Diaspora per Kosoven

Diaspora per Kosoven Kanali më i ri në Facebook ju sjell lajme, biseda reportazhe për diasporën kosovare kudo në botë.

Kemi siguruar bashkëpunëtor nga SHBA, Kanada dhe qendrat europiane.

02/09/2026

Kur shqiptarët në Turqi takohen me afërmit pas shumë dekadash

01/09/2026

Ndryshon emrin nga Kimete Berisha….

01/09/2026

Nga turqia ne Kosove!

01/09/2026
30/08/2026

Ja çfar bëjnë shqipëtarët në Turqi!!!

30/08/2026

Bursa, aty ku kënga dhe vallja shqiptare bashkuan shqiptarët

Nga Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Tuzi e Shkupi – në Bursa të Turqisë, tradita shqiptare u ngjit në skenë
Bursa e Turqisë u kthye në një vatër të kulturës shqiptare. Në Festivalin Shqiptar, kënga, vallja dhe veshjet tradicionale sollën në skenë ngjyrat dhe pasurinë e trevave shqiptare, duke dëshmuar se tradita ruhet dhe përcillet edhe larg vendlindjes.

Në këtë manifestim kulturor morën pjesë ansamble nga Kosova, Shqipëria etnike dhe Maqedonia e Veriut, të cilat para publikut në Bursa prezantuan pjesë të zgjedhura të folklorit shqiptar.

Nga Prishtina erdhi Ansambli “Bajram Curri”, duke sjellë atmosferën dhe traditën e kryeqytetit të Kosovës. Me këngë e valle, artistët e këtij ansambli dëshmuan se folklori vazhdon të jetë një prej shtyllave kryesore të identitetit kulturor shqiptar.

Në skenë u prezantua edhe ansambli nga Gjilani, me programin e tij folklorik, ndërsa “Shqipet e Vogla” nga Mitrovica i dhanë festivalit një dimension të veçantë, duke sjellë energjinë e të rinjve dhe fëmijëve që po e vazhdojnë traditën e të parëve.

Nga Tuzi në festival mori pjesë një ansambël që përfaqësoi traditën shqiptare të Malësisë, ndërsa nga Shkupi u paraqit Ansambli “Emin Duraku”, duke kompletuar mozaikun kulturor të trevave shqiptare.

29/08/2026

Aksident tragjik me motoçikletë në Vantaa, Finlandë

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën, më 29 gusht, në Kehä III, në zonën Tuupakka të Vantaas.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, një veturë është përplasur me motoçikletën gjatë ndërrimit të korsisë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore morën njoftimin për aksidentin në orën 12:29.

Sipas policisë, drejtuesi i veturës dyshohet paraprakisht për vozitje të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të rëndë të vdekjes nga pakujdesia.

Policia e Itä-Uusimaa po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Adress

Islandsvägen
Växjö
735246

Telefon

+46707775129

Webbplats

Aviseringar

Var den första att veta och låt oss skicka ett mail när Diaspora per Kosoven postar nyheter och kampanjer. Din e-postadress kommer inte att användas för något annat ändamål, och du kan när som helst avbryta prenumerationen.

Kontakta Affären

Skicka ett meddelande till Diaspora per Kosoven:

Genvägar

Dela