Këshilla islame

Directions

Këshilla islame O Allahu ynë na e mundëso që të jetojmë e vdesim faqebardhë.🤲🤍

02/10/2026
✍️- Të enjten në mbrëmje, (natën e xhuma) një i ri hyri në xhami duke mbajtur një karrocë me rrota. Ai po e shtynte ngad...
02/10/2026

✍️- Të enjten në mbrëmje, (natën e xhuma) një i ri hyri në xhami duke mbajtur një karrocë me rrota. Ai po e shtynte ngadalë dhe në heshtje… por karrigia ishte bosh.
Mendova se kishte ardhur të merrte një nga besimtarët, por ai u ndal në safin, zonën ku ulen të moshuarit, e ledhatoi mbështetësen e krahëve të karrocës për një kohë të gjatë dhe pastaj filloi të largohej.
🌴- Dikush e ndaloi dhe i tha: “E harrove karrocen?”
I riu buzëqeshi me trishtim dhe tha: “Jo… e lashë.”
Pastaj ju tha: “E sillja babanë tim në xhami me këtë karrocë çdo të premte për namaz të xhumasë”
Ai ndaloi për një moment… “Babai im vdiq javën e kaluar.”
I riu tha: “Herën e fundit që e solla në xhami, ai ishte shumë i lodhur… Pas namazit, ai bëri isharet ka karroca dhe më tha: ‘Nëse vdes, mos e lër në shtëpi… Sille këtu; ndoshta do të çojë dikë tjetër në xhami për namaz.’”
🌴- Pastaj i riu vendosi dorën mbi karrocë dhe tha:
“Për një javë të tërë, nuk kam mundur ta duroj karrocen ta shoh bosh në shtëpi.
Sa herë që kaloj pranë saj, ndihem sikur po pres që babai im të më kërkojë ta çoj në xhami.”
Pastaj mori frymë thellë dhe tha: “Thashë sonte se do t’ia plotësoj dëshirën…
Mund ta kem humbur babain tim, por karroca nuk duhet ta humbasë qëllimin e saj.”
🌴- Në atë moment, karroca ndryshoi në sytë e mi.
Nuk ishin më vetëm katër rrota dhe një vend… ishte bërë trashëgimia e një njeriu të ndjerë…
Por, ndërsa largohej nga kjo botë, ai po mendonte për një person tjetër, emrin e të cilit nuk e dinte, i cili një ditë do të vinte tek ne në Xhami i lodhur, me këmbët që nuk i qëndronin dot.
🌴- Sa të mrekullueshëm janë njerëzit e drejtë kur e kuptojnë jetën!
Ata nuk pyesin vetëm: Çfarë do t'u lë fëmijëve të mi?
Përkundrazi: Çfarë do t'u lë robëve të Zotit pas meje?
Është sikur besimtari dëshiron, edhe nëse zemra e tij ndalon së rrahuri, të gjitha veprat e tij të mira të vazhdojnë mëtutje.
🌴- Pastaj imagjinova një plak tjetër duke hyrë në xhami xhuman tjetër, me këmbët e lodhura dhe të ulur në atë karrocë.
Ai nuk do ta njihte të parin… dhe ndoshta nuk do ta dinte kurrë historinë e tij.
Por Zoti e di… dhe aty qëndron bukuria e veprave që nuk kërkojnë që kryerësit e tyre të njohin njëri-tjetrin…
Mjafton që Zoti i di të gjitha.
👉- Dhe që nga ajo natë, një pyetje ka mbetur në zemrën time:
Nëse vjen një ditë kur edhe ne do të largohemi...
A do të mbetet diçka në tokë për të thënë për ne:
"Një person ishte këtu... dhe mirësia e tij vazhdon edhe sot e kësaj dite?"(MV).

O Allah, na e mundëso🤲🏻🤍
29/09/2026

O Allah, na e mundëso🤲🏻🤍

Sa hyri në xhami u nevrikos dhe doli jashtë, me shpejt i shkova mbrapa, e pyeta se çfarë ndodhi.U fut përsëri shkrepi nj...
21/09/2026

Sa hyri në xhami u nevrikos dhe doli jashtë, me shpejt i shkova mbrapa, e pyeta se çfarë ndodhi.
U fut përsëri shkrepi një foto dhe doli jashtë e më tha, hoxhë çfarë sheh në këtë foto?
Xhaminë i thashë unë.
Jo mor hoxh jo shiko mirë.
Pashë por asgjë tjetër nuk pashë përveç sallës së xhamisë.
U ul tek pragu i derës së xhamisë dhe pasi mori frymë më tha, hoxhë unë sot në mëngjes lash duhanin dhe tani po vija për të falur dy rekat namaz dhe për t'iu lutur Zotit që të ma lehtësojë këtë vendim.
MashaAllah i thashë, sa mirë paske bërë, Zoti t'a shpërbleftë dhe ta lehtësoftë.
Po mor hoxh por shtyllat e xhamisë pse i keni bërë si cigare aman. 😀

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilla islame posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category