DOSJA.mk

DOSJA.mk Portali informativ www.dosja.mk .

14/06/2026

E pabesueshme, НИШТО e njohur edhe si VLEN, proteston kundër familjes TRAMP 🇺🇸 në Shqipëri

14/06/2026

SKANDAL: Afrim Gashi pendohet që një herë provoi ta përdor Gjuhën Shqipe: NUK E KAM BËRË ME QËLLIM, NUK E KAM VËREJTUR!

13/06/2026

Rami Mislimi: Nëse Kasami ka çuar tetovarë kundër Shqipërisē, tetovarët tē çohen në kēmbë kundër Bilallit për sh*tjen e tokave

Rami Mislimi ka reaguar me një postim të ashpër në rrjetet sociale, duke komentuar deklaratat e fundit që lidhen me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe raportet e tij me Shqipërinë.

Sipas Mislimit, nëse janë të vërteta pretendimet se Kasami ka ndikuar që tetovarët të mbajnë qëndrime kundër Shqipërisë, atëherë përmendja publike e kësaj çështjeje nga kryeministri shqiptar Edi Rama nuk është aspak e rastësishme.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fakti që Rama e përmend publikisht nuk është i rastësishëm, por një sinjal i errët për Tetovën dhe për raportet mes shqiptarëve”, shkruan Mislimi.

Ai thekson se Tetova dhe tetovarët historikisht kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me botën perëndimore, duke kundërshtuar çdo politikë që, sipas tij, krijon përçarje apo orientime të gabuara gjeopolitike.

“Tetova nuk reshtohet me Iranin, por me Shqipërinë dhe Amerikën”, shprehet ai.

Në reagimin e tij, Mislimi shkon edhe më tej duke ngritur çështjen e sh*tjes së tokave në Tetovë, për të cilën akuzon Bilall Kasamin.

“Nëse Kasami ka çuar tetovarët kundër Shqipërisë, atëherë tetovarët duhet të çohen në këmbë kundër Bilallit për sh*tjen e tokave”, shkruan Mislimi në postimin e tij.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, ndërsa deri më tani nuk ka pasur reagim nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me këto akuza.

Postimi i Mislimit:

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fakti që Rama e përmend publikisht nuk është i rastësishëm, por një sinjal i errët për Tetovën dhe për raportet mes shqiptarëve.
Tetova dhe tetovarët historikisht kanë qenë gjithmonë të lidhur me Shqipërinë dhe Perëndimin, jo me politika që krijojnë përçarje apo aleanca të gabuara gjeopolitike.
Tetova nuk reshtohet me Iranin, por me Shqipërinë dhe Amerikën!
Tetovarët duhet tē çohen në këmbē për sh*tjet e tokave që bën Bilall Kasami

13/06/2026

Qeveria НИШТО lavdërohet dhe përvetësohen projektet BDI-së

SUPER EKSLUZIVE:Zbulohet raporti i Afrim Gash*t 🐸 drejtuar gjysmë kryetarëve Iz-Bi
12/06/2026

SUPER EKSLUZIVE:
Zbulohet raporti i Afrim Gash*t 🐸 drejtuar gjysmë kryetarëve Iz-Bi

12/06/2026

3.5 MILIONË EURO TENDERA PËR NJË KOMPANI TË LIDHUR ME RRETHIN E AFËRT TË IZET MEXHITIT, QYTETARËT MERITOJNË PËRGJIGJE

Publikimi i djeshëm ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar vetëm në korrik të vitit 2024 ka arritur të sigurojë kontrata publike në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit.

Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për katër tenderë të mëdhenj të fituar nga kompania NUM CONSTRUCTION LTD, dy gjatë mandatit të Visar Ganiut dhe dy gjatë periudhës kur me komunën udhëhiqte Izet Mexhiti.

Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se Adnan Sinani, i cili në opinion njihet si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, lidhet drejtpërdrejt me adresën nga e cila operon kjo kompani. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë dhe përgjigje të qarta.

Kush e rekomandoi këtë kompani?

Si është e mundur që një kompani e themeluar rishtazi të fitojë brenda një periudhe të shkurtër kontrata publike me vlerë prej mbi 3.4 milionë euro?

A kanë ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike që kanë ndikuar në këto procese?

Pse e njëjta kompani ka qenë përfituese e kontratave milionëshe si gjatë mandatit të Visar Ganiut ashtu edhe gjatë periudhës së Izet Mexhitit?

A do të hapin procedurë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera kompetente për të verifikuar të gjitha rrethanat e këtij rasti?

Duhet të eliminohet çdo dyshim për favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin.

Sa më i afërt të jetë përfituesi me qendrën e vendimmarrjes, aq më i lartë duhet të jetë standardi i transparencës.

Prandaj, BDI u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë pa vonesë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur të gjitha aspektet e këtyre kontratave.
Paratë e qytetarëve nuk janë pronë private e askujt. Çdo euro duhet të jetë e justifikuar dhe çdo dyshim duhet të marrë përgjigje.

11/06/2026

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se së shpejti mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vend.

“Së shpejti, nga sot, jemi tashmë në gjysmën e dytë të mandatit tonë, do të kemi zgjedhje parlamentare, prandaj le të vendosin qytetarët midis atyre që grabitën, shkatërruan dhe kapitulluan Maqedoninë ose neve që ofrojmë një koncept të ri modern që bazohet në punë të palodhur dhe një betejë pa kompromis me argumente dhe një qëndrim për interesat kombëtare”, tha Mickoski.

11/06/2026

KUSH ËSHTË I RRADHËS PËR TU HEQUR NGA LISTA E SANKCIONEVE AMERIKANE?

09/06/2026

Ardian Kastrati denoncon: Stoiljkoviqi, miku u Putinit dhe Dodikut, i sjellur nga satelitet e VLEN, po i shkel shqiptarët

09/06/2026

Në Qeverinë 2020-2024, BDI kishte siguruar dhe transferuar në qytetin e Shkupit:
6 milion euro për Bulevardin hasan Prishtina (Rruga për Kosovë)
2 milion euro për rrethrrotullimin tek semaforat e rrugës Slloveneçka

si dhe propozon në këshillin komunal në qytetin e Shkupi vazhdimin e rrugës Xhon Kenedi deri tek ambasada amerikane dhe ndërtimin e rrethrrotullimit dhe urës shtesë për hyrje në Saraj.

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DOSJA.mk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share