DailyBuzz

DailyBuzz PrivatePublicMedia

08/11/2025

Me kujdes i kemi vëzhguar punët në terren.
Koha e zgjedhjeve mbaroi, dhe bashkë me të mbaroi edhe entuziazmi i rremë i atyre që për disa vota u kujtuan për popullin.
Punët që nisën me bujë, me kamera e me premtime boshe, sot janë ndalur — sepse nuk ishin për zhvillim, por vetëm për votë.

Pushteti lokal e nënçmoi inteligjencën dhe durimin e Çegranit.
Menduan se mund të na mashtrojnë me ndonjë asfalt të papërfunduar, me ndonjë fjalim të zbrazët e me foto për sy e faqe.
Na morën për të paditur, por harruan se Çegrani sheh, mendon dhe mban mend çdo gënjeshtër.
Durimi ynë nuk është dobësi — është paralajmërim.

Ne heshtëm gjatë, por kemi parë gjithçka:
si u ndalën punët sapo mbaroi vota, si u harrua populli sapo u mbyllën kutitë, dhe si pushteti lokal e shfrytëzoi besimin e qytetarëve vetëm për interesin e vet.

Por koha e premtimeve të zbrazëta ka mbaruar.
Koha e llogarisë po vjen — dhe Çegrani do të flasë me vepra, jo me fjalë.
Ata që nënvlerësuan këtë vend, do ta kuptojnë shumë shpejt se kur zgjohet Çegrani, pushteti lokal dridhet.

20/10/2025

NJOFTIM PUBLIK

ZËRI I ÇEGRANIT DHE DIASPORËS

Të nderuar bashkëfshatarë, qytetarë të Gostivarit dhe bashkatdhetarë kudo që ndodheni,

Në emër të “Zërit të Çegranit dhe Diasporës”, shprehim urimet tona më të sinqerta për fitoren e kryetarit të ardhshëm të Komunës së Gostivarit, si dhe për të gjithë këshilltarët e zgjedhur që do të përfaqësojnë qytetarët në mandatin e ri. U dëshirojmë punë të mbarë, përkushtim dhe sukses në ushtrimin e përgjegjësive të tyre, me bindjen se do të punojnë për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e komunës sonë.

Ne, si pjesë e diasporës dhe përfaqësues të Çegranit, kemi qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit, unitetit dhe përparimit të komunitetit tonë. Besojmë se vetëm përmes mirëkuptimit dhe angazhimit të ndërsjellë mund të arrihet përparim i vërtetë.

Qëllimi ynë kryesor është të forcojmë lidhjet mes bashkëfshatarëve dhe të ruajmë harmoninë që gjithmonë e ka karakterizuar fshatin tonë. Iniciativa jonë për bashkim ka pasur për synim të shmangë çdo formë përçarjeje apo ndarje. Nëse dikush e ka keqkuptuar këtë nismë, dëshirojmë të theksojmë se qëllimet tona kanë qenë dhe mbeten të pastra — bashkim, mirëkuptim dhe qëllime të përbashkëta për të mirën e Çegranit dhe të gjithë komunës së Gostivarit.

“Zëri i Çegranit dhe Diasporës” do të vazhdojë të angazhohet në mbështetje të çdo iniciative që kontribuon në zhvillimin e vendlindjes sonë dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet diasporës, institucioneve lokale dhe komunitetit. Ne jemi të bindur se përmes dialogut të hapur dhe respektit të ndërsjellë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Urojmë shëndet, suksese dhe punë të frytshme për kryetarin e ri, këshilltarët, bashkëfshatarët tanë dhe të gjithë qytetarët e Gostivarit.
Bashkë për një të ardhme më të mirë, bashkë për zhvillimin e Çegranit dhe Gostivarit.

Me respekt,
ZËRI I ÇEGRANIT DHE DIASPORËS

17/10/2025

Të nderuar bashkvendas të Çegranit,

Në prag të zgjedhjeve lokale të 19 Tetorit 2025, ju urojmë nga zemra një proces sa më të qetë, të ndershëm dhe demokratik – ashtu siç i ka hije kulturës sonë qytetare dhe historisë sonë fisnike.

