Rezna

Rezna Shtëpi botuese&Librari

Më 25-26 tetor ishim në Konferencën shkencore të organizuar nga Shoqata për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në Pre...
29/10/2025

Më 25-26 tetor ishim në Konferencën shkencore të organizuar nga Shoqata për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në Preshevë të udhëhequr nga Z. Xhemaledin Salihu, ku për dy ditë dëgjuam kumtesa interesante për personalitete të shquara të të gjitha trevave shqiptare. Falënderim e mirënjohje të veçantë për organizatorët.

12/09/2025
Doli nga shtypi libri me udhëpërshkrime të tre autorëve gjermanë, i përkthyer nga Emin Ajdini.Lexim të këndshëm! Së shpe...
10/07/2025

Doli nga shtypi libri me udhëpërshkrime të tre autorëve gjermanë, i përkthyer nga Emin Ajdini.
Lexim të këndshëm! Së shpejti në libraritë në Tetovë, Prishtinë e gjetiu..Doli nga shtypi libri me udhëpërshkrime të tre autorëve gjermanë, i përkthyer nga Emin Ajdini.
Lexim të këndshëm! Së shpejti në libraritë në Tetovë, Prishtinë e gjetiu.

Sapo doli nga shtypi romani Shatërvani i Rexhep Zllatkut.Lexim të këndshëm!Së shpejti në qarkullim për lexuesit te Nobel...
25/06/2025

Sapo doli nga shtypi romani Shatërvani i Rexhep Zllatkut.
Lexim të këndshëm!
Së shpejti në qarkullim për lexuesit te Nobeli, Tetovë, Artini , Prishtinë..
Çmimi: 500 den. /9 euro

Së shpejti romani Shatërvani i Rexhep Zllatkut në duart e lexuesit. Për këtë vepër letrare Salajdin Salihu dhe Bardhyl Z...
23/05/2025

