Radio Rilindja

Radio Rilindja Programet tona mund t’i ndiqni në:www.radiorilindja.no nettradio - Facebook live stream - YouTube - X - Instagram

Në emisionin e të së premtes, Radio Rilindja ka kënaqësinë të mirëpresë tre personalitete me përvojë dhe kontribut në sp...
10/06/2026

Në emisionin e të së premtes, Radio Rilindja ka kënaqësinë të mirëpresë tre personalitete me përvojë dhe kontribut në sport dhe art.

Petrit Hasanaj, trajner në NFF Oslo dhe Holmlia SK, i angazhuar gjithashtu si këshilltar trajner në FSHF Skaut. Me përvojën e tij në futbollin norvegjez dhe shqiptar, ai sjell një perspektivë të vlefshme mbi zhvillimin e talenteve dhe punën me të rinjtë.

Betim Hasanaj, futbollist profesional i Lillestrøm SK dhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U19. Ai përfaqëson gjeneratën e re të sportistëve shqiptarë që po ndërtojnë karrierë në arenën ndërkombëtare.

Lida Berisha, autore dhe ilustratore në Norvegji. Përmes krijimtarisë së saj, ajo ka kontribuar në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Mos humbisni programin Live!
Përveç mysafirëve të paralajmëruar, gjatë emisionit mund të kemi edhe të ftuar të tjerë surprizë.

Na ndiqni live nga ora 20:00 deri në 23:00 dhe bëhuni pjesë e bisedave, rrëfimeve dhe surprizave që kemi përgatitur për ju.

www.albaner.no
www.radiorilindja.no

Intervista
09/06/2026

Intervista

...

07/06/2026
Under the Shade of a Tree I Sat and Wept” (Nën hijen e një peme u ula dhe qava) është një shfaqje teatrore që trajton te...
06/06/2026

Under the Shade of a Tree I Sat and Wept” (Nën hijen e një peme u ula dhe qava) është një shfaqje teatrore që trajton temat e faljes, pajtimit dhe shërimit shoqëror, duke u mbështetur në dy ngjarje historike të rëndësishme.

Pajtimi i gjaqeve në Kosovë

Në vitin 1990, kur rreziku i luftës po afrohej në Kosovo, një grup ish-të burgosurish politikë, studentësh dhe intelektualësh nisi një lëvizje historike për pajtimin e gjaqeve. Në atë kohë, qindra familje jetonin në armiqësi dhe hakmarrje të trashëguar brez pas brezi.

Ajo që filloi si një nismë e vogël u shndërrua shpejt në një lëvizje kombëtare. Prindër dhe familjarë dilnin para turmave të mëdha dhe falnin vrasjen e njerëzve të tyre të dashur, përballë familjeve të autorëve të krimit. Në fund, 1275 gjaqe u pajtuan, ndërsa tubimi i fundit mblodhi mbi gjysmë milioni njerëz.

Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit në Afrikën e Jugut

Pesë vjet më vonë, në South Africa, u krijua Truth and Reconciliation Commission për të ndihmuar vendin të përballej me trashëgiminë e aparteidit. Viktimat dhe autorët e shkeljeve u vendosën përballë njëri-tjetrit në një proces që synonte të nxirrte në dritë të vërtetën dhe të krijonte mundësi për shërim kombëtar.

Për çfarë pyet shfaqja?

Përmes materialeve arkivore dhe dëshmive të reja, artistë nga Evropa dhe Afrika reflektojnë mbi pyetje që mbeten aktuale edhe sot:

* Çfarë mund të mësojmë nga këto procese pajtimi?
* Nëse dikur e vërteta shihej si rrugë drejt lirisë, çfarë na çliron sot kur vetë e vërteta vihet në dyshim?
* Kur falim, a falim pa kushte?

Shfaqja nuk jep përgjigje të thjeshta.
Ajo e paraqet pajtimin si një proces të vështirë dhe thellësisht njerëzor, ku rëndësi kanë kujtesa, drejtësia, dëgjimi i tjetrit dhe gatishmëria për të përballur të kaluarën.

Under the Shade of a Tree I Sat and Wept tar utgangspunkt i to betydningsfulle sosiale og historiske hendelser der tilgivelse var kjernen – som en vei til sosial helbredelse, fellesskap og frigjøring.

06/06/2026

Sqarim për Kryeministrin, që duket se nuk po kupton thelbin e revoltës rinore!

