receta_baby

receta_baby Konsulente ushqyerje| Nutricioniste pediatrike
Libra recetash🔻Trajnime BLW & Picky Eating

Bashkohu me 96 nëna këtë të shtunë. Regjistrimi mbyllet brenda 24 orëve (4 vende akoma të lira)📝 Lexoje këtë:Picky eatin...
19/06/2026

Bashkohu me 96 nëna këtë të shtunë. Regjistrimi mbyllet brenda 24 orëve (4 vende akoma të lira)

📝 Lexoje këtë:
Picky eating të gjen shpesh të papërgatitur.
Një ditë fëmija ha me qejf, ditën tjetër refuzon gjithçka.
Ushqimi përfundon në dysheme, vaktet kthehen në stres dhe ti fillon të pyesësh veten:

“Çfarë po bëj gabim?”

Unë e di sa shumë prej jush kanë kaluar orë të tëra duke përgatitur vakte të bukura, të shëndetshme dhe plot vlera ushqyese...
..dhe më pas e kanë parë gjithçka në dysheme.
Ndërsa fëmija përfundon duke ngrënë vetëm kastravec, banane ose bukë.

Është e vështirë.

Dhe dua të të kujtoj diçka shumë të rëndësishme:

❤️ Ti nuk ke dështuar.

Të gjithë prindërit bëjnë më të mirën që munden me informacionin që kanë në atë moment.

Por ka disa gjëra që mund t’i shmangim dhe që, pa e kuptuar, e bëjnë këtë fazë edhe më të vështirë.
Pas qindra familjeve që kam ndihmuar gjatë viteve, kam kuptuar se ekzistojnë 3 pikave kryesore që bëjnë diferencën.

Dhe jo...

Nuk është të gatuash receta të reja çdo ditë.
Nuk është të bindësh fëmijën të hajë.
Dhe nuk është të kalosh orë të tëra në kuzhinë.

📅 Të shtunën (nesër, më 20 qershor ora 21:00, do të ndaj me ju sistemin që ka ndihmuar qindra familje të kalojnë nga stresi dhe betejat në tryezë, në vakte më të qeta dhe më të këndshme.

Ky nuk është thjesht një webinar me informacione.
Është sistemi praktik që kam përdorur për të zgjidhur edhe rastet më të vështira në karrierën time.

Nëse je gati për:
✅ Pasdite më të qeta në familje
✅ Më pak stres dhe më pak lot në tavolinë
✅ Fëmijë që marrin vlerat ushqyese që u nevojiten
✅ Më pak presion dhe më shumë bashkëpunim gjatë vakteve
✅ Të ndalosh betejat e përditshme me ushqimin

Atëherë ky webinar është për ty.

Mos harro:
Kur sistemi funksionon, nuk përmirësohet vetëm ushqyerja.

🔰Fëmija ndihet më i sigurt.
🔰Trupi qetësohet.
🔰Truri qetësohet.

Dhe gradualisht fillon të krijohet një marrëdhënie më e shëndetshme me ushqimin.

📍 Webinar falas
📅 E shtunë, 20 qershor ora 21:00
👩‍👧‍👦 Bashkohu me 96 nëna që kanë rezervuar tashmë vendin e tyre.

⚠️ Shkruaj PICKY në koment, merr kontakt menjëherë.

Rezervo vendin tani.

🚨 WEBINAR FALAS PËR PRINDËR 🚨🍽️ Nga Picky Eater në Happy Eater📅 20 Qershor🎁 Një WEBINAR FALAS për ty⚠️ Vende të kufizuar...
16/06/2026

🚨 WEBINAR FALAS PËR PRINDËR 🚨

🍽️ Nga Picky Eater në Happy Eater
📅 20 Qershor
🎁 Një WEBINAR FALAS për ty
⚠️ Vende të kufizuara!

A refuzon fëmija yt ushqimet e reja?
A ndihesh e lodhur duke gatuar dhe duke parë që pjata mbetet pothuajse e paprekur?
A janë kthyer vaktet në stres, lot, negociata apo shpërblime?

Në këtë webinar falas do të mësojmë së bashku:
✅ Pse disa fëmijë bëhen picky eater
✅ Gabimet që pa dashje e përkeqësojnë situatën
✅ Si të prezantosh ushqime të reja pa presion
✅ Si të ndërtosh vakte më të qeta dhe më pozitive
✅ Strategji praktike që mund t’i zbatosh menjëherë në shtëpi

❤️ Ky webinar është për çdo prind që dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie të shëndetshme mes fëmijës dhe ushqimit.

👇 Për të rezervuar vendin tënd:
Shkruaj fjalën PICKY në koment ose më dërgo mesazh privat.