Së shpejti romani Shatërvani i Rexhep Zllatkut në duart e lexuesit.
Për këtë vepër letrare Salajdin Salihu dhe Bardhyl Zaimi shkruajnë:
TRIUMFI I MENÇURISË
Rexhep Zllatku, Shatërvani, Rezna, Tetovë, 2025.
Romani e shpreh botën në të gjitha përmasat e saj, pra të dukshmen dhe të padukshmen, realitetin dhe shajninë, protagonistin dhe antagonistin, ëndrrën dhe zhgjëndrrën, të mundshmen dhe të pamundshmen. Romani e shpreh në thellësi e gjerësi edhe konfliktin ndërmjet individit dhe pushtetit, siç ndodh te vepra Shatërvani e gjuhëpasuruesit dhe gjuhëdashuruesit Rexhep Zllatku, ku ngjarjet zhvillohen në Dibrën e shekullit XX dhe rrjedhin në kronologji.
Studiuesi Nikola Kovaç në librin Romani politik evropian, shkroi se në sistemin totalitar revolta konsiderohet krim; njeriu është anonim përballë represionit legal; aparati policor triumfon mbi arsyen e shëndoshë dhe mbi natyrën njerëzore; shteti e legalizon dhunën dhe e monopolizon të drejtën për të vendosur me vullnet të lirë; drama njerëzore manifestohet si konflikt ndërmjet mendimit dhe aksionit.
***
Në sistemin totalitar, siç përshkruhet në romanin Shatërvani, individi shpesh duhet të shtiret kinse nuk i dëgjon gjërat e rrezikshme, sepse, siç thotë një personazh, “nuk ka rëndësi se çfarë ke thënë, por çfarë ke dashur të thuash”.
Nën këtë trysni, siç shkroi Gjergj Konradi, njerëzit e thonë atë që s’e mendojnë dhe e mendojnë atë që s’mund ta thonë. Ata fillojnë ta ushtrojnë ketmanin, siç e përshkroi Çesllav Milloshi në veprën Mendja e robëruar.
Aty ku “partia është truri, mendja, dëshira, qëndrimi, vullneti”, ndalohet liria e mendimit, e shprehjes, e zgjedhjes dhe e besimit. Secili vëzhgohet nga syri i mprehtë i pushtetit, dënimet janë të paracaktuara, kurse gjyqi është farsë.
Sistemi totalitar synon ta robërojë njeriun brenda skemave të paracaktuara. Gjuha e tij duhet të reduktohet në gjuhë parullash, sepse sa më shumë ka klishe e refrene, aq më pak ka mendim.
Në sistemet totalitare, ndonëse ka ceremoni, mitingje, propagandë, indoktrinim dhe kontrollim të sferave shoqërore, sërish ekziston “vetëdija paratotalitare”, siç thotë një filozof, prandaj njerëzit kanë dyshime shtypëse dhe shohin ëndrra me telashe, ëndrra të dyshimta, të çuditshme, të rrezikshme.
Për shkak të ankthit ekzistencial, protagonistët detyrohen t’i denoncojnë ëndrrat e tyre që t'i bëjnë të padobishme. Se njeriu mund të jetë fajtor edhe kur sheh ëndrra të rrezikshme. Duke parë këso ëndrrash, ai nuk është mjaftueshëm i indoktrinuar nga ideologjia. Indoktrinimi duhet ta pushtojë jo vetëm vetëdijen, por edhe shpirtin e njeriut.
Ky sistem shtetëror është si përbindësh me shumë sy e veshë, që synon ta kontrollojë vetëdijen e njerëzve, por edhe pavetëdijen si burim i ëndrrave, ashtu sikurse te Pallati i ëndrrave i Kadaresë. Pra, synon shtypjen e vullnetit të lirë, depersonalizimin dhe shpërfytyrimin e njeriut, i cili duhet të ketë frikë edhe prej hijes së tij. Për të mbijetuar, ai duhet të ketë ndjenjë vetëkontrolli, vetërobërimi, të jetojë me maskë. Sistemi totalitar e lufton edhe traditën dhe krijon arkitekturë uniforme që të mos shihen dallimet.
Usta Faja duhet ta prishë shatërvanin e vjetër, të ndërtuar nga stërgjyshi i tij. “Stërgjyshi ndërton, stërnipi prish”. Pasi s’ka zgjidhje tjetër, ustai ndërton edhe kur prish. Ai i fsheh gurët nga Stambolli, me të cilët është ndërtuar shatërvani, dhe beson që një ditë ta rindërtojë atë që ka rrënuar. Pushteti i ri atij i ngjan si një shtëpi e ndërtuar në rërë, siç thuhet në Ungjill, i destinuar që të shkatërrohet për sa kohë njerëzit e duan të përhershmen dhe jo të përkohshmen, kalimtaren.