Zëri i Çegranit Diasporë mbështet fuqishëm votën e lirë, të ndërgjegjshme dhe pa presione. Ne jemi për zgjedhje të pastra. Nëse ndonjë bashkvendas has në ndonjë paregullsi dhe nëse ka fakte konkrete, ne do të ngrejmë zërin publikisht, sepse e vërteta dhe dinjiteti i këtij fshati nuk mund të nëpërkëmben për interesa të ngushta.

Pavarsisht se kush fiton, ne nuk dot lëshojm pe në kerkesat tona qe i kemi parashtruar per Çegranin tonë.
Ne dot percjellim aktivitetin e Kryetarit të ri dhe Kshilltarve të rinj nga Çegrani, dot jemi këmbëngulës në Kërkasat që i meriton Çegrani me unitet, zhvillim dhe dinjitet.

Urojmë që kjo ditë të jetë festë për demokracinë, dhe që çdo votë të jetë pasqyrë e vullnetit të lirë të popullit tonë.

Çegrani mbi të gjitha!
Me respekt,
Zëri i Çegranit – Diasporë

16/10/2025

Falemenderim Publik – Nga Zëri i Çegranit Diasporë

Të dashur bashkvendas,

Me nderin dhe respektin më të madh, ju shprehim mirënjohjen më të sinqertë për çdo mbështetje tuajën, qoftë ajo publike apo private.

Fjalët, mesazhet, përkrahja e ndershme dhe pa interes – ishin forca që na motivuan dhe na dhanë kurajë për ta çuar këtë iniciativë për Çegranin përpara.

Zëri ynë u bë më i fuqishëm sepse ishte i përbashkët.
Bashkë e ngritëm, bashkë po dëshmojmë se kur qëllimi është i pastër dhe pa ngjyra politike – bashkimi sjell ndryshim.

Faleminderit për besimin, maturinë dhe zemrën e madhe Çegranase që po e tregoni çdo ditë.

Me respekt,
Zëri i Çegranit – Diasporë
✍🏼

14/10/2025

Të nderuar bashkëvendas të Çegranit,

Ju informojmë se takimi i planifikuar mbrëmë me z. Valbon Limani nuk u realizua për një arsye që nuk mund të heshtet:
Dy individë, njëri prej të cilëve drejtori i shkollës dhe kandidati për këshilltar, të cilët aktualisht administrojnë faqen e Bashkësisë Lokale, tentuan ta përvetësojnë iniciativën tonë të pastër qytetare dhe ta shndërrojnë në mjet për përfitime politike personale.

Ne si Zëri i Çegranit – Diasporë nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e asnjë loje politike, sepse për ne, Çegrani vjen para çdo individi dhe çdo partie.

Kjo iniciativë është nisur për të mbrojtur të drejtat e banorëve, për të ngritur zërin për fshatin tonë të neglizhuar prej vitesh dhe për të kërkuar projekte konkrete – jo për të bërë emra, as për të mbledhur vota.

Çegrani nuk është pronë private e askujt.
Dhe sa herë që dikush përpiqet ta përdorë për interesa, do të na ketë përballë.

Me respekt,
Zëri i Çegranit – Diasporë

12/10/2025

REAGIM PUBLIK
nga “Zëri i Çegranit – Diasporë”

Të nderuar bashkëvendas,

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, zgjodhi të anashkalojë me vetëdije ftesën publike të iniciativës “Zëri i Çegranit – Diasporë”, pikërisht nga komuniteti prej të cilit partia e tij mori mandate vendimtare në zgjedhje. Kjo ftesë nuk kishte asnjë ngjyrë politike – ishte thirrje e hapur për bashkëpunim e transparencë.

Përkundër kësaj, ai zgjodhi rrugën e propagandës, duke promovuar projekte të financuara nga Qeveria, pa asnjë transparenc pa asni përgjegjësi konkrete komunale, dhe duke shmangur ballafaqimin me kërkesat legjitime të banorëve të Çegranit.

