23/08/2026
Fatmir Rexhep Hasandoçi Hoxha Hafiz i Kuranit që dha jetën për Lirinë e Kosovës 🤲
Fatmiri Vjen nga Bujani Historik i Mic Sokolit
Nga ky vend ku dolën shumë trima e burra qe i dolen Zot atdheut dhe ja kthyen pushken Okupatorit Çetnik Sllav.
Ai më mësoi në Xhami bazat e islamit dhe Kuranit si dhe frymen e dashuris ndaj vendlindjes kur unë Isha vetem 11 vjeç
Fatmiri mori rrugën për Smolic ku përgatiste për lufte dhe bashkluftonte me djemt e malsisë.
Nuk e harroj kurr ne Xhami kur me mesonte shkronjat e Kuranit dhe fenë e atdhedashurinë.
Ma pat thanë ni fjalë :
Bani dua Allahut qe të më bëj Dëshmorë të atdheut se do nisem për Kosovë.
Nga ajo ditë Hoxha im Udhtoi drejt rrugës së Çlirimit nga Tropoja në Smolicë 8 korrik 1998 ku vetem predhat nga lart e moren se ne luftimet frontale ai i shfaroste kokat çetnike serbe qe po mbysnin gra e fmijë e po digjnin tokën tonë iliro-Dardane
Fatmir Hasandoçin e varrosin në “Varrezat e Dëshmorëve” në fshatin Smolicë, ku tashmë qenë varrosur edhe shumë dëshmorë të tjerë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Me vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, numër 23 më 27 mars të vitit 2005 Fatmir Hasandoçi është shpallur dëshmor i Atdheut.Familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.Ai nderohet nga Kosova me medaljen " Me besim ne Zot,atdhe e shtet".Një popull që lind të tillë burra, kurrë nuk duhet të frikohet nga zhbërja!
O Hoxha Fatmir Allahu te Meshiroft
Mos harro se ke lan pas veti burra
Që kurdo jan te gatshem mej dal Zot Vatanit
Pershtati Imam Arber Berisha
Nxënësi i Hoxhës Fatmiri Hasandoçi