***
Atmosfera në romanin Shatërvani herë është reale e herë surreale. Kemi alegori si te Ferma e kafshëve e Oruellit, veçanërisht kur rrëfehet ëndrra për dhelprën dhe mbretërinë e lepujve. Kemi edhe simbolikë. Disa personazhe, siç janë muratorët, e simbolizojnë dritën, shpirtin e lirë dhe ndershmërinë. Të tjerë e simbolizojnë rrënimin, dhunën, terrin, depersonalizimin, siç janë hetuesit dhe inxhinieri. Anija e simbolizon shtetin e izoluar, shturmani udhëheqësin, porta e rrëfimit shërbimin sekret, kurse shatërvani traditën.
Në roman kemi personazhe që akuzohen për atë që nuk duhej ta kishin thënë. Tafë Nela, i cili vetëdeklarohet si Gjergj ElezAlia, ka thënë se Konica dhe Fishta kanë lënë vepra të pavdekshme. Sipas doktrinës totalitare gjithçka duhet të fillojë me të
tashmen. “Njeriu i ri” s’duhet të ketë të kaluar. Ai duhet të jetë vetëm figurë në të tashmen dhe të besojë në të ardhmen e ndritur.
Usta Faja është njeriu i ndershëm, që vepron në pajtim me ndërgjegjen e tij edhe kur në jetë i ndodhin drama e kthesa. Ai nuk shmanget nga rruga e humanizmit dhe e drejtësisë. Kur vajza e tij Mënjolla dashurohet me Fatmirin, djalin e hetuesit Moisi Dyfekçiu, pra kur armiku duhet të bëhet mik, Faja nuk e sheh hetuesin si person, por si ingranazh të sistemit totalitar.
Inxhinieri, me arsimim evropian, rrjedh prej një familjeje të ndershme. Ai ndjehet ngushtë sa herë përmendet me respekt i ati i tij, i vrarë nga pushteti. Shtypësi bëhet viktimë e sistemit. Se në sistemet represive sa më shumë lartësohesh në karrierë, aq më shumë rrezikohesh. Faja i persekutuar nga inxhinieri, që nuk është shpërfytyruar nga ideologjia, vazhdon të ruajë njerëzoren dhe ndershmërinë. “Kini kujdes si silleni, o miq të mi! Do të pajtoheni patjetër se nuk është e udhës dhe nuk është burrëri të tallesh me njeriun kur bie ngushtë – u thoshte ustai shokëve të vet", thotë ai.
Ëndërrimtari Lame Torolinga është personazhi më kompleks në roman dhe i ngjan Odin Moldvalsenit të Kasëm Trebeshinës. Ai sheh ëndrra të çuditshme dhe flet figurshëm kundër pushtetit. Pëlqen të duket si torollak, sepse kështu thotë të vërteta tronditëse, që të tjerët nuk guxojnë as t'i mendojnë.
Bardhyl Kuka është intelektuali i përndjekur. Ai ngjason me protagonistin e novelës Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar të Gabriel Garcia Markesit, i cili nuk e di atë që e dinë të gjithë. Pra, se mund të arrestohet. Të vërtetën e heshtur nga të rriturit e zbulon fëmija, ngjashëm si te përralla e Andersenit për mbretin lakuriq. .Plaku i kthyer nga Australia, që ka jetuar në botë të lirë, e sheh realitetin siç është e jo siç paraqitet. Aiështë i bindur se sistemi totalitar s’mund të mbijetojë.
***
Romani Shatërvani flet edhe për periudhën post-totalitare, që shoqërohet me tronditje dhe degjenerime morale. Vendin e ideologjisë e zë prirja për pasurim. Varfanjaku bëhet pasanik i kontrolluar. Të pasuruarve pa djersë u mungon vetëdija civile. Ata jepen pas bixhozit për shkak të mungesës së baraspeshës ndërmjet faktorit material dhe shpirtëror. Materialja është e përkohshme përballë manifestimeve të thella të shpirtit dhe afërsisë ndërnjerëzore e ndërfqinjësore. Gjërat materiale humben, kurse njerëzorja dhe shpirtërorja mbeten.
Rahmiu i kapluar nga ankthet e pasurimit të shpejtë, vetëdijesohet, kurse kjo shprehet figurshëm me pagesën e borxhit të gjysh*t.
Në roman paraqiten edhe tronditjet në Ballkan, përfshirë luftën e Kosovës, kur shumë shqiptarë u vranë dhe u detyruan t'i braktisnin shtëpitë.
Luti i fisëm, zemërgjerë, mikpritës dhe mirënjohës, përkundër rrezikut të linçimit, i jep vlerë parësore humanes. Pas një letre të Zoranit, i cili e ka shpëtuar nga burgu, pranon ta strehojë gruan e tij Ollgën. Njëkohësisht e strehon edhe familjen kosovare të Xhatit.
