07/26/2025
🔴 Përçarja në VLEN po thellohet!
Pas kërkesës së Alternativës për Çairin ose Sarajin, tensionet brenda koalicionit kanë shpërthyer. Sipas portalit TS, në një mbledhje të brendshme ka pasur përplasje të ashpra mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit. Acarimi erdhi pasi Alternativa këmbënguli për një nga dy komunat, ndërsa Arben Fetahu u përpoq të qetësonte situatën duke kërkuar që Alternativa të tërhiqet për shkak të mbështetjes më të ulët në sondazhe. Reagimi i Zekës ishte i ashpër: “Raj be tej mos fol, se tej n’ s’ke as parti!”. Ndërkohë, Bekim Sali ka paralajmëruar zyrtarisht kandidaturën për Çairin, duke i dërguar një mesazh të qartë Mexhitit: “Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”. Në sondazhin më të fundit të IRI, Fronti Kombëtar ka 14% mbështetje në nivel kombëtar, ndërsa VLEN vetëm 5%