Nobel Press

Nobel Press Nobel Press-Informohu drejt! Të gjitha materialet e nobelpress.al, janë të mbrojtura me ligj dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale.

nobelpress.al synon informimim të denjtë dhe profesional për të gjithë ata që duan të informohen në kohë reale me të rejat e fundit nga Skandinavia dhe jo vetëm. Ndalohet kopjimi apo publikim i materialeve tona pa autorizimin e nobelpress.al.

⬇️⬇️⬇️
19/12/2025

⬇️⬇️⬇️

📢 THIRRJE PËR PRINDËRIT DHE VAJZAT SHQIPTARE ⚽🇦🇱

Me krenari dhe zemër të hapur, Dardania Stockholm FF nis një projekt të ri për krijimin e ekipit të vajzave, duke hapur një derë të re për ëndrrat, guximin dhe talentin e vajzave shqiptare.

Ky projekt është më shumë se futboll – është besim, bashkim, disiplinë dhe krenari kombëtare. Është një ftesë për prindërit që besojnë në fuqinë e sportit dhe për vajzat që dëshirojnë të veshin ngjyrat kuqezi, pavarësisht përvojës.

👧 Grupmoshat: Të hapura
⚽ Qëllimi: Të ndërtojmë së bashku një ekip, një familje dhe një të ardhme më të fortë për vajzat tona

👩‍💼 Organizatorja e projektit:
Shkipe Bunjaku

📌 Për çdo informacion dhe regjistrim, kontaktoni në:
📞 076 040 6181

Nëse ke një vajzë, motër apo të afërme që ëndërron fushën e gjelbër – kjo është thirrja e saj.

🔴⚫
Një Komb – Një Zemër – Një Dardani!

PDK formon degën e saj në NorvegjiSot, në Oslo, është formuar zyrtarisht dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
14/12/2025

PDK formon degën e saj në Norvegji

Sot, në Oslo, është formuar zyrtarisht dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Norvegji, me një mbështetje të madhe nga simpatizantët.
Arsim Avdija u zgjodh kryetar i degës, ndërsa Këshilli Drejtues përbëhet nga 35 anëtarë dhe Kryesia nga 13. Nënkryetar u zgjodh Mexhid Merovci, nënkryetare Fikrije Bylykbashi si dhe sekretar Rexhep Shehi.

Kryetari i sapozgjedhur i degës së PDK-së në Norvegji, Arsim Avdija, theksoi se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në një mision të qartë politik.
“Jam për një mision, për një Kosovë që punon për secilin qytetar. Një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit. Një Kosovë të shpresës,”njofton Nobel Press.

Gjatë këtij procesi, anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Bahri Bivolaku dhe Shkumbin Nebihi ndihmuan në strukturimin e degës dhe krijimin e një shtabi zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e përshëndeti tubimin dhe bëri thirrje për mobilizim në përkrahje të kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamzën, njofton Nobel Press.

Adress

Stockholm
Stocksund

Öppettider

Måndag 09:00 - 17:00
Tisdag 09:00 - 17:00
Onsdag 09:00 - 17:00
Torsdag 09:00 - 17:00
Fredag 09:00 - 17:00
Lördag 09:00 - 17:00
Söndag 09:00 - 17:00

Telefon

+46739565481

Aviseringar

Var den första att veta och låt oss skicka ett mail när Nobel Press postar nyheter och kampanjer. Din e-postadress kommer inte att användas för något annat ändamål, och du kan när som helst avbryta prenumerationen.

Genvägar

Dela