Zorani është intelektuali që e mbron nderin e popullit të tij, duke e mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën. Si i tillë, ai është zëri i shpresës për një të ardhme më të mirë, ku secili popull do të ndjekë rrugën e vet.
“Më habit edhe guximi i tij, për më tepër i saji, që vjen në një kohë kur Serbia vret e pret në Kosovë! Unë i them këtij trim, bile trim e shkuar trimit! Ç’është e vërteta edhe në rastin tim u tregua se ka lindur prej gurit!", thotë Luti...
***
Shatërvani është roman mbi dramat njerëzore nën regjimin totalitar. Ndryshe nga shoqëritë e hapura, të lira dhe demokratike, që i mundësojnë njeriut të jetë vetvetja dhe të veprojë me vullnet të lirë, sistemet e mbyllura, totalitare, jodemokratike, e depersonalizojnë njeriun dhe e krijojnë njeriun e dyzuar, i cili ndryshe flet, ndryshe mendon dhe ndryshe vepron.
Në shoqëritë e mbyllura, ku për gjithçka vendos pushteti, shteti apo partia dhe ku s’ka autonomi sferash shoqërore, ndodh depersonalizimi i njeriut. Aty asgjë nuk është e sinqertë dhe e vërtetë.
Respektimi i së drejtës njerëzore për të menduar dhe vepruar pa frikën e ndëshkimit, do të thotë disfatë e hipokrizisë dhe triumf i mençurisë. Në këtë roman triumfon mençuria dhe e mira.
Salajdin Salihu
ROMANI “SHATËRVANI”, NJË METAFORË KUJTESE KUNDËRTOTALITARE
Nuk ekziston një çelës se si mund ta lexojmë dhe interpretojmë një roman. Leximi gjithnjë mbetet një akt personal dialogu me tekstin letrar. Ndër gërmadhat e teorive, romani si zhanër reziston dhe vegjeton me kokëfortësinë e vet narrative, me gjithë ato eksplorime botëkrijuese personazhesh që gdhenden me durim nga romancieri, që mëpastaj të kenë jetën e vet të shkëputur tërësisht nga ndonjë ndërvarësi. Borhesi në esenë “Libri” thotë se kurrsesi s’duhet të lexosh me sforcime. Sipas tij, leximi është lumturi.
Pikërisht, kjo festë lumturie të përshkon kur e lexon romanin “Shatërvani” të shkrimtarit Rexhep Zllatku. Me një urtësi tipike ligjërimi për romanin ashtu siç e përkufizon Milan Kundera te “Arti i romanit”, Rexhep Zllatku na tejbart me rrëfimin e tij në një kohë tjetër, në kohën e gjëmës komuniste, në kohën e mungesës së lirisë, në kohën e të pathënave që vijnë dhe shpërfaqen në roman përmes një tipologjie personazhesh të mbrujtur me mëlmesat e autenticitetit. Usta Faja, Lamja, Remi etj, janë personazhe të mbrujtura nga magma krijuese e një bote të ndaluar. Ata dalin dhe formësohen nga të çarat e një izolimi dhe shtypjeje totalitare, nga një ekzistencë që nuk kishte mundësi të shfaqej. Fati i tyre formësohet në labirintet e pushtetit totalitar, aty zë fill rrëfimi i tyre, aty zë fill bota e tyre, që gjithnjë mbetet një botë kundërvënëse ndaj gjithëpranisë së hijeve totalitare që sorollaten gjithandej, si përgjim, si vendim gjyqësor, si pëshpëritje dashakeqe dhe paralajmërime vrastare.
Mu kjo galeri personazhesh të “gdhendur” me mjeshtri në laboratorin krijues vegjeton në gjeografinë e përshpirtshme të romanit, që strukturohet në disa linja rrëfimi, të cilat bartin veçantitë e botëve të ndrydhura nga një regjim kërcënues. Romani "Shatërvani" është një metaforë kujtese, një rrëfim i ngeshëm polifonik personazhesh që gjallnojnë nën trysnitë e një totalitarizmi frymëzënës. Ata gjallnojnë nën hijen e uniformitetit shtypës të një pushteti, i cili kërkon të rrafshojë në dëgjueshmëri fatale gjithë shfaqjet njerëzore dhe gjithë atë habitus që vjen si trashëgimi nga e kaluara. Vendimi për rrënimin e shatërvanit i ndërtuar me gurë të sjellë nga Stambolli është zhbërje e kujtesës, një lloj përthithje e gjithë qenies njerëzore nga skemat totalitare në emër të ndërtimit të së resë.
