Televizioni i Maqedonisë - TVM2

Televizioni i Maqedonisë - TVM2 Televizioni Publik i Maqedonisë - Programi në Gjuhën Shqipe - TVM 2 Kjo datë shënohet si ditë e RTM-së. TVM5 është kanali televiziv që i kushtohet fëmijëve.

Radio Televizioni I Maqedonisë (RTM) është ndërrmarje publike, themelues i të cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut Veprimtaria e RTM është e definuar në mënyrë ligjore dhe kosiston në prodhim dhe emetim të programit radio televiziv, nga të gjitha zhanret , të cilat duhet ti përmbushin nevojat informative, kulturore, arsimore, edukative dhe ato rekreative të qytetarëve të Republ

ikës së Maqedonisë së Veriut . Radio Televizioni Publik emeton programet e tij i ndarë në dy pjesë, në emetimin e programeve radiofonike në 3 kanalet e Radios dhe në emetimin e programeve televizive në 5 kanalet e Televizionit të Maqedonisë, si dhe në 2 kanale satelitore dhe atë parlamentar. Radio e Maqedonisë ka filluar me punë më 28 dhjetor të vitit 1944, (me emrin Radio Shkupi), me transmetimin e Mbledhjes së Dytë të KAÇKM-së. Në 28 janar 1945 në eterin radiofonik është dëgjuar për herë të parë edhe gjuha shqipe dhe kjo datë merret si data e lindjes edhe të radios shqipe në Maqedoni. Servisi i Tretë i Radios së Maqedonisë, radio”Shkupi”, emeton çdo ditë 17 orë e gjysëm program në gjuhën shqipe, duke përmbushur misionin fisnik të informacionit, edukimit dhe argëtimit të dëgjuesve të medias publike në gjuhën shqipe. Gjithashtu Servisi i Tretë i Radios së Maqedonisë, radio” Shkupi”, emeton program edhe në gjuhët e etniteteve joshumicë në Republikën e Maqedonisë. Si fillim zyrtar i punës të Televizionit të Maqedonisë (më herët Televizioni i Shkupit) llogaritet 14 dhjetori i vitit 1964. Në vitin 1993 Radio Televizioni ndahet nga Bashkësia e Radio televizioneve Jugosllave. Me ligjin për veprimtari radiodifuzive (24 prill i vitit 1997), Radio Televizioni I Maqedonisë u nda në dy pjesë: Radiodifuzioni i Maqedonisë dhe Radio Televizioni i Maqedonisë. Sipas nenit 77 të Ligjit për radiodifuzion, Radio televizionit të Maqedonisë i takonte në ate kohe 61 % nga taksa e grumbulluar radiodifuzive. Aktualisht taksa radiodifuzive është shfuqizuar dhe RTM financohet drejtperdrejt nga buxheti i RMV-së

TVM aktualisht emeton program në 5 kanalet e veta dhe në programet satelitore në shqip dhe maqedonisht

Kanali i parë i TVM-së emeton program në gjuhën maqedonase. Fillimi i emetimit të emisioneve në gjuhën shqipe është 16 prill 1967, me kronikën javore televizive. Kjo kronikë shënon edhe emetimin për herë të parë të emisioneve në gjuhën shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës)


