Revista Hëna e Re

Revista Hëna e Re Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Revista Hëna e Re, Magazine, Skopje.

Doli nga shtypi numri i ri- 407 i revistës Hëna e re.Në këtë numër do mund të lexoni:1. Feja në arsimin publik, vlerë ba...
17/09/2025

Doli nga shtypi numri i ri- 407 i revistës Hëna e re.
Në këtë numër do mund të lexoni:

1. Feja në arsimin publik, vlerë bashkëkohore - Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai
2. Universaliteti dhe përbotshmëria e Muhamedit a.s – Prof.dr. Ziber Lata
3. Nga kriza në katalizator- Driton Dikena
4. Inteligjenca artificiale mes bekimit dhe përgjegjësisë- Dr. Nadir Akad
5. Si festohej mevludi në të kaluarën- Enes Koshi
6. Ndasitë për imtësitë- Shaban Tairi
7. Realizimi i fejesës në të kaluarën dhe sot- Seid Fejzuli
8. Tradhtia nga këndvështrimi islam- Ali Sadiku
9. Shkaqet e poligamisë- Muharrem Idrizallari
10. Ndikimi i emocioneve në jetën e njeriut- Besim Barbullushi
11. Shenjat e Kuranit- Irfan Bexheti
12. Zekati në periudhën e katër halifëve të drejtë- Zejnulla Sadiku

Dhe shumë tema tjera interesante dhe aktivitetet e Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai dhe gjitha organeve të Bashkësisë Fetare Islame....

Ju mirëpresim me shkrimet tuaja për numrin e radhës 408 për muajin Shtator.....

Doli nga shtypi numri i ri Qershor - 405 i revistës Hëna e re.Në këtë numër do mund të lexoni:1. Fjalimi i Reisul Ulema,...
07/07/2025

Doli nga shtypi numri i ri Qershor - 405 i revistës Hëna e re.
Në këtë numër do mund të lexoni:

1. Fjalimi i Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai me rastin e Vitit të Ri Hixhri- 1447
2. Editorial- Hixhreti në kontekstin bashkëkohor
3. Shpërngulja e Muhamedit (a.s) pikë kthese në historinë islame- Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
4. Monolog letrar- Hamdi Rashidi
5. Mrekullitë Kur’anore dhe shkenca- Mr. Irfan Bexheti
6. Kontributi i Medresesë Alaudin- Mr. Drin Aliu
7. Xhevahiret e Beratit, Reportazh- Ali Shaini
8. Kurban Bajrami vlerëson faktorin njeri- Mr. Hasan Baftijari
9. Fëmijët që kanë folur prej në djep- Shaban Tairi
10. Mrekullia logaritmike në Kur’an- Prof. Dr. Musli Vërbani
11. Zgjimi i vetëdijes- Muhamed Osmani
12. Standardet e ushqimit hallall- Mr. Ali Sadiku

Dhe shumë tema tjera interesante dhe aktivitete të Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai dhe gjitha organeve të Bashkësisë Fetare Islame....

Ju mirëpresim me shkrimet tuaja për numrin e radhës 406 për muajin Korrik.....

ALB- MKDREISUL ULEMA REALIZOI MBLEDHJE KOORDINUESE ME UDHËHEQËSIT E HAXHITSot, 15.05. 2025, në hapësirat e Medresesë “Is...
15/05/2025