Pikërisht, në ngushticat e këtyre skemave të regjimit mbruhen personazhet, të cilët nga plasaritjet e mureve të kudondodhur artikulojnë kundërvënien e tyre përmes gjuhës së ëndrrës, shakasë, dialogëve sentencialë, teprive çmendurake, që në fakt shpërfaqin lirinë e munguar, shfytyrimet e pushtetit, gjithë atë aparat shtypës shtetëror që kërkon të kontrollojë edhe ëndrrat. Regjimi totalitar synon të kontrollojë gjithçka. “Hamendjet” e tyre kurdoherë e kanë vlerën e së vërtetës. Sepse, edhe hamendja, edhe e vërteta, janë në duart e tyre”, thotë njëri nga personazhet e romanit.
Edhe pjesë të tjera të romanit shpërfaqin pikërisht këtë totalitarizëm të frikshëm partiak, që vepron si makineri mendimi. “Partia është truri, mendja, dëshira, qëndrimi, vullneti, me një fjalë çdo gjë. Ne jemi zbatuesit e qëndrimit të saj”, thotë një apartçik.
Në kohën kur gjithçka synohet të mbahet e kontrolluar, në këtë atmosferë të tendosur ngërçesh të pafundme, autori me mjeshtëri arrin që t’i japë zë një kundërbote lirie përmes “sëmundjes” së ëndrrave, një lloj rrëfimi magjik, që shndërrohet në një alegori çliruese. Rrëfimi i ëndrrave, në fakt sajimi i ëndrrave, nënkupton, daljen nga brutaliteti i realitetit totalitar, mëtimin për t’i dhënë rrëfimit tonet e lirisë njerëzore përballë një makinerie që synon ta mbajë njeriun të mbyllur në kuvlinë ideologjike thellësisht çnjerëzore.
Pikërisht me këtë magji rrëfimi është formësuar personazhi, Lamja, i cili mbruhet me një dramë të brendshme të një njeriu që i kupton rrethanat, që shtiret, por që e di se çfarë flet. “Më duket se vendi ynë është shkëputur nga toka dhe është zhytur në ujëra të thella”, thotë Lamja, ndërkohë që flet për “ anijen e stërmadhe”, e cila “pluskon në ujë”. Parabolat, alegoritë, paralelizmat në këtë rast i japin rrëfimit tone markeziane të realizimit magjik. Sa më tepër që trysnitë marrin hov, aq më tepër rrëfimi mbrun tone të tjera shndërrimesh siç është rasti me tregimin e ëndrrës nga Lamja, në të cilën shndërrohet në lepur. Kjo pjesë është ndoshta ndër më të bukurat e romanit, në të cilën mbruhen tone oruelliane dhe kafkiane.
Sigurisht, romani formësohet nga linja polifonike personazhesh, që, siç do të thoshte Mario Vargas Llosa, përmes enëve komunikuese krijojnë metaforën e madhe të tërësisë që kryekëput shpërfaq shkretnimin e një pjese të gjeografisë shqiptare nga kolera e kuqe. Kundera thotë se romancieri mbi të gjitha eksploron ekzistencën njerëzore, ato realitete që nuk kanë mundur të shfaqen. Rexhep Zllatku, përmes një rrëfimi të përshpirtshëm arrin që t’i japë zë pikërisht kësaj
ekzistence të pa zë, të pathënave që rrezikojnë të shndërrohen në harresë, por që falë fuqisë rrëfimtare të autorit marrin statusin e përhershmërisë letrare.
Në gjithë këtë galeri fatesh, romani përmbyllet me tone thellësisht humane, siç është rasti me episodin me refugjatët nga Kosova dhe mysafiren serbe. Mikpritja, besa shqiptare si vlera të mishëruara te personazhi ngadhënjejnë mbi brutalitetin e realiteteve ballkanike. Romani projekton një botë tjetër vlerash dhe ekzistence njerëzore përtej ndasive dhe fataliteteve historike.
Romani “Shatërvani” i Rexhep Zllatkut, mbetet një metaforë kujtese dhe vazhdimësie, një lloj testamenti letrar për qenësinë shqiptare të sakatuar nga murtaja e kuqe. Ky roman do të zë vendin e merituar në letërsinë shqipe, sepse përfaqëson vlerë letrare të padiskutueshme, model gjuhësor rrëfimi të veçantë, por edhe referencë të pashmangshme në historinë moderne të romanit në gjuhën shqipe.
Bardhyl Zaimi