⏳ Regjistrimet mbyllen sapo të plotësohen vendet.
Mezi pres të takohemi më 20 Qershor ora 21:00 dhe të të ndihmoj të transformosh vaktet nga stres në sukses! ❤️

Xx Gerta

🌻 webinarfalas

Gerta Veliu - Nutricioniste pediatrike | BLW | Picky Eater 🤱 Refluksi acidik te foshnjat – një shqetësim i zakonshëm që ...
12/06/2026

Gerta Veliu - Nutricioniste pediatrike | BLW | Picky Eater 🤱
Refluksi acidik te foshnjat – një shqetësim i zakonshëm që shpesh ngatërrohet me “të vjella normale” 👶

Nëse foshnja juaj qan shpesh pas vakteve, refuzon ushqimin apo ka regurgitime të vazhdueshme… mund të jetë më shumë sesa thjesht parehati. 🔍

Në këtë postim do të mësoni:
✅ Cilat janë simptomat që duhen marrë seriozisht
✅ Si të ndihmoni foshnjën tuaj me metoda të thjeshta dhe të sigurta
✅ Rolin e pozicionit gjatë dhe pas ushqyerjes
✅ Pse metoda BLW mund të ndihmojë në lehtësimin e refluksit

📘 Për më shumë këshilla të detajuara mbi menaxhimin e refluksit, gjeni librin dixhital në këtë 👉🏻link in BIO

11/06/2026

🫜Nëse fëmija yt nuk ha panxhar, provoje kështu

Në panecake 🥞me gjalp kikiriku dhe banane🍌.
Një kombinim që duket si ëmbëlsirë, por në fakt është një vakt i pasur me vlera ushqyese.

Përbërësit:
• 1 panxhar i vogël i zier
• 1 banane e pjekur
• 1 vezë
• 4-5 lugë gjelle miell tërshëre
• Gjalp kikiriku 100%
• Feta bananeje për servirje

Përgatitja:
Zieni panxharin, qërroje dhe bluaje me bananen dhe vezën derisa të krijohet një masë homogjene.
Shtoni miellin e tërshërës ose normal dhe përziejeni mirë.

Formoni mini pancake në tigan dhe piqini 1-2 minuta nga secila anë.

Shërbejini me gjalp kikiriku dhe feta bananeje si mini burgera.

Pse këtë recetë?
• Burim i mirë fibrash
• Përmban proteina cilësore
• Siguron yndyra të shëndetshme
• Pa sheqer të shtuar
• Ngjyra e saj e bën shumë tërheqëse për fëmijët

Dhe mos harroni:
Jo çdo ekspozim duhet të përfundojë me ngrënie. Ndonjëherë fëmija po mëson thjesht duke parë, prekur dhe eksploruar ushqimin.
Ruaje këtë recetë për herën tjetër kur të mbetesh pa ide për mëngjes.

😒Fëmija im refuzon gjithçka...Kjo është një nga fjalitë që më shkruajnë më shpesh nënat në DM.Dhe zakonisht pas saj vijn...
09/06/2026

😒Fëmija im refuzon gjithçka...

Kjo është një nga fjalitë që më shkruajnë më shpesh nënat në DM.
Dhe zakonisht pas saj vijnë edhe pyetje të tjera:

“Ku po gaboj?”
“A duhet ta ushqej me zor?”
“A tja fsheh perimet?”
“Pse fëmijët e tjerë hanë, ndërsa imi jo?”

Por ajo që shumë prindër nuk dinë është se shpesh pas refuzimit nuk fshihet kokëfortësia.
Fshihet FRIKA.
• Frika nga e panjohura.
• Frika nga një përvojë e pakëndshme.
• Frika nga mungesa e kontrollit.
• Frika që fëmija nuk di ende ta shpjegojë me fjalë.

Dhe kur ne nuk e kuptojmë këtë...
Fillojmë të insistojmë.
Ta bindim.
Të negociojmë.
Të shplrblejmë me ëmbëlsira.
Të shqetësohemi gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë që fëmija bëhet edhe më i pasigurt.

Kështu krijohet cikli vicioz që futet e gjithë familja më pas dhe shumë familje përjetojnë çdo vakt e çdo ditë:
➡️ Refuzim
➡️ Ankth
➡️ Presion
➡️ Më shumë refuzim

Dhe kalojnë kështu muajt pa asnjë përmirësim.

E vërteta?

Një picky eater nuk ka nevojë për më shumë presion.
✅ Ka nevojë për siguri.
✅ Ka nevojë për strategjinë e duhur.
✅ Ka nevojë për një prind që di si të reagojë në momentet e vështira.

👉🏻Kjo është arsyeja pse kam krijuar trajnimin “Picky Eater”, ku punojmë hap pas hapi me prindërit për të kuptuar arsyet e refuzimit, për të ulur stresin në tavolinë dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

📅 Grupi i ri nis më 18 Qershor
⚠️ Vendet janë të kufizuara.

Nëse ndihesh e lodhur nga refuzimet e vazhdueshme dhe dëshiron të kuptosh çfarë po ndodh realisht me fëmijën tënd...

Shkruaj PICKY në koment dhe do të të dërgoj një material falas me këshillat e para që duhet të dish. 🌻

07/06/2026

Demostrimi i ndihmës së parë për fëmijët mbi 1 vjeç.