ALB- MKD
REISUL ULEMA REALIZOI MBLEDHJE KOORDINUESE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT
Sot, 15.05. 2025, në hapësirat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi mbledhje të përbashkët me të gjithë koordinatorët dhe stafin udhëheqës për Haxhin 2025. Në mbledhje morën pjesë udhëheqësit e gjitha Muftinive në vend.
Me këtë rast, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e amanetit që kanë udhëheqësit e haxhit të udhëhequr nga kryesia e haxhit në përbërje, Dr. Selver Ef. Xhemaili, në cilësinë e Emirul Haxh, Dr. Abdulkerim Ef. Iseni, Munedhimul Haxh, sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Irsal Ef. Jakupi, muftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ef. Ismaili dhe muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin Ef. Zendeli.
Reisul Ulema pasi i përshëndeti të pranishmit tha se qëllimi i këtij takimi është të shprehim respekt për gjithë ju që do jeni bartës të këtij procesi të rëndësishëm, udhëheqjen e haxhilerëve në kryerjen e njërës nga pesë shtyllat e islamit.
Reisul Ulema në fjalën e tij tha: “Jeni ju që do udhëhiqni njerëzit në kryerjen e shtyllës së pestë të islamit. Jeni udhëheqës të mysafirëve të Allahut-Dujufu Rahman. Ky bashkim i jonë simbolizon që ne jemi bashkë në përgatitje, bashkë në udhëtim, bashkë në kryerjen e haxhit, bashkë në kthim”.

Kryetari i BFI-së, tha se udhëheqësit e haxhit duhet të japin më të mirën e tyre në këtë udhëtim të jetës për haxhilerët tonë, sepse këtë e kemi amanet dhe ky udhëtim është ëndërr e çdo besimtari.
“Organizimin sa më të mirë të haxhit e kemi amanet, sepse Haxhiu i përgjigjet ftesës së Allahut të madhëruar. Ëndërr e çdo besimtari është të vizitojë Qaben e bekuar dhe t'i luten Zotit duke i thënë, O Zot t'u përgjigjëm. Ne erdhëm. Të përshëndesë Pejgamberin a.s dhe t'i thotë, Ja Resulalla, ne erdhëm të të vizitojmë dhe të përcjellim selame nga vendi dhe nga vëllezërit tanë”.
Mes porosive të Reisul Ulemasë drejtuar udhëheqësve ishte edhe ajo që ata duhet të kenë kujdes, sepse janë përfaqësuesit e BFI-së dhe muslimanëve të këtij nënqielli në kongresin e madh botëror, dhe të ruajnë vlerat e larta fetare dhe morale. Të jenë gjithmonë në shërbim të haxhilerëve sepse ata shërbimin e mirë e kujtojnë se të jenë gjallë.
“Ju jeni delegacion dhe përfaqësuesit tonë në kongresin e madh botërorë në mesin e popujve muslimanë. Ne prezantojmë islamin në vendin e shenjtë ku porosia kryesore është se të gjithë njerëzit janë të barabartë. Të jeni gjithmonë në shërbim të haxhilerëve. Ata e kujtojnë këtë se të jenë gjallë. Të jeni të kujdesshëm dhe të ruani vlerat e larta fetare dhe morale”.
Në fund Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, kryesisë së haxhit, udhëheqësve dhe stafit mjekësor i uroi suksese, duke lutur Allahun e Madhëruar që t'ju japë forcë dhe vullnetin për kryerjen sa më të mirë të haxhit. Të shkojnë e të kthehen mirë e shëndosh pranë familjeve dhe të dashurve tyre dhe me haxh të pranuar.
Emirul Haxh, Muftiu i Tetovës, Dr. Selver Ef. Xhemaili
i kujtoi udhëheqësit për rregullat dhe përgjegjësitë e miratuara nga Kryesia e Haxhit dhe i ftoi që t'i respektojnë në përpikmëri në mënyrë haxhi të realizohet sa më mirë.

