në shtëpi është një nder i veçantë,” – tha Osmani, duke falënderuar familjen për mirëpritjen dhe për atmosferën e sinqertë në të cilën u zhvillua bashkëbisedimi.
Takimi ishte i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë, larg formalizmave të fushatës. Biseda, sipas Osmanit, nuk ishte vetëm politike, por njerëzore, duke u fokusuar në shqetësimet reale dhe dashurinë e përbashkët për Çairin.
Ajo që doli si mesazh qendror nga ky takim ishte një zotim i ndërsjellë, një premtim që mbështetet në vlera të rralla në politikë:
“Kur e japim dorën, i qëndrojmë fjalës. Pa kalkulime. Pa hile,” – theksoi Bujar Osmani, duke dhënë një sinjal të qartë për mënyrën e tij të të bërit politikë – me respekt, besim dhe përgjegjësi.
Kjo vizitë në Dyqanxhik nuk ishte vetëm një ndalesë fushate, por një dëshmi se kandidatura e Osmanit po ndërtohet mbi marrëdhënie të sinqerta me qytetarët dhe me dëshirën për të ndërtuar një Çair të drejtë, të bashkuar dhe me përgjegjësi të ndërsjellë.