RTV AlbSe

RTV AlbSe Televizioni jonë AlbSe në parim ka ngritjen dhe pasqyrimin e vlerave Shqiptare në Suedi, Skandinavi dhe në gjithë mërgaten kudo që ndodhen.

11/07/2025

📰 Bashkim Hoti – “Gjermani”: Ushtari i tri luftërave që vazhdon të nderojë bashkëluftëtarët

Nga Ratkoci iKosovës, në Tetovë, e deri në Suedi – historia e një ushtari që nuk luftoi për famë, por për liri.

Bashkim Hoti, i lindur më 5 gusht 1980 në fshatin Ratkoc (Rahovec ), Kosovë, i biri i Shefqet Hotit dhe Seadetës, është një nga figurat ikonike të rezistencës shqiptare me pseudonimin luftarak “Gjermani”. Ai është ndër të paktët që mori pjesë në tri luftëra çlirimtare shqiptare: UÇK në Kosovë, UÇPMB në Luginën e Preshevës dhe UÇK në Maqedoni.

---

🇽🇰 Lufta e Kosovës – fillimi i rrugës

Në moshën vetëm 17-vjeçare, ende pa mbushur ditëlindjen, Bashkimi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai mori pjesë në disa nga përballjet më të rënda në zonën e Rahovecit, përfshirë edhe betejën e 3 shtatorit 1998 në Bajrakë, mbi fshatin Rezinë, ku armiku përparonte me mjete të blinduara. Aty, për herë të parë, Bashkimi tregoi vendosmërinë dhe disiplinën e një ushtari të vërtetë.

---

UÇPMB – vazhdimi i rezistencës në Luginën e Preshevës

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai iu bashkua UÇPMB-së, duke luftuar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Aty shërbeu si ushtar aktiv dhe me gradë dhjetar, duke marrë pjesë në misione të shumta të rrezikshme në vijën e frontit.

---

Lufta në Maqedoni – Brigada Mujdin Aliu, zona e Kalasë

Në vitin 2001, Bashkimi u rreshtua në radhët e UÇK-së në Maqedoni, duke shërbyer në Brigadën Mujdin Aliu në zonën e Kalasë – Tetovë. Aty, si komandant i njësiteve të kalasë, ai udhëhoqi aksione të rëndësishme dhe mbrojti pozicione strategjike në një nga momentet më kritike të konfliktit.

---

🇸🇪 Në mërgatë – nder për bashkëluftëtarët që u harruan

Sot, Bashkim Hoti jeton në Suedi, ku vazhdon të jetë i angazhuar për çështjet e shokëve të luftës. Si kryetar i Shoqatës “Meshari”, ai organizoi një ngjarje madhështore në të cilën ndau mirënjohje për veteranët e tri luftërave, duke bërë atë që shteti nuk e bëri kurrë për shumë prej tyre.

Në një ceremoni të transmetuar nga RTV AlbSe, një moderatore e njohur, me uniformën e veshur të Bashkimit, tha:

> “Kjo nuk është një uniformë e zakonshme. Ajo ka përballuar erërat e ftohta, rrezet e nxehta, shirat, borën dhe lotët për bashkëluftëtarët e vrarë. Ajo ka qenë në trupin e një ushtari që për muaj të tërë nuk qeshi asnjëherë. Ai sot vuan nga pasojat fizike të luftës, por nuk ndalet së nderuari shokët e tij.”

---

🕊️ Simbol i përulësisë dhe forcës – Gjermani

Bashkim Hoti nuk ka qenë asnjëherë në kërkim të famës. Ai nuk luftoi për kamera. Shumicën e fotove që ekzistojnë për të, ia kanë dërguar bashkëluftëtarët e tij. Ai vetë thotë:

> “Nuk isha në luftë për fotografi. Ishim atje për të mos u harruar.”

---

🏅 Trashëgimi për gjeneratat që vijnë

Historia e tij është shembulli i gjallë i një shqiptari që luftoi në tri frontet kryesore të kombit dhe që sot, pa zhurmë e me përulësi, kujdeset për ata që u lanë pas.

Bashkim Hoti – Gjermani – është një emër që nuk duhet harruar.

---

📌 Ky artikull mund të shpërndahet, transmetohet dhe ruhet për qëllime historike dhe arkivore. Bashkëngjitur me video-pamjet e RTV AlbSe, ai përfaqëson një dëshmi të gjallë të një kapitulli të rëndësishëm të historisë sonë moderne.

27/01/2025

Sign Up | Sparissimo World

Rezervo vetem për 25 € Naten
23/06/2024

Rezervo vetem për 25 € Naten

Sponsaruar.
20/11/2023

Sponsaruar.

16/09/2023
Reportazh nga promovimi i librave të Qerim Kryeziut në ambasadën e Kosovës në Stockholm.
11/05/2023

Reportazh nga promovimi i librave të Qerim Kryeziut në ambasadën e Kosovës në Stockholm.

