04/09/2026
NJOFTIM PËR BANORËT E FSHATIT TOPLICË
Të nderuar bashkëfshatarë,
Me qëllim të transparencës, ju njoftojmë se vlera e kontratës për punimet në rrjetin e ujësjellësit me kompaninë Arbi Trans është 66.500 euro.
Deri më tani, pagesat ndaj kompanisë janë kryer në katër pesë (avans), si më poshtë:
- Kësti i parë: 13.000 euro
- Kësti i dytë: 18.475 euro
- Kësti i tretë: 7.550 euro
- Kësti i katërt: 10.700 euro
• Kësti i pestë: 2800 euro
Totali i pagesave të kryera deri më tani është 52 525 euro.
Borxhi i mbetur ndaj kompanisë është 14,865 euro, ndërsa në këtë shumë janë shtuar edhe 890 euro si tamponimi dhe rimbushja e disa rrugëve të dëmtuara për shkak të motit të keq.
Pra, detyrimi i përgjithshëm i mbetur ndaj kompanisë është 14,865 euro, i cili do të duhet të shlyhet deri në përfundimin e punimeve.
Gjithashtu, ju njoftojmë se punimet e mbetura sipas kontratës, përkatësisht:
- ndërrimi i gypit të ujësjellësit nga Qendra deri te shtëpia e Haxhi Qenanit,( pritet leja nga " Makedonija Pat " dhe do të fillohet me punimet poashtu dhe
- rregullimi i trotuarit nga Qendra deri te P***a e Benzinës, (ku tanimë kanë filluar me punë )
do të realizohen në javët e ardhshëshme.
Dhe ju bëjmë apel të gjithë atyre që nuk kanë kontribuar të kontribojnë por edhe ata që duan ende të kontribojnë që ta kryejmë këtë projekt së bashku faqebardhë...
Për një të ardhme më të mirë për T❤️PLICËN tonë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe besimin tuaj gjatë realizimit të këtij projekti me rëndësi për fshatin tonë.
T❤️PLICA