10  💶
06/01/2025

10 💶

Kanuni i Lekë Dukagjini në frëngjisht. E përktheu: Christian Gut, 2001.Çmimi: 29 euro
23/06/2024

Kanuni i Lekë Dukagjini në frëngjisht. E përktheu: Christian Gut, 2001.Çmimi: 29 euro

16/06/2024

Miq të dashur, Urime Festën!
Paçi Festë gjithmonë!
Gëzuar!

‘Romani i personazhit’18 PRILL, 2024 -  9:20 PM Shkruan: Rrezarta Cikaqi(Virion Graçi, “Zonja pa emër”, Rezna, Tetovë, 2...
20/04/2024

‘Romani i personazhit’
18 PRILL, 2024 - 9:20 PM

Shkruan: Rrezarta Cikaqi
(Virion Graçi, “Zonja pa emër”, Rezna, Tetovë, 2023)

“Zonja pa emër” është një roman i rëndësishëm në korpusin e veprave të Virion Graçit. Në këtë roman Graçi eksploron temat e individit kundër shoqërisë, pushtetit dhe ndikimin e historisë mbi jetën e njerëzve. “Zonja pa emër” mund të shihet si postskriptum i shumë temave të prozës së shkurtër të Virion Graçit, në të cilën autori shpalos një pasqyrë të përditshme të shoqërisë dhe të individëve të saj, duke i përballur ata me situata dhe dilema të ndryshme që shpesh janë të lidhura me traumën sociopsikologjike.
Në këtë roman Graçi përdor strukturën narrative për të krijuar tension dhe për të theksuar rëndësinë e çështjeve të trajtuara brenda tij. Përdorimi i strukturës jokronologjike është element që shton thellësi dhe kompleksitet në vepër. Duke mos ndjekur një vijë lineare të të rrëfyerit lexuesi përjeton ngjarjet dhe përvojat në një mënyrë të përzier dhe të fragmentuar, siç mund të jenë edhe përvojat reale të individëve në jetën e tyre.
E gjithë ngjarja rrëfehet në vetën e parë, përmes gojës së kryepersonazhit, i cili kundërshton hapur realitetin dhe botën moderne në të cilën jetonte.
Romani ofron një portret të thellë emocional të personazhit kryesor, Veton Lonës, i cili pavarësisht se ishte shkrimtar, studiues, profesor filologjie e anëtar nderi i disa akademive europiane, ai ndihet i humbur dhe i braktisur në botën moderne, duke u përballur me ndarjen dhe presionin e shoqërisë për të qenë konkurrues në një shoqëri që vlerëson vetëm suksesin e jashtëm dhe imazhin e përsosur. Veton Lona ndihet i zhytyr në një realitet ku vlerat e vërteta janë zëvendësuar nga presionet e mediave dhe përfaqësuesit e një kulture tërheqëse dhe hipokrite.
Ai përballet me një krizë identiteti në një kontekst shoqëror, ku standardet e lumturisë dhe të suksesit janë të deformuara nga medie-t dhe imazhet e përsosura që ato promovojnë.
Veton Lona ndihet i humbur dhe i vetmuar nga realiteti, dhe i sfiduar në rolin e tij si bashkëshort, baba, shkrimtar e studiues. Duke analizuar rolet e tij, ai kujton se si kishte qenë një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i dhembshur, një mik i mirë për të tjerët, një studiues rigoroz dhe një shkrimtar i respektuar. Megjithatë, ai ndjen se këto cilësi nuk e bëjnë atë më të shquar ose më të jashtëzakonshëm në sytë e shoqërisë. Andaj, ndien fajin për mosnjohjen e tij në shoqëri, duke e cilësuar veten si një jokonkurrues, e duke e quajtur këtë cilësi si një sëmundje të pashërueshme, vdekjeprurëse dhe fatale.
Çdo ditë e më shumë Vetoni e kupton se përvojat e tij personale të lumturisë dhe të suksesit janë të limituara në krahasim me imazhet e paarritshme dhe standardet e pavlerësuara të treguara në medie dhe në shoqëri. Ndjenja e paaftësisë për të përmbushur këto standarde e bën atë të ndihet si një dështak ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.
Ai përjeton një krizë të thellë, ngase ndien se cilësitë e tij jokonkurruese janë shkaktar edhe i humbjes së partnerës dhe familjes së tij. Vetoni përballet me ndarjen nga ish gruaja e tij, Migena dhe nga fëmijët e tij, vajza Donela dhe djali që akoma rritej brenda barkut të Migenës.