E nderuar familje Cena, Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Sabahajdin Cena.Ndajmë dhe bashk...
13/01/2023

E nderuar familje Cena, Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Sabahajdin Cena.
Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.
Ngushëllime nga Rtv AlbSe !

Edhe një vepër e rëndësishme për historinë e ShqipërisëDje, në një ambient të përshtatshëm të hotelit  “Rogner” në Tiran...
27/09/2022

Edhe një vepër e rëndësishme për historinë e Shqipërisë

Dje, në një ambient të përshtatshëm të hotelit “Rogner” në Tiranë u bë promovimi i veprës më të re për historinë e Shqipërisë. Është fjala për librin e dy autorëve të njohur Bernd J. Fischer dhe Oliver Jens Schmitt “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” e botuar ditë më parë nga shtypshkronja “Artini” e Prishtinës.

Aktivitetin kulturor për këtë libër e organizoi Instituti i Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Në promovim morën pjesë edhe vet autorët, tashmë shumë të njohur për historiografinë shqiptare dhe publikun e gjerë Bernd J. Fischer nga Purdue University, Fort Wayne dhe Oliver Jens Schmitt, nga Universität Wien, Austria.

Promovimin e udhëhoqi drejtori i Institutit të Historisë Afrim Krasniqi. Përveç Krasniqit dhe dy autorëve të librit në panelin drejtues ishte edhe analisti i njohur Fatos Lubonja. Salla e ”Rognerit” ku bëhej prezantimi i librit ishte plot me historianë, autoritete kulturore dhe përfaqësues të mediave. Morën pjesë edhe dy përfaqësuesit e shtëpisë botuese Jahir Ahmeti e Artin Ahmeti.

Fjalën kryesore për librin e tha zoti Fatos Lubonja. Lubonja, së pari u uroi mirëseardhje dy autorëve e pastaj analizoi disa çështje që ngre libri. Shkoqiti koncepte, sqaroi dukuri e fenomene të natyrës ideologjike, të çështjes së konstruktimit e de konstruktimit historik, të mitit e çmitizimit historik të shqiptarët, të gjitha sipas botëkuptimit e sharmit personal të Lubonjës. Pastaj foli edhe për kapituj e pjesë të veçanta të librit të sapo botuar.

Shumë interesante ishin përgjigjet, shpjegimet, komentimet që bënin dy autorët e librit. Historiani Schmitt foli në shqip e në anglisht kurse historiani tjetër Fischer vetëm në anglisht. Nga publiku kryesisht punonjës të Institutit të Historisë u shtruan shumë pyetje. Të gjithë folësit e vlerësuan botimin duke e konsideruar kontribut të çmuar për historiografinë shqiptare dhe si marketing të çmuar që mund t´i bëhej Shqipërisë e historisë së saj.

Dy historianët autorë të librit, janë aktualisht njohës të shkëlqyer të trashëgimisë historike e politike shqiptare. Oliver Jens Schmitt, me njohuritë që ka e me shqipen e tij të rrjedhshme, është pas Ser Mallkomit anglez, autoriteti i dytë shkencor që u qaset me dashuri të madhe dy universeve tona kombëtare, gjuhës shqipe e historisë shqiptare. Në promovim u vlerësua lart edhe puna e botuesit që ka nxjerrë një libër mjaftë cilësor si botim e mjaftë të rëndësishëm si përmbajtje.
Libri më i ri i Fescherit dhe Schmittit “A Concise History of Albania” (Një histori e përmbledhur e Shqipërisë) është përkthyer nga anglishtja në shqip nga Col Mehmeti. Libri u shtyp në Prishtinë nga shtëpia botuese “Toena-Artini” në fillim të shtatorit dhe u promovua me sukses dje më 26 shtator të vitit 2022 në Tiranë.

Qerim Kryeziu

Kanagjegj Erestines......
15/09/2022

Kanagjegj Erestines......

Rasimi & Fatlinda
14/09/2022

Rasimi & Fatlinda

Kërkesë për putnorë....Kërkohen Mjeshtër të këtyre Lëmive:Fasadë.Beton.Zdruktar.Kushtet:Të drejtë Banimi dhe Pune në Sue...
25/07/2022

Kërkesë për putnorë....

Kërkohen Mjeshtër të këtyre Lëmive:

Fasadë.
Beton.
Zdruktar.

Kushtet:
Të drejtë Banimi dhe Pune në Suedi.
Gjuha Suedeze.

Për më shumë info:
0707833600
0707833543
[email protected]

03/07/2022

Adress

Turistgatan 7
Åstorp
26539

Aviseringar

Var den första att veta och låt oss skicka ett mail när RTV AlbSe postar nyheter och kampanjer. Din e-postadress kommer inte att användas för något annat ändamål, och du kan när som helst avbryta prenumerationen.

Kontakta Affären

Skicka ett meddelande till RTV AlbSe:

Dela