Zoti Kryeministër,

Ata që dalin sot në shesh, në gjithë Shqipërinë, në çdo qytet dhe në çdo cep të diasporës, nuk kanë dalë kundër Shqipërisë.!

Nuk kanë dalë kundër investimeve.
Nuk kanë dalë kundër integrimit europian.
Nuk kanë dalë kundër zhvillimit.

Përkundrazi!

Janë njerëz që e duan Shqipërinë. Duan Shqipërinë e shqiptarëve. Janë njerëz që ende besojnë se ky vend meriton më shumë se fasada, më shumë se propagandë, më shumë se largime të të rinjve dhe më shumë se korrupsion masiv.

Ata nuk kundërshtojnë zhvillimin!

Ata kundërshtojnë errësirën me të cilën zhvillimi u serviret.
Kundërshtojnë mungesën e transparencës, mungesën e llogaridhënies dhe arrogancën që e quan çdo pyetje sulm, çdo kritikë tradhti, çdo qytetar protestues armik.

E ti këtë e di mirë! Je inteligjent dhe e lexon mirë pse ka lindur kjo revoltë masive. E di mirë se populli është ngopur me premtime gjatë fushatës dhe me arrogancë pas zgjedhjeve.

Shqiptarët nuk kanë dalë në shesh sepse duan kaos. Kanë dalë sepse sistemi i tërheq zvarrë kur do, i lodh kur do, i shpërfill kur do. Sepse ligji shpesh u shfaqet si shkop për të dobëtit dhe si ombrellë për të fortët.

Kanë dalë ata që nuk i kanë më fëmijët në shtëpi. Ata që i përcollën në aeroporte me ankth dhe tani i shohin vetëm në ekranet e telefonit. Shqipëria u mbeti në mur si fotografi, ndërsa fëmijët iu bënë fuqi punëtore botës.

Kanë dalë pensionistët që punuan me ndershmëri një jetë të tërë dhe sot numërojnë qindarkat me të njëjtin kujdes që dikur numëronin ditët e punës.

Kanë dalë qytetarët që përballen çdo ditë me administrata të ngadalta, të paafta, të korruptuara dhe shpesh indiferente ndaj halleve të njerëzve.

Kanë dalë ata që kanë njerëz të sëmurë, që presin ilaçe kundër kancerit apo gjak kur e kanë nevojë jetike, ndërkohë që shteti ynë zgjedh të prioritizojë çështje që nuk janë urgjenca e plotësimit të nevojave themelore, ilaçeve dhe jetës së përditshme të qytetarëve.

Kanë dalë ata që kritikojnë klanet që ke formuar nën çadrën tënde dhe që janë pasuruar nga taksapaguesit dhe pasuritë e shqiptarëve.

Kanë dalë se janë kundër piramidës së pushtetit që ke krijuar duke promovuar ata që kanë probleme me ligjin.

Dhe mos mendoni se kanë dalë për t’i dhënë pushtetin një pale tjetër. Shumë prej tyre nuk besojnë më te askush: as te ju, as te opozita e vjetër dhe as te "partitë cadra" që krijohen sa herë i duhet sistemit.

Shqipëria është e shqiptarëve. As atyre majtas dhe as djathtas!

Nuk është pronë e asnjë partie!
Nuk është pronë e asnjë politikani!

Hapini dyert grupeve të diasporës që punojnë aktivisht për të mirën e Shqipërisë.

Dhe mos harroni: kur shqiptarët dalin në shesh, ndoshta nuk duhet t’i pyesni kë duan të rrëzojnë dhe kë të ngrenë.

Duhet t’i pyesni pse kanë humbur durimin dhe cilat janë arsyet që kanë shkaktuar këtë revoltë masive!

Kur të fuqishmit vjedhin të varfrit, e quajnë biznes.
Kur të varfrit reagojnë, e quajnë dhunë.
M.Twain

S. Begaj

06/06/2026

Ju njoftojmë se në Rrugën Incognito Gate dhe Colbjornsens Gate nuk ka qasje për automjete për shkak të punimeve komunale. Ju lutem e shihni fotografinë poshtë ku ndalesa është shenjëzuar për vëmendjen tuaj.

Intervista
04/06/2026

Intervista

...

Adresse

Oslo
0652

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Radio Rilindja legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Bedriften

Send en melding til Radio Rilindja:

Del