vlen.mk

vlen.mk Informohu shpejt dhe sakt

26/05/2026

Ligji për përfaqsim të drejtë dhe adekuat!

Treni tashmë ka nisur dhe nuk ndalet. Pas 23 vitesh pritje, zvarritjesh dhe premtimesh boshe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po bëhet ligj dhe procesi tashmë është futur në procedurë parlamentare.

Ky është një moment historik për shqiptarët dhe për konceptin e barazisë institucionale në shtet. Ligji ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ka kaluar të gjitha filtrat politikë e juridikë vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo tregon qartë se bëhet fjalë për një zgjidhje serioze, të qëndrueshme dhe juridikisht të mbrojtur.

Për vite me radhë shumë flisnin për të drejtat e shqiptarëve, por askush nuk pati guximin apo vullnetin politik ta çojë procesin deri në fund. Sot, kur procesi po konkretizohet realisht, disa grupacione po përpiqen të krijojnë mjegull përmes deklaratave të vonuara për media dhe reagimeve emocionale. Por qytetarët e kuptojnë dallimin mes atyre që vetëm flasin dhe atyre që marrin vendime konkrete.

Çdo tentativë për ta relativizuar këtë proces mbetet vetëm zhurmë politike dhe kërkim i vëmendjes mediatike. Faktet janë të qarta: procedura ka nisur, mbështetja juridike ekziston dhe vullneti politik është i palëkundur.

Sot nuk është koha e propagandës, por e rezultateve. Dhe rezultati më i madh është se një padrejtësi 23-vjeçare po merr fund.

26/05/2026

Ja si i thahet goja ish drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemit, kur pyetet nga analistët, një rrugë bre thuje...!!

26/05/2026

Këshilltari i VLEN-it Sulejman Fejzullai: Bilall Kasami bëri revolucion në Tetovë!

Pishina sportive, me investim prej 1 milion eurosh, sot hap dyert. Një projekt i madh që për shumë kohë ka qenë nevojë d...
26/05/2026

Pishina sportive, me investim prej 1 milion eurosh, sot hap dyert. Një projekt i madh që për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, e që sot bëhet realitet.

Premtim pas premtimi, po i realizojmë. Një nga një. Çdo projekt që kemi zotuar ka hyrë në rrugën e realizimit dhe çdo ditë po dëshmojmë se puna, përkushtimi dhe përgjegjësia japin rezultate. Javë pas jave, bashkë me qytetarët, po përurojmë vepra që mbeten. Si sot këtë pishinë sportive.

Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN. Fjalët i kthejmë në punë, ndërsa zotimet në rezultate.

Urime!

26/05/2026

" nuk e dinë pse në dhe " - : Studenti nga na quajti "maqedonsit", ai nuk e di pse ka ardhur të protestojë

25/05/2026

Florie Durmishi nga VLEN pyet: Pse BDI-ja dhe Bajram Rexhepi po e mbrojnë mafian urbane⁉️

25/05/2026

Izet Mexhiti: Rrënimi i perandorisë kredi–kumar–zhvatje ka filluar!

Lufta kundër kredive të shpejta dhe industrisë së kumarit nuk ka qenë slogan elektoral, as deklaratë për tituj mediatikë. Ka qenë zotim. Ka qenë betim para qytetarëve. Dhe sot, ky zotim po shndërrohet në veprim.

Dhe ketë luftë do mundohen ta pengojnë disa grupe të fuqishme interesi. Nga nëntoka, nga krimi i organizuar dhe nga ata që pasurohen mbi borxhin, dëshpërimin dhe hallin e familjeve. Por ta kenë të qartë, kjo luftë nuk ndalet! Dhe nga ky premtim nuk tërhiqemi asnjë hap!

Vendimi për heqjen e licencës së “Credi Yes” dhe mbylljen e 40 filialeve të saj është sinjal i qartë se koha e paprekshmërisë po merr fund. Është dëshmi se institucionet më në fund po veprojnë kundër një sistemi që për vite të tëra ka rënduar jetën e qytetarëve dhe ka goditur mijëra familje.

Të dashur qytetarë,

Zullumit po i vjen fundi. Sepse institucionet po veprojnë. Sepse shteti po iu përgjigjet atyre që kanë menduar se mund të sundojnë mbi hallin e njerëzve.

Ashtu siç jemi zotuar, unë dhe VLEN do të vazhdojmë të qëndrojmë në mbrojtje të qytetarëve. Kundër çdo forme të zhvatjes financiare. Kundër varësisë nga kumari. Kundër çdo skeme që i fut njerëzit në borxhe, pasiguri dhe dëshpërim.