“Po më rrëshqasin përditë nga duart dashuritë e mia tokësore, po fillojnë të bien si të ishin prej rëre kështjellat e personalitetit tim si krijues dhe intelektual. Po më firojnë njëra pas tjetrës arritjet, dëshirat, projektet. Kundër kujt të ngrihem, kë të denoncoj si shkaktar te kthimit tim në botën e shurdhët të anonimatit. Përse kështu? Kush më ka nxjerrë nga rruga? Pikërisht qënia ime, cilësitë jokonkurruese të cilat i kam kultivuar si ndëshkim për vetveten dhe si vijë ndarëse me të tjerët. Për të ekzistuar duhet të jesh konkurrues. Isha bashkëshort shembullor por jo më i shquari, jo më i jashtëzakonshmi, jo më i veçanti ndërmjet miliona burrave të martuar; isha i dashur e i dhembshur si prind por midis baballarëve nuk isha më joshësi, më heroiku, më toleranti, më sakrifikuesi.”
Romani përshkruan një ndarje të vështirë, por të pashembulltë, që ndodh në një ambient formal të gjykatës duke theksuar distancën dhe izolimin emocional midis Veton Lonës dhe ish gruas së tij. Teksa prisnin në oborrin e gjykatës fillimin e seancës për t’i dhënë fund martesës shtatë vjeçare, Vetoni përjeton një kthesë kohore, duke u kthyer në momentet e tyre më të lumtura dhe të pasura me dashuri. Ai reflekton mbi të kaluarën dhe përjetimet e tyre, duke sjellë në vëmendje dashurinë e tyre të shkuar dhe duke shfaqur një lloj nostalgjie për kohën kur kanë filluar njohjet e tyre. Kohë kur Vetoni ishte vetëm 21 vjeçar, akoma një student universiteti, ndërsa Migena një gjimnaziste 16 vjeçare, që studionte gjuhën spanjolle. Ai përshkruan Migenën me ëmbëlsi dhe butësi, duke sjellë në vëmendje bukurinë dhe kujdesin që ajo kishte për ta.
Përmes kujtimeve të protagonistit ne futemi në një rrugëtim emocional që na lejon të kuptojmë thellësinë e marrëdhënies së tyre dhe ndjenjat që rëndojnë në këtë moment të ndarjes. Ndarja në mes tyre ndodh krejtësisht e zakonshme, duke i shmangur dramat dhe spektaklet e papërfillshme që shpesh shoqërojnë ndarjet. Ndarja për Vetonin ishte mjaft e vështirë, duke e çuar atë në dëshpërim, çmenduri dhe në vetasgjësim.
II
Përpos pamundësisë për të qenë konkurrues në një botë të tillë, ka shumë faktorë të tjerë që e dërgojnë Veton Lonën drejt një vetëizolimi, me të cilat ai është i zhgënjyer dhe aspak nuk mund të pajtohet. Ai tregon se në politikë dhe në jetën shoqërore, ngjarjet e mëdha të së shkuarës shpesh interpretohen dhe justifikohen në mënyrë që të përshtaten me synimet dhe dëshirat e pushtetarëve aktualë. Ku pas çdo fitoreje të fitimtarit, historitë dhe ngjarjet e mëdha maskohen e ndryshohen, duke sjellë një version të deformuar të së vërtetës, por gjithmonë në favor të tyre.
E ajo që e godsite më tepër ishin njerëzit, se si ndryshonin qëndrimet dhe besimet e tyre, se si i braktisnin vlerat e tyre njerëzore për hir të përfitimeve materiale, e për të fituar atë pak simpati të fitimtarit. Ku humbja e moralit arrin deri në atë pikë sa fshatari del vullnetar për të vrarë bashkëfshatarin vetëm për të rënë në sy. Ku njerëzillëku ka humbur, ndërsa dhuna dhe brutaliteti janë normalizuar. E që me kalimin e viteve të gjitha këto fshihen nga historia, krijohen histori të reja të shtrembëruara, duke maskuar ato plaçkitje e vrasje të qindra njerëzve të pafajshëm, e sikur të mos mjaftonte njerëz të tillë merrnin guximin që para nxënësve të dilnin si veteranë lufte.
Një zhgënjim tjetër Veton Lona e përjeton edhe atëherë kur studimit të tij universitar, në të cilin ishte bashkëautor me një profesor tjetër, që ishte mik i babait të tij, pa ndonjë arsye i ndalohet qarkullimi. Ajo që e zhgënjen Vetonin, është ndryshimi i papritur i qëndrimit të profesorit, se si ai vendos të ndryshojë çdo gjë brenda librit, ai hedh poshtë të gjitha mendimet e qëndrimet, që dikur kishte mbrojtur brenda tij, vetëm e vetëm për t’iu përshtatur kërkesave të
pushtetit dhe libri të qarkullonte lirshëm. Duke ia kërkuar ta bënte të njëjtën gjë dhe Veton Lonës, mirëpo një gjë e tillë ishte e papërputhshme me karakterin e këtij të fundit.