РЕИСУЛ УЛЕМА ОДРЖА КООРДИНАТИВЕН СОСТАНОК СО ВОДАЧИТЕ НА ХАЏОТ
Денес, 15.05. 2025 година, во просториите на медресата „Иса Бег“ во Скопјe, Реисул Улема на Исламската верска заедница на Република Северна Македонија, Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи одржа заеднички состанок со сите координатори и раководниот персонал за Хаџ 2025. На состанокот присуствуваа водачите на сите муфтиства во земјата.
Во оваа пригода, Реисул Улема ја нагласи важноста на аманетот што ја имаат водачите на хаџот, предводени од раководството на хаџот во кое членуваат д-р. Селвер Еф. Џемаили, во својство на Емирул Хаџ, д-р Абдулкерим Еф. Исени, Мунезимул Хаџ, генералниот секретар на ИВЗ, Ирсал Еф. Јакупи, скопскиот муфтија, д-р Ќенан Еф. Исмаил и гостиварскиот муфтија, Х. Сабахудин Еф. Зендел.
Откако ги поздрави присутните, Реисул Улема рече дека целта на оваа средба е да се изрази почит кон сите вас кои ќе бидете носители на овој важен процес, водејќи ги аџиите во извршувањето на еден од петте столбови на исламот.
Реисул Улема во својот говор рече: „Вие сте тие што ќе ги водите луѓето во извршувањето на петтиот столб на исламот. Вие сте водачи на гостите на Аллах-Дујуфу Рахман. Ова наше единство симболизира дека сме заедно во подготовката, заедно на патувањето, заедно во извршувањето на хаџот, заедно во враќањето.“
Претседателот на ИВЗ рече дека водачите на хаџот мора да го дадат својот максимум на ова животно патување за нашите аџии, бидејќи ова е наш аманет и ова патување е сон на секој верник.
„Најдобрата можна организација на хаџот е аманет, бидејќи аџиите одговараат на поканата на Семоќниот Аллах. Сонот на секој верник е да ја посети светата Ќаба и да му се помоли на Алах велејќи: „О, Боже, ти одговоривме. Дојдовме. Да го поздрават Пратеникот а.с и да кажат: „О, Пратениче на Аллах, дојдовме да те посетиме и да ти пренесеме поздрави од нашата земја и од нашите браќа.“
Меѓу пораките на Реисул Улема упатени до водачите беше дека треба да бидат внимателни, бидејќи тие се претставници на ИВЗ и муслиманите од ова подрајче на големиот светски конгрес, и да покажат високи верски и морални вредности. Секогаш да бидат во служба на аџиите бидејќи тие доброто служење ќе го паметат цел живот.
„Вие сте нашата делегација и претставници на големиот светски конгрес меѓу муслиманските народи. Ние го претставуваме исламот таму каде што главната порака е дека сите луѓе се еднакви. Бидете секогаш во служба на аџиите. Тие го паметат ова додека се живи. Бидете внимателни и одржувајте високи верски и морални вредности.“
На крајот, Реисул Улема, Х. Хфз. Шаќир Еф. Фетаи, им посака успех на раководството на хаџот, водачите и медицинскиот персонал, молејќи се Семоќниот Аллах да им даде сила и волја да го извршат хаџот што е можно подобро. Да одат и се вратат живи и здрави, во своите семејства и најблиски, и со прифатен хаџ.
Емирул Хаџ, Тетовскиот муфтија, Др. Селвер Еф. Џемаили водачите ги потсети на правилата и одговорностите усвоени од Раководството на хаџот и ги повика да ги почитуваат доследно за што е можна подобра реализација на хаџот.

Doli nga shtypi numri i ri- 402 i revistës Hëna e re.Në këtë numër do mund të lexoni:1. Mesazhi i Reisul Ulema, H. Hfz. ...
11/04/2025

Doli nga shtypi numri i ri- 402 i revistës Hëna e re.
Në këtë numër do mund të lexoni:
1. Mesazhi i Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai në hutben e Fitër Bajramit
2. Fitër Bajrami, festë e solidaritetit- Fidush Ibraimi
3. Çka pas agjërimit- Ali Saini
4. Letra që japin udhë- Driton Dikena
5. Kibleja e jetës- Mr. Hasan Baftjari
6. Arsimi profesional si vlerë e lartë në shoqëri- Mr. Ridvan Zeqiri
7. Feja islame nxit aktivitete sportive- Shaban Tairi
8. Mbulesa- Hyrije Mehmeti -Biba
9. Roli i komunitetit dhe institucioneve në mbështetjen e prindërve- Mervan Ejupi
10. Hapja e konakut për ngushëllime- MR. Sied Fejzuli
11. Çlirimi i Mekes- Resul Rexhepi
12. Kur profesori është model i jetës për nxënësin- Qufli Osmani
Dhe shumë tema tjera interesante dhe gjithsesi, aktivitetet e Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai dhe gjitha organeve të Bashkësisë Fetare Islame....
Ju mirëpresim me shkrimet tuaja për numrin e radhës 403 për muajin Prill.....