Madje, në një televizion publik, mashtroi hapur duke deklaruar se do takohej me përfaqësuesit tanë të enjten – një takim që nuk ndodhi kurrë dhe pa Asnji shpjegim, duke dëshmuar jo vetëm mungesë serioziteti, por edhe një pabesi të pastër ndaj qytetarëve.

Si iniciativë, këtë çështje e konsiderojmë të mbyllur për sa i përket këtij drejtuesi.
Vendimi tani i takon popullit – si do ta vlerësojë një sjellje të tillë ndaj fshatit më të madh dhe më kontribues në komunën e Gostivarit.

Me nderime,
Zëri i Çegranit – Diaspora

11/10/2025

Ne, banorët e Çegranit dhe diaspora jonë që gjithmonë ka qëndruar pranë fshatit, duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Çegrani, me një infrastrukturë të dobët e të amortizuar, më një ekonomi të rrënuar, ku vendin çdo ditë e braktis rinia e ia mësyen rrugëve të Perendimit, krejt kjo si rezultat i politikave të gabuara të partive politike e udhëheqsve politik, para se të filloj fushata zgjedhore, VENDOSËM që në mēnyrē të shkruar, tre Kandidatëve për Kryetar Komune tua dorëzojm Kërkesat tona, duke i ftuar në takime të drejtpërdrejta.

Dy kandidatët z. Visar Ademi dhe Z.Sebaedin Dauti - pozitivisht iu përgjigjën ftesës sonë dhe takimet u realizuan, ndërkoh që
iu drejtuam me respekt edhe z. Valbon Limani të vijë dhe të nënshkruaj këto Kërkesa, por që fatkeqësisht deri më sot ai nuk ka pranuar takim me Përfaqsuesit tanë.

Ne e rikujtojmë z.Limani dhe antarët e simpatizuesit e AKI-së, sidomos qytatarët e Çegranit se këto kërkesa nuk kan ngjyrë politike, por janë kërkesa njerëzore dhe të domosdoshme — për rrugë më të mira, ambient më të pastërt, ndriçim publik, ujësjellës funksional, kanalizim fekal, që përbejnë kushtet elementare për një jetë më dinjitoze.

Ne nuk kërkojmë shumë — vetëm respekt të ndërsjellt, bashkëpunim dhe përkushtim ndaj nevojave reale të qytetarëve të Çegranit.
Çegrani ka folur gjithmonë me dinjitet, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, me zërin e bashkuar të banorëve dhe të diasporës që nuk harron rrënjët e saj.

Kushdo që e injoron këtë ZË duhet ta dijë se Çegrani nuk harrohet, nuk përkëmbet, nuk gjunjëzohet e nuk dorëzohet!!!

Të nderuar bashkëqytetarë të Çegranit,Sot në fshatin tonë u realizua me sukses rruga drejt varrezave, një projekt i shum...
07/10/2025

Të nderuar bashkëqytetarë të Çegranit,

Sot në fshatin tonë u realizua me sukses rruga drejt varrezave, një projekt i shumëpritur dhe i domosdoshëm për komunitetin. Jemi mirënjohës dhe të lumtur për këtë hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sonë.

Megjithatë, duke parë se kanë filluar të qarkullojnë publikime nga Komuna dhe Qeveria, ku ky investim paraqitet si arritje individuale apo politike, ndjejmë përgjegjësi që ta sqarojmë publikisht:

Ne, banorët e Çegranit, kërkojmë transparencë të plotë, që asnjë palë të mos përfitojë poena politikë në emër të punëve që na takojnë si të drejtë dhe jo si dhuratë.

Prandaj, i bëjmë thirrje Komunës së Gostivarit dhe institucioneve qeveritare që të japin një sqarim zyrtar dhe të detajuar mbi:
- Procedurat e financimit dhe realizimit të këtij projekti;
- Burimin e mjeteve;
- Mekanizmin e vendimmarrjes dhe përfshirjen e përfaqësuesve lokalë në këtë proces.

Respekti për Çegranin nënkupton respekt për të vërtetën.
Ne duam bashkëpunim, jo përvetësim. Duam zhvillim, jo propagandë.

