22/07/2025
Dhimitër Progoni, princi i Arbërit (1208-1216)
Dhimitri ishte biri i Progonit të Krujës, sundimtari i tretë në linjë i Principatës së Arbërit, shtetit të parë të njohur shqiptar në histori, pas të atit që sundoi mes viteve 1190-1198 dhe trashëgues i fronit pas vdekjes së vëllaut, Gjinit, që sundoi mes viteve 1198-1208.
Gjatë kohës së princit Dhimitër Progoni, Principata e Arbërit arriti kulminacionin dhe lulëzimin e saj. Ai zgjeroi dhe siguroi kufijtë e shtetit të tij. Gjatë kohës së tij, principata shtrihej nga Shkodra në Prizren dhe nga Durrësi në Ohër, me kryeqytet Krujën.
Në dokumentet latine njihet si “princeps Arbanorum” (princi i arbërve) ndërsa në ato bizantine mban titullin “Arkond i Madh” dhe më vonë titullin prestigjioz “panhypersebastos” (i nderuar mbi të gjithë).
________________________________
📸 Portret i Dhimitër Progonit në stilin e librave të ndriçuar mesjetar, krijuar përmes AI.
________________________________
🇬🇧 Demetrio Progoni, the Prince of Albanians (1208-1216)
Dhimitër was the son of Progon of Kruja, the third ruler in line of the Principality of Arbanon, the first known Albanian state in history, after his father who ruled between 1190-1198 and heir to the throne after the death of his brother, Gjin, who ruled between 1198-1208.
During the time of Prince Dhimitër Progoni, the Principality of Arbanon reached its culmination and flourishing. He expanded and secured the borders of his state. During his time, the principality stretched from Shkodra to Prizren and from Durrës to Ohrid with Kruja as its capital.
In Latin documents he is known as “princeps Arbanorum” (prince of Albanians), while in Byzantine documents he holds the title “megas archon” and later the prestigious title “panhypersebastos” (honored above all).
________________________________
📸 Portrait of Dhimitër Progoni in the style of medieval illuminated books, created through AI.