56.Vepro mirë dhe me strategji e bazuar në të vërtetën. Zgjidh veprimin që mund të notoj në kohën bashkëkohore sepse ësh...
08/04/2025

56.
Vepro mirë dhe me strategji e bazuar në të vërtetën. Zgjidh veprimin që mund të notoj në kohën bashkëkohore sepse është ambijent dinamik dhe kërkon konkurencë vlerash. Vendos në veprimin tënd përkushtimin e paluhatshëm që jep siguri në rrugëtim konstruktiv që shpien përpara. Anashkalo gjithçka që është perfide dhe e bazuar në qëllime destruktive për të ndalë hovin e zhvillimit pozitiv, ajo është vetëm humbje kohe. Është normale që të këtillë do kesh, si rezultatet e egoizmit, xhelozisë, inatit, shpirtngushtësisë, mosdurimit. Gjithmonë ka patur të tillë, ka dhe do të ketë. E mira gjithmonë do të luftohet nga satanikja, djallëzorja, sepse destruktivja është qëllimi i saj. Është ligj që e keqja të pengojë të mirën.
Andaj, udhëto drejt synimeve të pastërta duke mos u marrë me hamendjet, thashethënat, shpifjet, shantazhimet, sepse ata janë kthetrat e destruktivitetit.
E jotja është të reflektosh për të gjithë, edhe për ata që shantazhojnë, sepse ti edhe për ata duhet të jeshë dritë. Ti duhet të jeshë udhëzues, prezentues, misioner, bartës i të së vërtetës.
Kështu të do Zoti.

05/02/2025

54.

Thonë durimi është selamet. Shpejtësia në mendime dhe qëndrime është shpeshherë qëndrim i gabuar dhe humbje. Kujdes, qëndrimi kërkon durim, sepse durimi është hapsirë e argumentit, analizës, qasjes, mendimit, qetësisë, urtësisë, mençurisë, vendosshmërisë. Ata që i japin hapsirë durimit janë personalitete që i japin hapsirë edhe tjetrit të mendojë, të analizojë dhe të veproj me maturi. Koncepti kur'anor kërkon mosshpejtësi me qëllim që mos të marrish anën e gabuar dhe t'i bëjsh dëm vetvetes dhe shoqërisë, andaj jepi hapsirë maturisë në durim. Sa e sa probleme ndodhin në mos durim duke vepruar në emocione. Ballafaqohu me problemin duke ju qasur nga të gjitha anët dhe mendo pastër e shëndoshë, duke zbërthyer ate në thellësi. Ai që duron ai ka forcën e shpirtit dhe guximit, e jo të frikës sepse mos durimi është rezultat i frikës. Sa bukur ka thënë i madhi Muhamed a.s. ,,durimi është gjysma e besimit”.
Analizoni veprimet që të mos gaboni, sepse mbas çdo gabimi kthjellohet mendimi dhe qasja, por bëhet vonë dhe me pasoja të paevitueshme.
Largoni nga vetja gjelozinë, egoizmin, emocionet, interesin dhe jepni përparësi argumentit, maturisë që i jep forcë durimit.
Këshila më e fuqishme profetike ka qenë ,,mbaje vetin në momentin e hidhërimit".
Kështu na do Zoti.

14/01/2025
12/01/2025

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Revista Hëna e Re posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category