Me respekt,
Banorët e Çegranit

07/10/2025

Të nderuar bashkëqytetarë çegranas,

Ne diaspora bashkë me qytetarët e ndërgjegjshëm të Çegranit kemi vendosur të flasim e të ngrejm zërin e arsyes, zërin e ndërgjegjes, zërin tonē përbashkët, për Çegranin tonë!

-Kur ne flasim, disa na thonë: “Mos flisni se po përçaheni.”
-Kur ne themi Çegrani është boshatisur, ata thonë: "Jo, Çegrani mirë është".
-Kur ne themi se Çegrani është lënë pas dore, ata thonë: "Jo, kemi shtruar kaq rrugica".

Por, jo more vllezër jo!!!
Ne nuk përçajmë, as shpifim, as njollosim, e as bëjm tifo partiako–politike.

Ne thjeshtë me fakte e dëshmi po e shfaqim REALITETIN E HIDHUR të Cegranit tonë!

Ne së pari zgjojmë ndërgjegjen tonë, pastaj të politikanëve,

Ne kërkojmë atë që na takon, kërkojmë kushte elementare që i meritojmē.

Përçarje është kur i ndajmë njerëzit sipas interesave partiake, kur interesat e ngushta personale e grupore i vejm mbi interesin e përgjithshëm!

Ne kemi vendosur që të BASHKOHEMI për të drejtat tona, për zhvillimin e fshatit tonë, për realizimin e projekteve që janë lënë të hapura, për një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë.

"Unë jam mirë, kur Çegrani është mirë"!

"BASHKË,
Të gjithë për Çegranin"!

Të dashur bashkëqytetar të Çegranit kudo që jetoni,Sot u realizua takimi me kandidatin e Vlen për Kryetar Komune, z. Seb...
06/10/2025

Të dashur bashkëqytetar të Çegranit kudo që jetoni,

Sot u realizua takimi me kandidatin e Vlen për Kryetar Komune, z. Sebaedin Dauti -

Takimi kaloi nē nji atmosferë miqësore, ku pas nji elaborimi të shkurtër të kërkesave tona, z.Sebaedin Dauti pranoi me kēnaqesi Kërkesat e shkruara në letër dhe e nënshkroi.

Ai premtoi dhe u zotua se nëse do të zgjidhet si Kryetar komune, do të angazhohet seriozisht në realizimin e tyre.

BASHKË,
të gjithë për Çegranin 🫶

05/10/2025

Njoftim zyrtar:

Kandidati i Vlen për Komunën e Gostivarit, z. Sebaedin Dauti me sinqeritet dhe korrektësi, me ndërgjegjje dhe pērgjegjësi i është përgjigjur kërkesës së Diasporës dhe qytetarëve të Çegranit dhe do të paraqitet për të nënshkruar kontratën me kërkesat konkrete të banorëve.

🗓 Data:06.10.2025
🕝 Ora:17:00

Takimi i kandidatit z Sebaedin Dauti me Përfaqësuesit e Diasporēs dhe qytetarëve të Çegranit dot mbahet në zyrën e Bashkësisë Lokale.

Ky veprim vërteton seriozitetin dhe gatishmërinë për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
Respekt për korrektësinë dhe përgjegjësinë e treguar.

Çegrani e mban fjalën – dhe e vlerëson fjalën e dhënë!

Të dashur bashkëqytetar të Çegranit kudo që jetoni,Sot u realizua takimi me kandidatin e pavarur për Kryetar Komune, z. ...
03/10/2025

Të dashur bashkëqytetar të Çegranit kudo që jetoni,

Sot u realizua takimi me kandidatin e pavarur për Kryetar Komune, z. Visar Ademi

Takimi kaloi nē nji atmosferë miqësore, ku pas nji elaborimi të shkurtër të kërkesave tona, z.Visar Ademi pranoi me kēnaqesi Kërkesat e shkruara në letër dhe e nënshkroi.

Ai premtoi dhe u zotua se nëse do të zgjidhet si Kryetar komune, do të angazhohet seriozisht në realizimin e tyre.

BASHKË,
të gjithë për Çegranin 🫶

Indirizzo

Ospedaletto Euganeo
123455

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando DailyBuzz pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Condividi