Dhënia e ndihmës së parë varet nga gjendja e fëmijës.👇🏻

Nëse fëmija po mbytet por është i vetëdijshëm
1. Inkurajojeni të kollitet
Nëse fëmija mund të kollitet, të flasë ose të marrë frymë, nxiteni të vazhdojë kollën.
2. Jepni 5 goditje në shpinë
Qëndroni pas fëmijës.
Përkuleni pak përpara.
Jepni deri në 5 goditje të forta midis shpatullave me pjesën e fortë të pëllëmbës.
3. Jepni 5 shtytje abdominale (Heimlich)
Nëse pengesa nuk largohet:
Qëndroni pas fëmijës.
Vendosni grushtin pak mbi kërthizë.
Kapeni grushtin me dorën tjetër.
Tërhiqni fort brenda dhe lart deri në 5 herë.
4. Vazhdoni
Alternoni 5 goditje në shpinë, 5 shtytje abdominale
derisa pengesa të dalë ose të mbërrijë ndihma emergjente.

🆘Nëse fëmija humb ndjenjat
Telefononi urgjencën (127 në Shqipëri).
Vendoseni në një sipërfaqe të fortë.
Filloni menjëherë RCP (reanimimin kardiopulmonar).

🆘CPR tek fëmijët mbi 1 vjeç
Kontrolloni reagimin dhe frymëmarrjen.
Hapni rrugët e frymëmarrjes.
Jepni 5 frymëmarrje shpëtimi.
Më pas bëni:
30 komprimime në gjoks
2 frymëmarrje shpëtimi
Vazhdoni me raportin 30:2 derisa fëmija të fillojë të marrë frymë, të vijë ambulanca ose të mos mund të vazhdoni më.

🔁 Përsërit derisa pengesa të dalë

05/06/2026

🌻 NGA STRESI NË SUKSES 💪🏻
Një vit më parë, një nënë më kontaktoi me lot në sy dhe një dhimbje që vetëm një prind që kalon sfida të mëdha me ushqimin mund ta kuptojë.
Vajza e saj ishte vetëm 7M. Nuk hapte gojën të hante asgjë. Nuk përtypte kurrsesi. Nuk gëlltiste. Refuzonte çdo ushqim ushqimin. Refuzonte qumështin me shishe, madje edhe gjirin nga e cila nëna mbante çdo shpresë. Për të shmangur dehidratimin, mos të kishte pelena të thata që po i shqetësonin shumë dhe për të siguruar rritjen e saj, doktorët e vlerësuan që duhej të ushqehej me tub nga hunda.

Imagjinoni një fëmijë 7M dhe një nënë të re të shihte fëmijën ti vendosej tubi çdo ditë kë hundë. Ishte një betejë, çdo ditë u kthye në një sfidë. Çdo natë ishte pa gjumë 😩😰😥

Nëna e saj gatuante me dashuri, por ushqimi përfundonte në kosh. Kalonte orë të tëra duke kërkuar përgjigje ngado. Duke u ndjerë e lodhur.
E pafuqishme të blnte diçka. E vetme në një vend të huaj që nuk kishte ndihmë nga askush.

Por dashuria e një nëne lëviz edhe malet ❤️ Duke pyetur veten nëse vajza e saj do të hante ndonjëherë më kontaktoi një mbrëmje maji një vit më parë. E mbaj mend atë bisedë nën perëndimin e asaj dite që sdo ta harroj kurrë, të dëgjoja lotët e një nëne që kërkonte një zgjidhje e i dukej ëndërr ta shikonte vajzën e saj të hante njëherë.

Unë dallova lehtësisht shpirtin e saj luftarak, e u kapa në këtë pikë të fortë të saj, e dija që do ja dilte, e ndjeva nga fuqia e saj e dashurisë për vajzën e saj. Dhe realisht gjatë gjithë rrugëtimin ajo nuk u dorëzua kurrë.

Dhe pikërisht nga ajo mbrëmje filloi dhe rrugëtimi ynë, puna jonë sëbashku për ta kthyer çdo stres në sukses. Nuk kërkuam mrekulli. Nuk kërkuam rezultate brenda natës. Nuk vumë fare afate. Nuk bëmë asgjë me detyrim. Nuk e bëmë ushqimin në betejë.
Filluam me atë që ishte më e rëndësishme:
Besimin, Lojën, Eksplorimin, Kontaktin me ushqimin
Marrëdhënien me tryezën, Marrëdhënien me veten
🥰E ditë pas dite.
💪🏻Javë pas jave.
🌱Muaj pas muaji.
Kishte momente kur dukej si

03/06/2026

🍓Po ju si i lani luleshtrydhet?

Adresse

Kunterudveien
Gullaug
3426

Åpningstider

Mandag 09:00 - 17:00
Tirsdag 09:00 - 17:00
Onsdag 09:00 - 17:00
Torsdag 09:00 - 17:00
Fredag 09:00 - 17:00
Søndag 09:00 - 17:00

Telefon

+4740572662

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når receta_baby legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Bedriften

Send en melding til receta_baby:

Del