TVM 2 qê nga 16 prill 2020, emeton 24 orë programacion ditor në gjuhën shqipe. Shikuesit e TVM 2 , ne ekranin e kanalit në shqip të servisit Publik, mund të ndjekin emisione të shumta duke filluar nga emisionet edukative për fëmijë dhe të rinj, emisionet informative me aktualisht 6 edicione informative ditore (Ditaret televizive çdo dite në orën 16:00,18:30 dhe 22:00, lajmet e mesdites në orën 12:00 dhe 3 edicione lajme të shkurtra ne orën 09:00, 00:00, dhe 01:00). Duke përmbushur misionin e tij parësor, informim, edukim dhe argëtim të shikuesve të tij, TVM 2 ofron një spektër të gjërë programacioni, i cili përfshin nevojat e të gjithë kategorive të shikuesve të medias publike. 4 Programet e TVM2, Programi Informativ, Programi arsimor shkencor, Programi kulturor argetues dhe Programi i filmit dhe dokumentarit , të ndarë në redaksi të specializuara, plotësojnë spektrin e larmishëm të programacionit duke përmbushur jo vetëm kërkesën e shikuesve tanë, por edhe standardet e kërkuara ndërkombëtare të medias publike. Në kanalin e ri, TVM4 , emetohen tashmë programet në gjuhën turke, serbe, rome, vllehe dhe boshnjake. TVM 3 emeton program sportiv, e disa prej permbajtjeve jane në dual audio, maqedonisht dhe shqip. Kanali i Kuvendit është formuar në vitin 1991, atëherë si kanal eksperimental, kurse tani është dedikuar për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

26/04/2025

Ditari i orës 18:30 në TVM2 - 26.04.2025

26/04/2025

Bexheti: 120 mln euro mbështetje financiare për bujqësinë

26/04/2025

Bota i thotë lamtumirë Papa Françeskut, mijëra besimtarë në ceremoninë e varrimit

26/04/2025

Ndarja e Papa Françeskut nga jeta
Gjergji: La një trashëgimi për kishën dhe Shqipërinë

26/04/2025

Zhvillimet e fundit në skenën politike
Rama: Interesi i qytetarëve para atyre elektorale

25/04/2025

Ditari i orës 18:30 në TVM2

25/04/2025

𝐏𝐑𝐎𝐌𝐎 𝐌𝐎𝐓𝐈𝐕
🗓 E Shtunë
🕗 20:00

Motiv | "DUO SKUPI", ARTI I RRUGËTIMIT NË HARMONI ME VLERAT.

Pa energji elektrike disa pjesë të Komunave, Gjorçe Petrov dhe Sopishte
25/04/2025

Pa energji elektrike disa pjesë të Komunave, Gjorçe Petrov dhe Sopishte

Ambasadori i Katarit në takim lamtumirës me Gashin
25/04/2025

Ambasadori i Katarit në takim lamtumirës me Gashin

Shefi i Diplomacisë së Malit të Zi, Ibrahimoviq, për vizitë zyrtare në vend
25/04/2025

Shefi i Diplomacisë së Malit të Zi, Ibrahimoviq, për vizitë zyrtare në vend

MPB njofton masa të rrepta kundër parkimit të paligjshëm
25/04/2025

MPB njofton masa të rrepta kundër parkimit të paligjshëm

40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat
25/04/2025

40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat

24/04/2025
Kumanovë, Taravari prezantoi autoambulancën e re
24/04/2025

Kumanovë, Taravari prezantoi autoambulancën e re

Mbështetja e komunave, Perinski: 17 komuna nuk kanë aplikuar
24/04/2025

Mbështetja e komunave, Perinski: 17 komuna nuk kanë aplikuar

Grupet parlamentare në Kuvend, Gashi: Nuk ka ndryshim të shpërndarjes
24/04/2025

Grupet parlamentare në Kuvend, Gashi: Nuk ka ndryshim të shpërndarjes

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Televizioni i Maqedonisë - TVM2 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Televizioni i Maqedonisë - TVM2:

Share

Televizioni i Maqedonisë - TVM2

Radio Televizioni I Maqedonisë (RTM) është ndërrmarje publike, themelues i të cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Veprimtaria e RTM është e definuar në mënyrë ligjore dhe kosiston në prodhim dhe emetim të programit radio televiziv, nga të gjitha zhanret , të cilat duhet ti përmbushin nevojat informative, kulturore, arsimore, edukative dhe ato rekreative të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Radio Televizioni i Maqedonisë emeton programet e ti i ndarë në dy pjesë, në emetimin e programeve radiofonike në 3 kanalet e Radios së Maqedonise dhe në emetimin e programeve televizive në 2 kanalet e Televizionit të Maqedonisë, si dhe në kanalin satelitor dhe atë parlamentar. Radio e Maqedonisë ka filluar me punë më 28 dhjetor të vitit 1944, (me emrin Radio Shkupi), me transmetimin e Mbledhjes së Dytë të KAÇKM-së. Kjo datë shënohet si ditë e RTM-së. Në 28 janar 1945 në eterin radiofonik është dëgjuar për herë të parë edhe gjuha shqipe dhe kjo datë merret si data e lindjes edhe të radios shqipe në Maqedoni. Servisi i Tretë i Radios së Maqedonisë, radio”Shkupi”, emeton çdo ditë 17 orë e gjysëm program në gjuhën shqipe, duke përmbushur misionin fisnik të informacionit, edukimit dhe argëtimit të dëgjuesve të medias publike në gjuhën shqipe. Gjithashtu Servisi i Tretë i Radios së Maqedonisë, radio” Shkupi”, emeton program edhe në gjuhët e etniteteve joshumicë në Republikën e Maqedonisë. Si fillim zyrtar i punës të Televizionit të Maqedonisë (më herët Televizioni i Shkupit) llogaritet 14 dhjetori i vitit 1964. Në vitin 1993 Radio Televizioni ndahet nga Bashkësia e Radio televizioneve Jugosllave. Me ligjin për veprimtari radiodifuzive (24 prill i vitit 1997), Radio Televizioni I Maqedonisë u nda në dy pjesë: Radiodifuzioni i Maqedonisë dhe Radio Televizioni i Maqedonisë. Sipas nenit 77 të Ligjit për radiodifuzion, Radio televizionit të Maqedonisë i takon 61 % nga taksa e grumbulluar radiodifuzive. Televizioni i Maqedonisë aktualisht emeton program në tre kanalet e veta dhe në programin satelitor. Kanali i parë i TVM-së emeton program në gjuhën maqedonase. Fillimi i emetimit të emisioneve në gjuhën shqipe është 17 prill 1967, me kronikën javore televizive. Kjo kronikë shënon edhe emetimin për herë të parë të emisioneve në gjuhën shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës) Programi në gjuhën shqipe është programi qendror i TVM 2. TVM 2 ka aktualisht 16 orë programacion ditor në gjuhën shqipe. Shikuesit e TVM 2 prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 01:30 të natës, mund të ndjekin emisione të shumta duke filluar nga emisionet edukative për fëmijë dhe të rinj, emisionet informative me aktualisht 6 edicione informative ditore (Lajmet qendrore çdo ditë në orën 18:30 , lajmet e mbrëmjes në orën 22:00, lajmet e mesdites në orën 12:00 dhe 3 edicione lajme flesh, ne orën 09:00, 00:00, dhe 01:00). Duke përmbushur misionin e tij parësor, informim, edukim dhe argëtim të shikuesve të tij, TVM 2 ofron një spektër të gjërë programacioni, i cili përfshin nevojat e të gjithë kategorive të shikuesve të medias publike. Redaksia e fëmijëve, redaksia e dokumentarit, filmit, redaksia e kulturës, ekonomisë, aktualitetit, redaksia e sportit dhe ajo zbavitëse, bashkë me programin informativ, plotësojnë spektrin e larmishëm të programacionit duke përmbushur jo vetëm kërkesën e shikuesve tanë, por edhe standardet e kërkuara ndërkombëtare të medias publike. Në kanalin e dytë, ( TVM2), emetohen gjithashtu edhe programet në gjuhën turke, serbe, rome, vllehe dhe boshnjake, të cilët emetojnë çdo ditë 3 orë e gjysëm program në gjuhët e etniteteve joshumicë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Kanali i tretë është formuar në vitin 1991, atëherë si kanal eksperimental, kurse tani është dedikuar për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.