27/05/2017
Lutje ne prag te iftarit:
Allahu im.
Punët mos mi vështirëso.
Shpindën mos ma rëndo.
Sekretin mos ma publiko.
Allahu im.
Gjynahin tim te dukshëm, falma.
Gjynahin tim të fshehtë edhe atë fale.
Allahu im.
Në trup, pasuri dhe familje mos me sprovo.
Allahu im.
Hasedmëdhenjtë asgjesoj,
mos ia mundëso armiqve të mi të gëzohen kur dështoj.
Allahu im.
Hallallin ma mundëso, haramin ma largo.
Allahu im.
Toka kur më ngushtohet,
më ndihmo me mëshirën Tënde.
Allahu im.
Duart i drejtova te Ti,
të pērgjerohem me ndihmo, më falë, dhe,
mua ma mundëso xhenetin,
prindërve të mi,
gruas dhe djalit tim,
vëllaut e motrës,
axhallareve dhe hallave te mia,
familjes sime të ngushte dhe të gjerë,
te gjithe atyre qe me kujtuan në lutjet e tyre, dhe
të gjithë besimtarët dhe besimtaret. (Hoxhe Ulvi Fejzullahu)