Heshtje

Heshtje Revistë Letrare, Kulturore dhe Artistike

THIRRJE PUNIMESH LETRARE PËR NUMRIN E PESTË!Fillimisht, ju falenderojmë që na keni ndjekur dhe na keni mbështetur deri t...
12/04/2026

THIRRJE PUNIMESH LETRARE
PËR NUMRIN E PESTË!

Fillimisht, ju falenderojmë që na keni ndjekur dhe na keni mbështetur deri tani! Qoftë për numrat shtyp, qoftë për revistën online.

Ndërkohë, jemi të lumtur t’ju njoftojmë se tashmë kemi filluar punimet për botimin e numrit të pestë të revistës dhe në ditët në vijim presim punimet tuaja letrare ekskluzive (të pabotuara më parë) posaçërisht për revistën e cila planifikohet të dalë në shtyp deri në muajin Qershor.
Për këtë arsye, kemi nisur përgatitjet që tani dhe mirëpresim punimet tuaja deri më datën 30.04.2026.

Mirëpresim krijimet nga kategoritë; tregim, ese, prozë, poezi, letërkëmbime, persiatje,udhëpërshkrime, biografi, kritikë, etj...

Ju rikujtojmë edhe njëherë udhëzimet në lidhje me formatin e punimeve letrare:
✓ Të gjitha dorëshkrimet duhet të jenë shkruar në zbatim të drejtshkrimit dhe sidomos me përdorim të germave “ë” dhe “ç”.
✓ Dorëshkrimet duhet të jenë në formatin e një dokumenti Word.
✓ Të gjitha dorëshkrimet korrektohen dhe mospranimi i korrektimit nga autori mund të bëhet duke na kontaktuar në privat.
✓ Revista nuk merr përsipër të botojë të gjitha dorëshkrimet e dërguara dhe redaksia vendos për arsyet e mosbotimit duke u bazuar në parimet, vizionin dhe misionin e faqes.
✓ Revista nuk boton krijimtari që përcjell bindje të hapura politike apo ideologjive fetare (duke përjashtuar këtu krijime me tematikë spiritualitetin), në mbështetje apo denigrim të asnjë force politike, grupimi politik apo shoqëror, përkatësie fetare dhe gjithçkaje tjetër që bie ndesh me normat shoqërore të kombit apo rajonit tonë.

Punimet mund t'i dërgoni në [email protected]

Mirëpresim krijimet tuaja, dhe ju urojmë ditë të mbarë.

Address

Old Bazaar
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Heshtje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Heshtje:

Share

Category