Ky është angazhim i palëkundur. Është betejë për drejtësi. Dhe kjo betejë do të shkojë deri në fund.

25/05/2026

VLEN: Pse BDI-ja po e mbron mafian urbane në Tetovë? Kujt i pengon zhvillimi i Tetovës?

Rendi dhe ligji i rikthyer në Tetovë me qeverisjen e Bilall Kasamit është bërë therrë në sy për BDI-në. Ata që deshën ta bëjnë Tetovën pashallek të Daka Davidoviqit, njeriut në listën e zezë amerikane, dhe e lanë komunën me 24.000.000 euro borxh, nuk mund ta perceptojnë se si Bilall Kasami e transformoi Tetovën brenda vetëm një mandati, duke e ulur borxhin njëkohësisht.

Në kohën e BDI-së, nuk mund të ndërtohet Stadiumi i Tetovës për shkak të uzurpimeve private të pronave. Ishin uzurpuar edhe Qendra Sportive dhe shumë prona të tjera publike. BDI-ja mbylli sy e veshë para mafias urbane për interesa korruptive.

Me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës, pronat iu kthyen qytetarëve. Stadiumi i Tetovës më në fund po ndërtohet. Po ndërtohen rrugë dhe bulevarde. Për herë të parë pas shumë dekadash po ndërtohen dy shkolla të mesme në Tetovë.

Përveç që zgjodhi problemet e infrastrukturës bazë, ujit të pijshëm dhe kanalizimit, VLEN-i dhe Bilall Kasami po ndërtojnë edhe salla sporti e pishina, duke e shndërruar Tetovën në qytet evropian.

Ky zhvillim i pengon vetëm BDI-së. Opozita ka nostalgji për kohën kur dyshja Bajram Rexhepi – Teuta Arifi e zhytën komunën në borxhe, i sh*tën pronat publike te biznesmenët e dyshmitë prorusë, i lanë tetovarët në baltë dhe mjerim.

Fatmirësisht, ajo kohë më nuk kthehet. Tetova foli qartë në zgjedhjet lokale. Fitorja e thellë e VLEN-it me 5.000 vota dallim ishte mesazh i qartë edhe për BDI-në, edhe për mafian urbane, edhe për agjendat e dyshimta se Tetova e ka mbyllur kapitullin e zymtë të korrupsionit, kaosit, ngecjes dhe degradimit. Tetova ecë përpara drejt zhvillimit dhe mirëqenies. Tetova s’ndalet!

VLEN: BDI dhe Bujar Osmani të përgjigjen për lidhjet me StajiqinSa më shumë që BDI përpiqet të flasë për ndikim serb, aq...
25/05/2026

VLEN: BDI dhe Bujar Osmani të përgjigjen për lidhjet me Stajiqin

Sa më shumë që BDI përpiqet të flasë për ndikim serb, aq më shumë i dalin përpara gjurmët e veta. Ballkani i Hapur, Ohri, Shën Naumi dhe tani edhe Vlladimir Stajiq, konsulli i nderit i Serbisë në pritjet zyrtare të Bujar Osmanit.

Prandaj, zhurma nuk u kryen punë. Tani le të dalin dhe të përgjigjen për Stajiqin, për fotografitë e për allashverishet që po u dalin në shesh.

Bujar Osmani duhet të përgjigjet qartë. Kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin? Pse, në kohën kur Bujar Osmani krekosej me kryesimin e OSBE-së, Stajiqi ishte në pritje zyrtare si konsull i nderit i Serbisë në Maqedoninë e Veriut? Kush e ftoi? Çfarë raporti kishte me të? Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën.

Sa herë që BDI pyet ku është VLEN-i, përgjigjen do ta marrë prerë. VLEN është aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo ndikimi serb, kundër çdo projekti që dëmton Kosovën dhe kundër çdo përpjekjeje për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga euroatlantike.

NJOFTIM nga Komuna e Tetovës:Neser (e Hënë) nga ora 09:00-16:00 pishina e qytetit do te jetë e hapur për t'u shfrytëzuar...
24/05/2026

NJOFTIM nga Komuna e Tetovës:

Neser (e Hënë) nga ora 09:00-16:00 pishina e qytetit do te jetë e hapur për t'u shfrytëzuar nga gjithë qytetarët!

24/05/2026

Albin Kurti përshëndetje speciale Bilall Kasamit nē Prishtinë

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when vlen.mk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to vlen.mk:

Share