Sikur të mos mjaftonin këto, në fund i lodhur nga çdo gjë që e rrethonte, e madje dhe i tërhequr nga puna, Veton Lona përballet dhe me ndryshimet rrënjësore që kishin filluar të bëheshin nëpër institucionet e ndryshme. Ai përjeton një zhgënjim fatal kur befas takon Bedriun, dhe sheh ndryshimin e tij drastik, nga një punëtor krahu, ishte kthyer në akademik, e ishte bërë epror shefash. Një gjë e tillë ishte e papërballueshme për të, nuk arrinte ta konceptonte dot si mund të bëhej një ngjitje e tillë, si mund të ndryshonte njeriu kaq shpejt e kaq lehtë.
Duke u përballur me të gjitha këto, Veton Lona e kuptoi dhe një herë se ishte i tepërt e i huaj në këtë botë. Më shumë se kurrë e ndien nevojën për t’u arratisur nga kjo botë. Andaj, përmes aktit të vetëvrasjes, ai triumfon mbi banalitetin e një bote në rënie e në zvetënim të pandërprerë.
III
Romani “Zonja pa emër” është një poemë e dhimbshme pikëllimi dhe malli botëror për arrati, në të cilën e larta me të ultën, sublimja me lapërdaren, konkretja me kozmiken si një sistem i pafundëm ndërkëmbyes dikotomish e bëjnë romanin një metonimi të tëhuajësimit, të njeriut të tepërt në këtë botë.(Agron Tufa)
Kur realiteti malcohet keq për personazhin Veton Lona, ai përjeton turbullira të mëdha dhe sfida të pazgjidhshme në jetën e tij. Ndërkohë që ai i përballon këto sfida dhe konflikte, ndjenja e dëshirës për të ikur nga realiteti i vështirë shfaqet në mendjen e tij. Kështu, ai fillon të fantazojë për arratisjen dhe për një jetë më të mirë, fillon t’i dojë ato flatra arratie, që në imagjinatën e tij kanë mirazhin e një femre, të një zonjeje të paemërtuar ndonjëherë.
“ Më thuaj pra ku ishe ti në atë orë? Në atë çast? Në atë sekondë? Përgjigjmu. Përgjigjja është gati, duhet vetëm pak mirësi për ta shqiptuar. Më thuaj, cilin nga pesë miliardë njerëzit e kësaj T**e çoje në parajsë në atë mëngjes të ftohtë? Tregoma të vërtetën. A më dëgjon?”
“Flatrat për t’u arratisur” shfaqen si një simbol i kësaj dëshire për t’u larguar nga realiteti i rëndë dhe për të gjetur një vend të ri, për t’u shmangur nga vështirësitë e jetës dhe për të gjetur një lloj lirie dhe qetësie të cilat janë të pamundura për t’u gjetur në realitetin e tij aktual.
“Zemra ime pushoi së rrahuri, uli kokën, më ktheu krahët dhe u largua qetë qetë për të mos u kthyer kurrë më. Unë mbeta në mëshirën e valëve të liqenit të cilat, kur dielli i mëngjesit po dilte mbi shpinën e malit më nxorën në breg, shumë pranë gjurmëve të tua. Gjatë natës ti ishe zhvendosur edhe pak më tej por tani e saktësova vendndodhjen tënde dhe e di ku të të gjej. Mos u mërzit…”
Pra, Zonja pa emër, së cilës i drejtohet personazhi në veprën e Virion Graçit nuk është një personazh, por një simbol i thellë i dëshirës për shpëtim dhe për arratisje nga kjo botë. Përmes kësaj figure, autori shpalos temat e arratisjes, dhe dëshirës për një jetë më të lumtur dhe më të qetë, të cilën Veton Lona e arrin në fund të romanit, vetëm atëherë kur ndeshet me zonjën e paemërtuar, të cilën e kishte kërkuar me aq ngulm gjatë gjithë kohës, e që bashkimin me të e arrin vetëm duke u hedhur në ujërat e ftohta të liqenit, duke u bërë një me të, për të mos u ndarë më kurrë.
Shënim:
Punimi është prezantuar në lëndën “Letërsi aktuale shqipe”, tek Prof. Dr. Sali Bashota, studimet master, Dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë./KultPlus.com

Çmimi: 5 euro
25/02/2024

Çmimi: 5 euro

Address

Strushka, 5
Tetovë
1200

Opening Hours

Monday 21:00 - 12:00
Tuesday 09:00 - 17:00
21:00 - 12:00
Wednesday 21:00 - 12:00
Thursday 21:00 - 12:00
Friday 21:00 - 12:00
Saturday 09:00 - 17:00
21:00 - 12:00

Telephone

+38970480074

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rezna posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share