11/05/2026
🇸🇪 Tragjedi në Suedi: 20-vjeçari shqiptar humb jetën pas sulmit me thikë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Suedi, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në qendër të Kristianstadit.
Sipas mediave suedeze dhe raportimeve të Klankosova.tv, rasti ndodhi të shtunën mbrëma, ndërsa policia ka arrestuar tre persona rreth moshës 25-vjeçare, të dyshuar për përfshirje në vrasje.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve shqiptare, konflikt që kishte nisur që nga viti 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë.
Policia dhe Prokuroria suedeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.